Rusia është e gatshme për të diskutuar një armëpushim të mundshëm në Siri, ka thënë një zyrtar të enjten, përpara një takimi të rëndësishëm të fuqive të mëdha në Gjermani.
Takimi ka për synim që t’i jepet fund luftës në Siri. “Ne jemi të gatshëm për të diskutuar modalitetet e një armëpushimi në Siri“, tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Gennady Gatilov, i cituar nga agjencia e lajmeve TASS.
“Kjo është ajo që do të bisedohet në Mynih”, shtoi ai. Duke cituar një zyrtar të lartë perëndimor, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të mërkurën vonë se Rusia propozoi që armëpushimi të fillojë nga data 1 mars.
Fuqitë ndërkombëtare, përfshirë Rusinë, Shtetet e Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Iranin, do të takohen të enjten në Gjermani, në një përpjekje për të ringjallur bisedimet e paqes në Gjenevë, që u shtynë në fillim të këtij muaji për shkak të ofensivës së qeverisë siriane në Aleppo.
Por Shtetet e Bashkuara e shohin me skepticizëm propozimin rus. Gjatë kësaj periudhe, forcat siriane të mbështetura nga avionët rusë synojnë fitoren e plotë ndaj opozitës atje kryesisht në Aleppo. /Dita/
