Prostituta më e vjetër paguhet 300 euro/ora

anazapta

Sheila Vogel-Coup është 85 vjeç dhe njihet si prostituta më e vjetër në Britaninë e Madhe. Por pavarësisht moshës, ajo fiton 300 euro në orë. Sheila thotë se e nisi zanatin më të vjetër në botë vetëm katër vjet më parë, kur i shoqi u nda nga jeta. Ajo u gjet e vetmuar dhe vendosi të kërkonte shoqërinë e meshkujve të tjerë, një zgjedhje që e ka sjellë kënaqësi dhe përfitime, pavarësisht se familjarët nuk e kanë pranuar.

“Nuk besoj se do ndaloj ndonjëherë së bëri këtë punë. Klientët e mi, fatmirësisht të shumtë, shikojnë diçka pozitive tek unë dhe kjo është një ndjesi shumë e bukur. E di që jam seksi, shumë seksi. Arsyeja kryesore për të cilën kam nisur këtë profesion është se më pëlqen seksi, edhe thjesht duke e menduar më bën që të ndihem më mirë. Nuk kam aspak siklet dhe më pëlqen shoqëria e meshkujve të sjellshëm”, thotë 85-vjeçarja.

plaka

Share This Article
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *