Televizioni i Zimbabvesë “Bulawayo24” ka raportuar historinë e një ringjalljeje që nuk ka të bëjë aspak me historinë e Jezusit. I ka ndodhur një prostitute me iniciale M.R., e cila shkaktoi tronditje të madhe në qytetin Bualvaio në lindje të shtetit të varfër afrikan
Ringjallja është bërë një çështje profane, pasi historia e ringjalljes së një prostitute në Zimbabve u bë publike dhe u përhap në një kohë të shkurtër jo vetëm brenda kufijve të shtetit afrikan, por arriti deri në SHBA dhe Evropë. E përditshmja zviceriane “20 Minuten” ka sjellë në vëmendjen e publikut episodin gati të pabesueshëm të ardhjes sërish në jetë të një gruaje, e cila besohej se kishte vdekur gjatë raportit seksual me një nga klientët e saj dhe që u zgjua befasisht ndërsa çohej drejt arkivolit.
Lajmi mund të duket i pavërtetë, sepse përkon me 1 prillin e gënjeshtrave, por ngjarja ka ndodhur realisht në 23 marsin e këtij viti dhe është raportuar menjëherë më pas nga televizioni vendas “Bulawayo24”. Sipas këtij televizioni, ngjarja ka ndodhur në “Manor Hotel”, në qytetin lindor të Zimbabve, Bualvaio. Lajmi më pas u përhap edhe nga amerikanet “News.com” dhe “Aol.com”
Sipas “20 minuten”, M.R. u plandos në tokë gjatë aktit seksual me një klient. Ky i fundit pasi i mati pulsin, i terrorizuar mendoi se gruaja kishte vdekur. Menjëherë lajmëroi shërbimin e hotelit dhe gjithashtu ndihmën e shpejtë dhe forcat e rendit. Kur agjentët e policisë po e transportonin trupin e “pajetë” të gruas drejt arkivolit, ajo hapi sytë dhe nisi të përpëlitej e të bërtiste: “Doni të më vrisni! Doni të më vrisni!”.
Në intervistë për televizionin, punonjësit e hotelit u shprehën të alarmuar, në momentin kur u përballën me kufomën e gruas, por tronditja e tyre nuk kishte të mbaruar kur panë se si u ngjall ajo ndërsa transportohej nga hoteli drejt arkivolit që e kishin sjellë forcat e rendit.
“Ndodhi si në një film, njerëzit filluan të vraponin. Ishim të gjithë të trembur sepse besonim se kishte vdekur”, u shpreh recepsionisti i “Manor Hotel” për “Bulawayo24”. Televizioni mori në pyetje drejtuesin e hotelit, i cili u përgjigj se askush nuk e dinte se ç’kishte ndodhur realisht. “Ajo erdhi sërish në jetë sepse kur e kontrolluam ne nuk i dëgjuam asnjë rrahje pulsi. Shpresoj që ta rimarrë sa më shpejt veten”, tha ai. Ende nuk është qartësuar se çfarë ndodhi vërtet, por agjentët u kthyen në rajonin e policisë me arkivolin bosh.
Përgatiti: Dorina Gjuzi
Ha….ha….ha….! Po ju te Dites tregoheni shume te padrejte ! Nxirrni nje lajm dhe gezoheni per “ringjalljen” e kesaj prostitutes se thjeshte dhe nuk “gezoheni” per “ringjalljen” e Ilir te Metit dhe LSI-se .
A ka ngjarje me te bujshme se ringjallja e prostitutes politike Ilir LSI-ja ? Vetem me nje ndryshim se kjo prostituta e thjeshte “vdiq” ne duart e atij qe e “punonte” , ndersa per t’u ringjallur Ilir LSI-ja , vdiq Edi Rama . Ha….ha….ha…
Respekte per kete prostituten e thjeshte …….. e meriton ! Eshte e ndershme te pakten !