Propozimi më i çuditshëm për martesë

Ornela

Një djalë i ka propozuar për martesë të dashurës së tij infermiere duke fshehur unazën brenda një plage që kishte në stomak.

I riu nga Rusia, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur,  kishte bindur një kirurg që të fshihte unazën brenda trupit të tij dhe më vonë i kërkoi të dashurës që t’i ndyshonte fashën.

Kur infermierja hoqi fashën vuri re diçka që ndriçonte brenda në plagë dhe mori një palë pinceta për ta hequr.

Kur ajo e kuptoi se çfarë ishte filloi duke qarë nga gëzimi dhe pranoi menjëherë propozimin e çuditshëm të të dashurit  të saj.

Ngjarja është filmuar me celular nga një mik i tyre i cili po shoqëronte djalin në një klinikë në Karachay-Cherkess, Rusi raporton 5-TV.

https://www.youtube.com/watch?v=yOzJ0uXJyeo

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *