Propozimi: 10 mijë paund për çdo 25-vjeçar britanik

Leda Hysa

 

Të gjithë qytetarëve të lindur në Britaninë e Madhe duhet t’u jepet një shumë prej 10 mijë paundësh, si trashëgimi minimale universale, në momentin kur ata mbushin 25 vjeç, me qëllim që të luftohet pabarazia.

Ky është propozimi i bërë nga një institut i njohur edhe në shkallë globale, ai IPPR, instituti për kërkime mbi politikat publike.

Sipas tij, një reformë taksash dhe një shitje asetesh, përfshirë aksionet e qeverisë në Bankën Mbretërore të Skocisë, mund të ndihmonte në krijimin e një fondi pasurie të qytetarëve, me vlerë 186 miliardë paundë deri në vitin 2029-2030.

Ky fond, do t’i jepte gjithkujt një mundësi dhe do të ndihmonte të rinjtë të investonin për të ardhmen e tyre, p.sh përmes blerjes së një prone, investimit në arsim apo nisjen e një biznesi.

Fondi do të ishte i mjaftueshëm për t’i paguar të gjithë 25 -vjeçarëve një divident të vetëm prej 10 mijë paundësh duke filluar nga 2030.

Sipas IPPR, të rinjtë e pasur të Britanisë, zotërojnë 44 për qind të pasurisë së vendit, ndërsa pjesa tjetër, e gjitha së bashku, vetëm 9 për qind. Më shumë se 70 qeveri në botë kanë fonde të pasurisë sovrane.

Norvegjia investon të ardhurat e saj nga nafta në një fond pasurie sovrane, të ngritur në 1990 që tani ka një vlerë prej më shumë se 1 trilioni dollarë. Një fond për pasurinë e qytetarëve do t’i mundësonte qytetarëve që në kolektiv të zotëronin një pjesë të pasurisë kombëtare të vendit dhe do të garantonte që të gjithë të përfitonin, jo vetëm ata që trashëgojnë ose që zotërojnë asete.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Po kto kurvat e politikes qe duan ti ngjajne Evropes vetem per taksime i dine keto gjera apo jo?
    Fajin e kemi vete o milet qe nuk njofim solidarizim per te shkulur njehere e mire keto kurvat te kuqe,blu apo cfare do qofshin po behemi me njeren pale kunder tjetres per nji kocke ,ankohemi dhe shajme pa pushim ,dhe nuk kuptojnme se zgjidhjen e kemi ne dore vetem ne , populli i bashkuar.
    Vettingu nuk zbret nga qielli ,vettingun nuk mend ta bejne politikanet,prokuroret e gjyqtaret te lidhur ndermejt tyre pazgjidhshmerisht ne interesat e korrupsionit e vjedhjeve te perbindeshme ,vettingun e ben vetem nji popull i bashkuar, me nje kauze te perbashket “te asgjesojme me cdo menyre dhe mjet shkaktaret e gjendjes se katastrofale ku ndodhemi si vend e si popull”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *