Prostitucion në Kuçovë, 30 mijë për një takim

Saimir Lleshi

Një operacion kundër prostitucionit u organizua nga policia në Kuçovë, duke arrestuar një shtetas që merrej me shfrytëzimin e prostitucionit.

Policia lokale bëri me dije se operacioni me emrin “Pensionisti”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Asqeri Myrteli, 39-vjeç.

Ky shtetas akuzohet se ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni shtetasen me iniciale H.A. Policia thotë se ka shpallur në kërkim klientët e shtetases H.A.

Ata paguanin 2000 deri 3000 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën “Shfrytëzimi i prostitucionit “ në ngarkim të shtetasit Asqeri Myrteli, dhe për veprën penale “Ushtrim i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve B.DH dhe K.B. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Clidhje ka prokuroria e beratit ne ballsh?! Do kete ndonje gabim ne shkrim besoj se ballshin e mbulon prokuroria e fierit

    • po ti ku e gjete ballshin?behet fjale per kucoven,qe mbulohet nga berati.kujdes,mos pi kaq shume raki,se pastaj i ngaterron germat keq.he xhan,pi me karar,te keqen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *