Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Propozohet ndryshimi i teksteve, si dhe Kodit Penal
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Propozohet ndryshimi i teksteve, si dhe Kodit Penal
Komunitet

Propozohet ndryshimi i teksteve, si dhe Kodit Penal

redaktor
Published November 9, 2013
Share
SHARE

Ndryshimet legjislative në Kodin Penal cilësohen si një nga nismat për parandalimin e diskriminimit në radhët e grupeve të caktuara të popullatës. Sipas të dhënave të bëra publike nga Komisionerja për  Mbrojtjen ndaj Diskriminimit, rezulton se gjatë vitit 2013, pranë këtij institucioni janë depozituar rreth 42 ankesa me bazë diskriminimin, kryeisht në vendet e punës, shkollë, etj. Autoritetet e këtij institucioni bëjnë me dije se në realitetet rastet janë më të shumta, por që mbeten pa u identifikuar. Ekspertët që mbrojnë të drejtat e njeriut u kërkojnë strukturave qeveritare që të ndërmarrin hapa konkretë për të reduktuar këtë dukuri negative. Gjatë një tryeze të organizuar nga komisionerja për mbrojtjen ndaj diskriminimit Irma Baraku, ku është kërkuar fuqizimi i institucionit si një hallkë e rëndësishme për respektimin e të drejtave të njeriut, kanë qenë të pranishëm edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe ministria e Arsimit Lindita Nikolla. Kryeparlamentari Ilir Meta, shprehet se është e nevojshme të bëhen ndryshime në Kodin Penal, po ashtu edhe në kurrikulat mësimore duke shmangur pjesët diskriminuese për grupet e ndryshme. “Duhet të mbështes nevojën për ndërhyrje legjislative në Kodin Penal dhe eliminimin në programet e shkollave të literaturës që paragjykon kategori të caktuara sociale në vendin tonë. Progres raporti për vitin 2013 është gjithashtu një dokument shumë i rëndësishëm që këshillon dhe orienton të nesërmen tonë në këtë drejtim. Askush nga qytetarët tanë nuk duhet të ketë trajtim të ndryshëm për shkak të bindjeve politike, të orientimit seksual, mundësive ekonomike, të aftësisë së kufizuar apo për çdo shkak tjetër”, vuri në dukje Meta. Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe ministria Nikolla, ku ka konfirmuar gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit që do të përfshihet plotëisht në politikat arsimore për të kthyer në shkollë çdo fëmijë, si dhe duke integruar në shkolla tekste që luftojnë diskriminimin. “Jemi të vendosur për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, sepse ky është një parakusht për të siguruar cilësinë e jetës. Do të bëjmë që çdo fëmijë, si ai që vjen nga një familje me vështirësi ekonomike, edhe fëmija që ka vështirësi në të nxënë, edhe fëmija që vjen nga komuniteti rom apo nga një komunitet që ka një etni, gjuhë apo kulturë tjetër. Edhe fëmija me aftësi të kufizuara”, u shpreh ministri Lindita Nikolla.

redaktor November 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?