Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përqindja e probabilitetit për të marrë kancer, nëse hani proshutë dhe salçiçe, është po aq e madhe dhe e rrezikshme sikur të pini duhan.
Sipas hulumtimit të fundit të kësaj organizate mishi i përpunuar është vendosur në listën e produkteve që shkaktojnë kancer. Proshuta, salçiçet, produkte e tjera të përpunuara të mishit, gjenden në “listën e zezë” së bashku me alkoolin, asbestin, arsenikun dhe duhanin.
Organizata Botërore për Kërkimin e Kancerit paralajmëroi se ka prova të forta se të hahet mishi i kuq në sasi të mëdha shkakton kancerin e zorrëve.
Ekspertët këshillojnë që ju nuk duhet të konsumoni më shumë se gjysmë kilogram mish të kuq në javë.
