Lideri i së majtës evropiane në Parlamentin Evropian, Gianni Pitella deklaron se në Itali nga edhe vjen, kryeministri është njëkohësisht edhe kryetari i Partisë.
I pyetur për referendumin i propozuar nga kryeministri Rama nëse duhet apo jo të rikonfirmimit të mandatit të kryetarit, thekson se kjo çështje është primare në vendin e tij.
“Çdo vend ka rregullat e veta. Kjo është ajo çka mund të them. Edhe në Itali ndodh kështu, kryeministri është edhe kryetar i Partisë. Për sa më përket, e shoh që është në këtë linjë kjo çështje.
Referendumi është pak a shumë primare në Itali. T’ua lësh fjalën qytetarëve kjo është më e mira që mund të bëhet. Partia Socialiste ka një forcë të madhe dhe do të ecë përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, tha Pitella për Ora News .
