Prof. Xhelal Gjeçovi
(Vijon nga numri kaluar- Kliko KETU)
Vazhdojnë edhe sot e kësaj dite debatet për Konferencën e Pezës, anatemimet kundër saj, kur ajo është një nga ngjarjet më të qarta dhe më madhore të historisë sonë. Mirëpo gjithçka justifikohet me faktin se komunistët, të cilët ishin në minorancë në mbledhjen e Pezës, ishin fitimtarët e mëdhenj të asajalufte për jetë a vdekje me pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Historia është një shkencë e pamëshirshme. U ka dhënë dhe do t’u japë vendin e merituar ballisto-zogistëve, bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe komunistëve që udhëhoqën Luftën tonë Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Si historian i kësaj periudhe, unë kam shkruar shpesh për Pezën e ngjarjet e tjera te luftës, por, në asnjë rast nuk kam lënë pa çmuar A. Kupin, dhe të tjerë, deri sa ata nuk qenë larguar nga rruga e Pezës. Por, kur ata, të mbërthyer nga ethet e pushtetit, së bashku me Mit’hat Frashërin, kryetarin e Ballit Kombëtar, në operacionin e dimrit e në atë të qershorit, bashkojnë forcat me gjermanët, për të likuiduar e asgjësuar Lëvizjen Nacionalçlirimtare, veprimet e tyre i kam konsideruar largim nga rruga e Pezës dhe zhytje në kolaboracionizëm. Dhe mendoj se nuk kam bërë gabim, as kur e kam vlerësuar pozitivisht pjesëmarrjen në Konferencën e Pezës e në aktivitetet e tjera, siç po bëj dhe sot, e po ashtu dhe kur e kam cilësuar të gabuar e të dëmshëm, bashkëpunimin me gjermanët dhe rrëshqitjen në kolaboracionizëm.
Lufta natyrisht ishte një provë e madhe e vështirë, të cilën jo të gjithë do të mund ta përballonin. Në proces dihej se do të shfaqeshin dhe lëkundje e tërheqje para vështirësive e rreziqeve, e padyshim dhe dallime e diferenca, për shkak të interesave të ndryshme apo dhe të kundërta. Këto nuk kanë ndodhur vetëm tek ne. Dukuri të tilla janë shfaqur dhe në vende e lëvizje të tjera. Por ajo që nuk u falej, në atë kohë e nuk falet as sot, ishin flirtimet me okupatorin, që nisën të reflektoheshin në qëndrimet në fillim të pa qarta, me ekuivoke e me prirje për t’u afruar e miqësuar me të, për të lidhur dhe marrëveshje bashkëpunimi, si ajo që njihet në histori si Protokolli Dalmaco-Këlcyra, me emrat e bashkëbiseduesve, e arritur në bisedimet e zhvilluara në mars ‘43, në mes Komandantit të Përgjithshëm të trupave italiane të pushtimit R. Dalmaco dhe Ali Këlcyrës e Nuredin bej Vlorës, anëtarë të Kryesisë së BK, me bekimin e Mit’hat Frashërit.
Këto prirje, deri atëherë jo dominuese e të shoqëruara dhe me ndonjë aksion të çetave balliste, të ndërmarra me iniciativën e komandantëve të tyre, me ardhjen e gjermaneve, do t’i çonin e do të shndërroheshin në bashkëpunim të hapur me ta, në planin politik e ushtarak, duke i vënë forcat balliste në dispozicion të reparteve naziste, për të luftuar së bashku kundër Lëvizjes Nacionalçlirimtare. Këto fakte janë të dokumentuara, biles dhe të pranuara e të trajtuara dhe nga vetë krerët e Ballit, si A. Ermenji, I. Luzaj, F. Quku etj., në kujtimet e shkrimet e lëna pas lufte. Për këtë arsye, sot përpjekjet kryesore të ballistëve e miqve të tyre, nuk synojnë thjeshtë që ato të mbulohen, pasi kjo është e pamundur dhe e dëmshme, pasi veç të tjerave i sjell përsëri në vëmendje të opinionit. Prandaj, përpjekjet sot synojnë më së pari që, përmes falsifikimit e manipulimit me dokumente, të zbulohen gjasme fakte të sajuara e të montuara keq, që sipas tyre provojnë se jo vetëm në lëvizjen balliste, por dhe në krahun tjetër, në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, biles në udhëheqjen e saj ka patur njerëz, me prirje fashiste, madje dhe anëtarë të partisë fashiste dhe këtu futen figura të njohura e të respektuara, si O. Nishani, B. Spahiu, N. Hoxha, K. Ylli, biles dhe Enver Hoxha. Kështu na del që luftën në Shqipëri e paskan udhëhequr fashistët dhe aleatët, misionet e tyre paskan mbështetur e bashkëpunuar me fashistët. Një strategji e tillë synon që të bëjë pis të gjitha palët e figurat e tyre, me shpresë se kjo do të çojë në zhvlerësimin e mohimin e Luftës.
