Propozimi i qeverisë, rrugët me koncension

anazapta

Pas përpjekjeve të herëpashershme e të pasuksesshme të viteve të fundit, qeveria shqiptare ndërmerr një iniciativë të re për dhënien e rrugëve me koncesion. Duke pranuar faktin se çështja e mirëmbajtjes së akseve rrugore është kthyer në një problematikë serioze e të papërballueshme për arkën e shtetit, ndryshimet e fundit ligjore parashikojnë procedura lehtësuese për partneritetin publik-privat në këtë sektor. “Mungon sinjalistika, rrugët janë në ndërtim. Për këtë kërkohet përshpejtimi i proçedurave”, u shpreh zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali. Ndryshimi në ligjin për konçesionet i propozuar nga qeveria konsiston në përjashtimin nga proçedurat e zakonshme të cilat kërkojnë më shumë kohë në dispozicion të dhënies me konçension të rrugëve nacionale dhe atyre që konsiderohen të një rëndësie të veçantë. Përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve thotë se një nga akset e para që pritet të jepet me konçesion tek privatët është Milot-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit.  Përpjekja e parë për dhënien me konçesion të mirëmbajtjes së këtij aksi dështoi për shkak të mungesës së interesit dhe pamundësisë për të kryer një studim të saktë të fizibilitetit dhe përllogaritur një kosto të saktë të mirëmbajtjes. “Ligji ekzistues kërkon një studim fizibiliteti të detajuar. Në kushtet që jemi, me të dhënat që kemi nuk mund t’i bëjmë një analizë cilësore për të vendosur nëse shtetit i intereson ta bëjë vetë punën apo t’ia japë dikujt tjetër duke ndarë fitimin. Nëse ka fitim, sepse sipas llogaritjeve nuk ka fitim”, ka thënë Eduard Seitaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Transporteve.  Dhënia me koncesion e rrugëve nënkupton edhe mundësinë e vendosjes së taksave për përdoruesit e saj.

Share This Article
6 Comments
  • KONCESION? PO A KA BUDALLENJ-KONCESIONERE QE TA MARRIN RRUGEN DURRES-KUKES KUR TRAFIKU I MAKINAVE ESHTE SI NE POLIN E VERIUT?

    Asistenca teknike dhe mirembajtja e Rruges Famoze te Kombit qe duhet te quhet ndryshe Rruga Idiote e Saliut duhet te studiohej qe para se te pergatiteshin projektet dhe studimi ekonmik ne teresi. Por Sali Berisha i yshtur nga deliri i madheshtise si nje Faraon Egjypti per Piramidat e tij vendosi ne gjumin e nates qe te hedhi LEKAT e popullit badiava ne autostraden me allogjike qe ka Bota pa nje projekt te mirefillte, pa preventiva dhe pa nje studim te hollesishem te fisibilitetit ekonomik te ketij investimi gjigand per xhepat e shqyptareve. Njesoj sic vendoste Enver Hoxha per investimet debile ne Industri, per bunkere ne Ushtri apo per tufezime dhe taraca ne Bujqesi. Pse keshtu? Sepse kur luan me LEKAT qe u vjedh nje populli cdo gje duket roze. Fundi i viteve 90-te tregoi se Enver Hoxha te gjitha investimet e tij i kishte kryer pa piken elementare te llogjikes ekonomike, tani na mbetet te shikojme se me cfare llogjike ekonomike ka ndertuar Sali Komunisti autostraden e tij famoze.

  • “Ligji ekzistues kërkon një studim fizibiliteti të detajuar. Në kushtet që jemi, me të dhënat që kemi nuk mund t’i bëjmë një analizë cilësore për të vendosur nëse shtetit i intereson ta bëjë vetë punën apo t’ia japë dikujt tjetër duke ndarë fitimin. Nëse ka fitim, sepse sipas llogaritjeve nuk ka fitim”, ka thënë Eduard Seitaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Transporteve.

    Po kjo c’eshte?

  • E ASHTUQUAJTURA “RRUGA E KOMBIT” VAZHDON TE MBETET NJE FATKEQESI KOMBETARE l- NUK KA ASNJE PARAMETER NDERKOMBETARISHT TE NJOHUR PER AUTOSTRADE.,GJERESIA, KENDI I SHIKIMIT NE KTHESA, PJERRESIA, KORSIA E EMERGJENCES, SINJALISTIKA E MUNGUAR, ME PERJASHTIM TE PARULLES ” mire se se erdhet ne tunel” E VETMJA EKETIJ LLOJI NE BOTE. 2- ESHTE SHKATERRUAR TOTALISHT INFRASTRUKTURA E VJETER RRUGORE NE NJE GJATESI PREJ MBI IOO KM. 3- ESHTE SHKATERRUAR HEKURUDHA MILOT RRESHEN KLOS ME TE GJITHA VEPRAT E ARTIT MILIONA EURO TE HEDHURA NGA DJERSA E SHQIPTAREVE. NJE KRAHINE E TERE NGA MILOTI NE KALIMASH ESHTE TOTALISHT PAP RRUGE . AUTOSTRADA KESAJ ZONE I SHERBEU PER RRITJEN E VESHTIRESIVE DMTH TE VARFERISE.

  • kjo eshte post mortum. Shqiptaret paguan nga taksat e tyre ndertimin + vjedhjen nga qeveria. Paguajme ende per kredite me marra dhe perpos ketyre tashme cdo mjet do te paguaje edhe takse kalimi. Ironi e fatit! Nuk shpetuam e nuk mund te shpetojme. Me sa di une gjermanet kane prodhuar nje makineri qe perdoret per riasfaltimin e rrugeve. Kushton rreth 10 mln euro dhe riasfalton rreth 13 km ne dite. Nese shteti do mund ta bleje dhe me nje ekip te kufizuar njerezish, rreth 20 persona mund te beje mirembajtjen e tere rrugeve te shqiperise me kosto minimale. Mund te beje qe cdo aks kombetar te kete parametra gjermane te asfaltit e me cilesi gjermane. Vetem se keshtu…nuk ka pare neper xhepa.

    • Nuk mjafton vetem asfalti dhe nuk eshte ashtu si e mendon ti o Mustafe Miku qe duket se ja larg shume teknikes dhe fushes se mirembajtjeve te autostradave me shume ura dhe tynele si ajo e Kombit apo me sakte e ANTIKOMBIT. Procedura teknike e mirembajtjes se autostradave me shume ura dhe tynele eshte mjaft me e nderlikuar se hedhja vetem e nje shtrese asfalti dhe kushton shume me teper sesa mendon ti. Por ne fillim kjo rruge Famekeqe qe u ndertua me shume per te vjedhur Saliu dhe banda e tij lakmitare duhet te mbarohet gjithesisht sepse duket akoma si rruget e andaharit ne Afganistan ku cdo ure mund te haje koken naten.

  • Rruga e kombit duhej bere qe ne fillim me koncension,por keshtu nuk vidhej dot. LULI na deklaronte atehere se do fitoheshin 70 milione euro ne vit?? Ku jane ?

    Por mos u a hame hakun se dhe keta te rrugeve tani jane futja, futja kot.
    Nuk eshte e thene te beje hajer ky vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *