Avokati Spartak Ngjela thotë se perëndimi duhet t’i bëjë presion më të madh Shqipërisë për reformën në drejtësi. Ai shprehet se shoqëria shqiptare nuk është mësuar asnjëherë me një sistem të drejtë dhe për këtë arsye nuk reagon.
“Presioni për të bërë reformën në drejtësi është i madh. Ne sot humbasim 3 miliardë Euro ndihma strukturuese në vit; sepse kryeministri shqiptar, kjo maxhorancë dhe vetë opozita, nuk e duan reformën në drejtësi. Nuk e duan sepse pas asaj nuk ka më as Berishë; As turlilloj hajdutësh që kanë shkatërruar mirëqënien dhe prosperitetin shqiptar në 25 vjet”, tha ai.
Ngjela shprehet se edhe pse presioni ndërkombëtar është i madh dhe qeveria nuk ka më para për të vijuar jetën e saj, ky presion nuk është i mjaftueshëm për një shoqëri e cila kurrë nuk e ka njohur në jetën e saj historikë drejtësinë shoqërore.
“Prandaj, nëse politika perëndimore, me të vërtetë e do reformën shqiptarë në drejtësi dhe në institucionet e pavarura; duhet ta kërcënojë këtë kryeministër me embargo; sepse ky kryeministër as e ka ditur ku ka qenë, dhe as e di se ku është politikisht. Vetëm embargoja do ta elektrizojë shoqërinë shqiptare që të ngrihet, sidomos rininë, e cila duket se i ka hyrë realish rrugës së emancipimit shoqëror në Shqipëri”, shkruan ai.
Ngjela shprehet se politika amerikane duhet të jetë e sigurt se kryeministri dhe mazhoranca nuk do të mund të shkojnë kurrë në Moskë apo Pekin, pasi do të përballeshin me shkallmimin e shqiptarëve. /Dita/

Demin me te madh ketij vendi ja ka shkaktuar FMN dhe banka boterore.Financimet e tyre Kane sherbyer per te forcuar mafien.Ditet e zeza te shqiperise Kane ardhur me ndihmen e ketyre dy miqeve te medhenj.
Ky e njeh mire Mosken e Pekinin se ia ka treguar Baba . Baba e ketij ka qen minister i tregetise . Donte te zbatonte mesimet e Moskes ,po nuk i eci. tani i biri ,i cili ka bredhur 4-5 parti ,po nuk i ka zen bytha rehat. Ka formuar nje parti dhe equan veten kryetar,po antar kavetem veten. Ne i themi vjen verdall si pordha neper breke. Ai qe edo vendin e tij punon pa ia ber llapa-llapa. Nje here e lavderon ramen e nje here e shan. Shko e puno me ramen per drejtesine .Ta afroi vendin si keshilltar i tij ,pse nuk vajte? Sigurisht doje minister……. po ae ke fuqine….
Taku do PRESIDENT..presion Rames.. shantazh Berish qenit te qenefit
Prape me bllokada o Spartak?Po kishim 45 vjet bllokade me enverin dhe se came dot,prape bllokada te reja??