Është e njëjta prirje që shfaqet dhe jashtë.
Pakti Ribentrop-Molotov në një optikë të re
Në shtypin tonë, sidomos në DITA ku u botua një shkrim në tripjesë nga historiani Paskal Milo, këto dite pati shkrime të shumta për paktin Ribentrop-Molotov,me rastin e 80-vjetorit të fillimittë Luftës së Dytë Botërore. Pa mohuar rëndësinë dhe dobinë e trajtesave të tiilla, m’u duk se iu mëshua pak si tepër paktit Molotoiv Ribentrop, çka nxiti njerëz të pa formuar e të politizuar që të nisin avazin e vjetër, duke kërkuar përgjigje në formë llogarie, përse u mbajt i fshehur ky dokument, përse për të nuk u fol për vite të tëra, jo vetëm nga autorët në Moskë por dhe nga komunistët në Tiranë, një absurditet që mund të shpjegohet me prirjen për të fajësuar ata që udhëhoqën luftën e çliruan vendin, për t’i bërë përgjegjës edhe për ngjarje që nuk lidheshin fare me ta.
Në plan ndërkombëtar, ajo synon për të goditur më së pari Bashkimin Sovjetik, për të nxjerrë pabesinë e Stalinit. Pakti duhet kuptuar në kontekstin historik të kohës, jo duke i anashkaluar, por dukje i shpjeguar zhvillimet dhe në hemisferën tjetër; manovrat, prapaskenat e stërkëmbëshat e fuqive perëndimore, lojën e tyre të dyfishtë, që s’lanë gur pa lëvizur, që të shtynin Hiterin që armatat naziste t’i drejtonte më së pari nga Lindja. Gjithsesi, Pakti nuk duhet dramatizuar, deri në atë shkallë, sa të errësojë veprimet e mençura, kurajoze të atyre që udhëhoqën luftën kundër nazifashizmit, heroizmin, sakrificat e popujve e sidomos gjakun e të rënëve, që vetëm në BS kapën shifrën e njëzet e pesë milionë njerëzve. Përfundimet e luftës, rezultatet e saj, fitorja mbi nazifashizmin dhe shpëtimi i njerëzimit, në fund të fundit justifikuan të gjitha këto sakrifica sublime, të cilave iu paraprinë veprimet e mençura politike, diplomatike e ushtarake të Fuqive Aleate. Udhëheqësit e dy vendeve të mëdha, SHBA dhe Anglisë, Ruzvelti dhe Çërcilli, kanë çmuar lart rolin e BS e të Stalinit, në tërë këto zhvillime.
Dihet që Fuqitë e Mëdha në radhë të parë janë të interesuara për veten e tyre, për interesat e tyre strategjike, e ato shpesh kanë dëmtuar rëndë interesat e vendeve të tjera siç ka ndodhur dhe me Shqipërinë. Të mos harrojmë se disa nga vendet që u pushtuan nga BS, në të kaluarën kishin qenë pjesë e Perandorisë Cariste. Kurse për ndonjërën u justifikuan me nevojën e mbrojtjes së vendit, sigurisë kombëtare, që arrihej duke mos e lënë bishën që t’i afrohej kufirit të BS. Nga ana tjetër, dihet që politika, sidomos e fuqive të mëdha ka ngjarje që nuk i bënë publike për një kohë të gjatë, biles dhe i varros për jetë. Këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Ato ndodhin në politikën e shteteve serioze e jo si tek ne që arkivat u dorëzohen njerëzve që s’kanë pikë përgjegjësie për detyrën dhe ata pastaj lënë që gjithfarë njerëzish të shtien në dorë dokumente sekrete e tepër sekrete, e t’i përdorin për spekulime, për të bërë politikë apo për të nxjerrë mllefet e vjetra. Natyrisht ato sot nuk sjellin ndonjë efekt, nuk zënë vend në asnjë ambient, pasi njerëzit janë ngopur me to, aq më shumë që njihen autorët, prandaj dhe punët e tyre priten me neveri.
