Prostituta dhe kokainë, zbulohet baza në Yrshek

redaktor

Një 44-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, sepse mbante disa femra si prostituta në Yrshek të Tiranës dhe gjatë zbulimit të bazës u sekuestrua edhe një sasi kokaine.

Policia njofton se nga seksioni kundër trafiqeve të paligjshme, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Kujtim Karamuça, 44 vjeç, banues në Yrshek Tiranë, C. O., 36 vjeç, C. M., 28 vjeç, K. G., 25 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja e mitur Xh. M.

Nga hetimi i kryer ka rezultuar se shtetasi Kujtim Karamuça ka shfrytëzuar shtetaset e lartpërmendura, duke i rekrutuar dhe përfituar shuma parash nga ushtrimi i prostitucionit. Nga hetimet ka rezultuar se kishte të paktën 10 muaj që zhvillohej ky aktivitet i paligjshëm.

Policia thotë se gjatë arrestimit të këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Share This Article
5 Comments
  • Prijuni kokën dhe koqet këtyre monstrave të tipit Karamuça? Këta tregtarë të moralit mund të bëjnë çdo gjë. Këta janë pa din e pa iman. Fekale shqiptare. Tung!

    • O ti tipi me moral kujdes kur felt se ky tipi karamuca po tu krujt bytha ta vesh minifundin dhe ty hajd tung e mos te kruhet shume

  • Mos u merzitni fare do ta studjoje dosjen gjini i madh i K..L.D.se do gjeje probleme proceduriale ,dosje jo te plote e marifet qe ai i di mire,,,,,,,
    deri sa t e marre edhe ai ca miliona,pastaj do zgjatet e sterzgjatet deri sa te harrohet.Pastaj .K.L.D.eshte ne pune e vet i madhi pa mustaqe ,bujar ,si gjithnje ,mbreteron .Ishte nje skenar ,qe ju si thoni nuk ndodh cdo dite me me keta kadinjte e gjykatave,,,?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *