Militantët separatistë prorusë morën sot nën kontroll televizionin rajonal të Donetskut, në jug të Ukrainës. ”Ata morën sot nën kontroll televizionin rajonal”, tha një gazetar i agjencisë franceze të lajmeve, AFP. ”Dhjetëra militantë, të armatosur me shkopa bejzbolli, gjenden në ambientet e brendshme të televizionit dhe nuk lejojnë futjen e askujt”, shtoi ai.