Protagonistët e Pezës në një kohë tjetër.
Opinioni e di se ata s’e përtypin dot faktin që N. Hoxha, “anëtarja” e partisë fashiste, na del njëherësh dhe pjesëmarrëse në Konferencën e Pezës, përkrah patriotëve më në zë. E se me tej ajo dhe shoqet e saj, të rreshtuar përkrah burrave në radhët e para të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, do të jepnin kontributin e tyre në shporrjen nga vendi të okupatorëve e bashkëpunëtorëve të tyre, në çlirimin e shpëtimin e atdheut. Atëherë ajo ishte një vajzë e re, sot në prag të një shekulli, të njëqind vjetëve e, ashtu si moshatarët e tjerë pjesëmarrës në luftë, që rrojnë ende, si Vito Kapo, shoqe e saj e vjetër, gjithashtu ndër antifashistet e para, gjeneralët e famshëm, Rrahman Parllaku, Ziqiri Mero etj, që udhëhoqën njësi të mëdha partizane, si dhe veteranët e sotëm, një pjesë pak më të rinj në moshë, të bashkuar në organizatën e tyre, të drejtuar me dinjitet nga z.Rustem Peçi, vazhdojnë pa lëkundje rrugën dhe traditën e saj më të mirë, duke u qëndruar besnikë idealeve që përqafuan që në moshë fare të re.
Sot të gjithë këta, në 75 vjetorin e çlirimit, ballëlartë para historisë, meritojnë vetëm respekt e mirënjohje. Lufta, por dhe vete jeta, dhe në këto tre dekadat e fundit, për ta kanë qenë sprova të mëdha, të vështira, të cilat ata i përballuan me dinjitet, duke mbrojtur deri në fund luftën, idealet dhe arritjet e saj historike, gjakun dhe amanetin e të rënëve, dëshmorëve të paharruar.
Natyrisht, në një jetë të tillë të gjatë, plot dallgë e stuhi, herë të natyrshme, por jo rrallë dhe të imponuara nga rrethanat e kohës, ka patur dhe qëndrime apo vendime, që u kanë sjellë vuajtje të pa merituara, individëve apo grupeve të caktuara shoqërore, nga radhët e ish klasave të vjetra, siç quheshin atëherë, por dhe pjesëmarrësve në luftë, nga diktatura e nga e ashtuquajtura demokraci. Por e rëndësishme është që edhe përballë tyre, figurat e mësipërme nuk e humben toruan, nuk u dekurajuan e nuk mohuan veten dhe luftën që është e shenjtë për ta e për popullin, duke e treguar veten, duke ia shtuar vetes kapitalet e duhura, morale e shoqërore, e mbi të gjitha duke treguar se nuk ishin nga ai brumë që mendohej, e për të cilat u dënuan e u persekutuan. Dhe kjo ishte e rëndësishme për ta e për vendin. Për këto dhe çmohen e nderohen. Ato që mbeten si kapitale të paçmuara në jetë janë shërbimet ndaj vendit. Sakrificat për vendin, për të ardhmen e tyre janë pasuria që u lënë trashëgim brezave, bashkë me mesazhin që ta duan vendin e tyre dhe të mos rreshtin së punuari e së luftuari për forcimin e begatinë e tij.
Sot në prag të 75 vjetorit të çlirimit e të njëqind vjetëve të jetës së jetuar me dinjitet, Nexhmije Hoxha, ashtu si dhe shokët e shoqet e tjera të luftës, ndjehet e qetë, se edhe në rrethanat e vështira të luftës dhe pas luftës, u përpoqën të bënin më të mirën për vendin e tyre dhe ndryshe nga pushtetarët e sotëm, nuk u lanë trashëgimtareve pasuri, por i lanë vendit prosperitet e dinjitet, që do të çmohen nga brezat. Kjo është arsyeja që sot ai brez luftëtarësh antifashistë nderohet e respektohet jo vetëm nga një rreth i gjerë miqsh, por edhe nga shumica e popullit në të katër anët e vendit.
