Prostitucion e drogë në Belgjikë dhe Itali, bllokohen 670 mijë € pasuri

Ornela

Operacioni “Vjeshta 2017” për sekuestrimin e pasurive me burim të dyshimtë kriminal vijon ende në të gjithë vendin.

Policia e Lezhës ka sekuestruar pasurinë e V. H dhe familjarëve të tij me një vlerë totale prej 670 mijë eurosh.

Sekuestro preventive është vendosur mbi dy biznese, një bar kafe dhe një parukeri, 1 vilë trekatëshe dhe 1 apartament me sipërfaqe 80 m2, një sipërfaqe toke prej rretj 15 mijë m2, dhe pesë automjete luksoze me vlera monetare të konsiderueshme.

“Ndaj këtij personi ka dyshime nga partnerët, se është i  përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano – Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë. Vijon puna për identifikimin dhe sekuestrimin e rasteve të tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Shtetit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *