Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Prostitucion në kampet greke, emigrantët burra dhe adoleshentë shiten për 2 euro
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Prostitucion në kampet greke, emigrantët burra dhe adoleshentë shiten për 2 euro
Bote

Prostitucion në kampet greke, emigrantët burra dhe adoleshentë shiten për 2 euro

Dita
Published June 8, 2016
Share
SHARE

Krizat prodhojnë gjithmonë të tjera fenomene. Prostitucioni është më i riu që ka përfshirë kampet greke të emigrantëve. Për të mbijetuar, dhjetëra emigrantë nga Siria dhe Afganistani janë detyruar të shesin trupin e tyre vetëm për 2 euro për të mbijetuar në rrethinat e Athinës.

Sipas një raporti të Global Post, burrat, mes tyre edhe të rinj adoleshentë, nisin të prostituojnë menjëherë sapo arrijnë në kryeqytetin grek për të fituar para në mënyrë të shpejtë. Pjesa më e madhe e këtij aktiviteti është i përqendruar në lagjen Fylis të Athinës.

Teksa një pjesë kërkon 30 euro, shumë prej tyre pranojnë edhe më pak se dy euro pasi kanë turp të kërkojnë më shumë. Prostituimi i femrave në kampet e klandestinëve në Evropë është problematikë e njohur, por sa i përket prostituimit të meshkujve deri tani është folur pak. Prostitucioni në Greqi është i ligjshëm vetëm nëse ushtrohet në shtëpi publike, por tashmë ai është shtrirë në rrugë dhe parqe publike. Një emigrant i ri afgan, Abdullah, thotë se ka shitur veten e tij i kushtëzuar nga rrethanat.

“Nuk kisha as 20 cent në xhep, isha i dëshpëruar, nuk dija ç’të beja, ndaj dhe u detyrova të ndërmarr këtë zgjidhje”, thotë ai, duke shtuar se e “vetmja shpresë është hapja e kufirit, pasi ai nuk ka para për të shkuar askund”.

Sipas statistikave të agjencisë së refugjatëve në OKB, UNHCR, që nga janari i 2011, pothuajse 10 mijë azilkërkues pakistanezë dhe rreth 6 mijë sirianë kanë kërkuar strehim në Greqi. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioni Evropian, më pak se 2 për qind e emigrantëve në Greqi kanë lëvizur deri tani për në vendet e tjera evropiane.

Dita June 8, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Qarri i zigurit says:
    June 9, 2016 at 1:55 pm

    E hengren greket. U kthyen ne muzlyman.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?