N. Hoxha çmohet e vlerësohet për kontributet e veta personale, por dhe si bashkëshorte e Enver Hoxhës, pa të cilin nuk e di se si do të ishte fati i Luftës dhe i vendit, të rrethuar nga ujqër, që prisnin radhën për ta shqyer e copëtuar, siç kishin bërë në të kaluarën.
Konferenca e Paqes. Paris 1946
Kush vë në dyshim këtë pohim dhe do vërtetë të kthjellohet e të qetësohet, le të marrë mundimin e të njihet me materialet e Konferencës së Paqes, Paris 1946, se aty do të shohë rolin dhe efektin e fjalës së tij në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit dhe në hedhjen poshtë të pretendimeve absurde të Greqisë fqinje, që përfaqësohej në këtë forum nga kryeministri i atëhershëm grek, Caldaris, i cili këmbëngulte që Greqisë t’i jepej, as me pak e as me shumë, por Shqiperia e Jugut, si kompensim për dëmet e shkaktuara nga agresorët fashistë itanianë, të cilëve, sipas tij i qe bashkuar dhe Shqipëria, e që për këtë arsye duhej dënuar, siç po dënoheshin kudo bashkëpunëtorët e fashizmit. Ky ishte një paradoks dhe kundërsens historik. Faktet dhe zhvillimet e ngjarjeve gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin krejtësisht të qarta në të kundërt të deklaratave të ish-kryeministrit grek. Harronin Caldaris dhe bashkëpunëtorët e tij se pas lufte në Shqipëri nuk kishte ardhur në fuqi Mit’hat beu, që t’ua plotësonte orekset, por Enver Hoxha, që i paralajmëroi bash në sallën e Konferencës, se “nuk kam ardhur këtu që të diskutoj kujfijtë e vendit tim. Ato nuk guxon t’i vërë në diskutim askush, asnjë forum, as kjo konferencë, pasi në to nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj, por janë të tjerët që kanë grabitur territore shqiptare. Kufijtë tanë janë të shenjtë, të paprekshëm, pasi i mbron një popull i tërë, po të jetë nevoja dhe me gjakun e tij”.
Për fatin e mirë, akuzat e pabaza greke dhe synimet e tyre u kuptuan e u hodhën poshtë më së pari nga aleatët, por jo vetëm, duke mbyllur kështu përfundimisht dhe të ashtuquajturën çështje Vorio-epirote, të sajuar për këtë qellim nga qarqet ekstremiste greke.
Edhe ky moment dramatik tregoi qartë se vendimi për t’u lidhur me aleatët anglo-sovjeto-amerikanë, ka qenë ndër aktet më të urta e më largpamëse të Konferencës së Pezës, që i siguroi luftës dhe vendit, aleatët e duhur dhe mbështetjen e duhur për të arritur fitoren mbi okupatorët e bashkëpunëtorët e tyre, e për ta mbrojtur atë pas lufte.

Sllavo-komunistet
XHELAL KOQJA TI SJE AS HISTORIAN AS SHKRIMTAR TI JE NJE ZVARRANIK QE RRREEN POPULLIN ME BARCALETAT E KOMUNISTAVE ….PO TE TREGOJ NJE HISTORIE QE TI KASTRAVEC COBAN SE DIN DHE SHUME SHQIPTARE SE DIN SE ENVERI SNA I SHKRUANTE NE GAZETAT E KOMUNISTAVE … KUR ALEATET ZBARKUAN NE NORMANDIE ..NE FRANCE NE 6 QERSHOR TE 44 ….U VRANE 10 MIJE TE RINJ NGA AMERIKA VETEM PER JE DITE DHE 4 MIJE ANGLEZE SKOCEZE POLONEZE ..DHE SHUM PAK FRANCEZ …DHE KUR KOMUNISTA FRANCEZE NE PARIS DHE NE QYTETE TE TJERA E PANE QE ALEATET PO E SHPORRNIN GJERMANN …NXORREN ATO PAK ARME QE KISHIN DISA PISTOLETA PUSHKE TE VJETRA TE LUFTES SE PARE BOTERORE DHE HODHEN TRAKTE GJITHANDEJ POPULL COHUNI TE LUFTOJME ARMIKUN… DHE FRANCEZET BENE BARRIKADA FILLUAN TE LUFTONIN ME ATO PAK ARME ARMIKUN … KUNISTAT BENIN SI KOKAT E LUFTES …. DHE AMERIKANE DONIN TI HIDHIN ARME NGA AVIONAT PER TE FURNIZUA POPULLIN ME ARME TE RENDA …POR GENERAL DE GAULLE I THA JO JO MOS JEPNI ASNJE ARME POPULLIT ..SEPSE PASTAJ KAMUNISTAT DO TE THONE SE E CLIRUM NE FRANCEN PARISIN …DHE AMERIKANET SI DHANE ASNJE ARME …POPULLI U BLLOKUA NE BARRIKADAT NE PARIS DHE NUK ECTE PERPARA NUK SULMONTE SEPSE KISHTE SHUME PAK MUNICION …KOMUNISTST NGELEN PA BREK S ECI PISELLIKU .. QE PO BENIN POPULLI E URRENTE ARMIKUN POR AS QE KISHIN IDE KOMUNISTASH…. DHE PASTAJ GENRERAL LECLERC ME BATALIONET E TIJE U FUT NE PARIS EDHE DISA BATALIONE AMERIKANE SE BASHKU E CLIRUAN PARISIN FRANCEN ..KESHTU EDHE ENVERI PERFITOI NGA NAIVITETI I COBANEVE NGA VLORA NGA SHQIPRIA DHE E SHPERDEROI LUFTEN E POPI+ULLIT SI LUFTE TE KOMUNISTAVE …. PRANDAJ EDHE ENVER HITLERI E URRENTE GENERALIN E MADH FRANCEZ ..SE I MERRTE GAZETAT 2 HERE NE JAVE NGA PARISI DHE E DINTE HISTORINE E VERTETE TE LUFTES S E KOMUNISTAVE ..MERCI …
Krahasoni,luftën,trimërinë,oratorinë,zgjuarësinë dhe pse jo Pamjen,veshjen dhe formën e.udheheqësave të Nacinalclirimtares me atë të BALLISTËVE,Zogut ,,Saliut,Godos, Lulin,Leka Zogut,Tritanit,Majkos,Metës dhe Edit,CFARË MJERIMI PËR NE.
Ne kete konference I madhi E.Hoxha deklaroi:
Nuk kam ardhur te jap llogari por t’iu kerkoj llogari.
Ne edhe pa e lexue dim te mbajm qendrim.
Po a do te dije Ramuti se cfare ka bere me riabilitimin e Mit’hat Frasherit nji mut muti dhe i dhjefsha letersin e tije qe s’i hyn ne pune as qenit.Po vetm ballistve tradhetarve tufzimit Tufa.
“””””””Nuk kishte ardhur në fuqi Mit’hat beu, që t’ua plotësonte orekset, por Enver Hoxha, që i paralajmëroi bash në sallën e Konferencës, se “nuk kam ardhur këtu që të diskutoj kujfijtë e vendit tim. Ato nuk guxon t’i vërë në diskutim askush, asnjë forum, as kjo konferencë, pasi në to nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të huaj, por janë të tjerët që kanë grabitur territore shqiptare. Kufijtë tanë janë të shenjtë, të paprekshëm, pasi i mbron një popull i tërë, po të jetë nevoja dhe me gjakun e tij”.”””””””
Gjeni nji njeri ne keto 30 vite qe te kete kete bindje dhe kurrajo ne mbrojtje te teritorit tone.Per ti dal zot vatanit.
Vetem sistemi komunist ishte zot i vendit.Te tjeret,para dhe mbas tij ishin tradhetar me ne krye Mbretin Zog Kurvet dhe me keto te sodit sot Berishe ,Bashe dhe majtistin pertej te majtes, pertej te djathtes,nji fare Ramut muti identik me ate te frashelliut mut.Keto pinjoll pisllekut i falen Vermoshin,Shen Naumin,i lejune vendosjen e kufomav te asfalis greke ne trollin shqiptar,jo vetm i “falen” zon ujore ne detin Jon me pasuni te patundeshme gazi dhe nafte.Por e kerkojn edhe ne keto dite me ate kucken mikojanis per te rrembyer peresri edhe pse drejtesia e Shqiperise e hodhi poshte.
Epirin politika greke e ka synuar qe ne kohen e Lidhjes se Prizrenit.
Kisha greke,Qeverite greke dhe populli i greqezuar i Greqise jane gjithmone ne sulm per Epirin,pa u terhequr,ne konferencen e Londres,ne konferencen e Versajes,ne konferencen e Parisit,edhe sot ne konferencat e parlamentit Evropian.
Konferencat e fuqive te medha i kane permbushur ne maximum orekset e medha shoviniste te shtetit hibrid te sajuar grek,qe nga sajimi artificial.
Duke u llastuar nga fuqite e medha me territore te banuar nga shqiptaret,ky shtet hibrid ka marre trajten e bretkoses qe fryhet sa nje ka.
Ne Luften e pare boterore,pamvaresisht se Greqia ishte ne krah te aleateve fitimtare,kurse patriotet themelues te shtetit shqiptar ishin ne krah te Austriakeve humbes,Fuqite e medha e ruajten teresine tokesore te shtetit shqiptar,duke sakrifikuar edhe jeten e gjeneral Telinit dhe bashkepunetoreve te tij kunder agresivitetit kriminal te pushtuesve greke.
Ta merr mendja ty o Xhelal qe fuqite e medha do ta copetonin Shqip[erine ne 1946,ne favor te Greqise,por e paska mbrojtur shoku Enver?
Cfare beri shoku enver me brigadat partizane per te mbrojtur popullsine Came te Epirit nga masakrimi i shovinisteve greke?ASGJE.
Megjithese brigadat partizane ne qershor 1944 ndodheshin ne kufirin me Greqine,ata nuk luajten as gishtin per te shpetuar popullin civil te paarmatosur te Camerise nga andartet kanibale te Napolon Zerves.
Enver Hoxha beri sehir spastrimin ethnik te Camarise.
Cfare te keqe me te madhe mund t`i bente popullit shqiptar Enver Hoxha?Po Ishte edhe nje e keqe me e madhe.Brigadat partizane qe bene sehir spastrimin ethnik te Camerise,u derguan ne Kosove per te masakruar popullin shqiptar te Kosoves dhe per t`ja kthyer me proces-verbal Kosoven Serbise.
Mithat Frasheri nuk do t`i bente kurre keto tradhti kombetare,as ndaj popullit shqiptar cam,as ndaj popullit shqiptar te Kosoves.
Po ti thua qe po te merrte Mithat Frasheri pushtetin pas lufte Shqiperia do te ishte coptuar nga greket,.
Edhe Ilir Meta keshtu thote:Po te mos e c`dekretoja une 30 Qershorin,do te ishte djegur Parlamenti.
Mashtruesit dhe Palacot,pamvaresisht kohes dhe perkatesise,jane si derrat qe kane te njejtin turi,
Kane dhe te njejtin justifikim te poshtersise.
Zarbua i Miladinit luftoj per shqiperine dhe kosoven?! Shqiperia i paska nje borxh te madh,duhet ti ngrej nje permendore te madhe Miladin Popovicit dhe Dushan Mogushes Qe te dy te drejtuar nga marshalli Titoe sollen ne fuqi enver hoxhen per interesat e shqiperise.
Na falni ju o komunista,gabim shtypi ! Jugosllavet sollen ne fuqi enverin per “interesat” e Shqiperise dhe Kosoves,Lufte me “okupatoret nacionaliste” kunder republikes se shtate qe eshte ne “krahun e aleateve”
Per sa breza te tjere do genjehet ky popull i qorruar !
Ps.
“Jam nje simpatizues i alancave te doktoreshes se demoshkerdhacise” Basha Berisha Meta !
O Demo idioti.Duket qe s’ke haber fare nga keto qe shkruan se dokumentet flasin se MUT-HA-TI beri marrveshje me greket per aleance apo konfederate qe do ta drejtonin grekerit e ku furcat ushtarake do ishin nen komanden greke. Pervec kesaj o torollak qe flet si e ema e Zeqos-si mund te fillonte luften me grekun ne 1944 Enveri per Camerine kur gjithe bota ishte e shpartalliuar nga lufta kurse Shqiperia qe komplet e shkaterruar .Me mire Demo hesht e mos ha mut se nuk je per gje tjeter
KUR GERDALLAT E ENVERIT KANE FILLUAR TE SHKRUAJNE DACIBAO ME DY SERI?
sepse:
Ne dacibaon e pare Gerdalla Gjecovi anatamoi Armikun e Kllases ne te dytin i del krah Nexhmije Fashistes si pjestare e Pezes dhe anatemon Kastriot Dervishin qe ja nxorri bojen Merimanges se Zeze duke bere publike librezen e antarsimit ne Partine e Duces qe ne 1939 dhe hidhet zgupthi ne arenen nderkombetare per te mbrojtur Baba Stalinin nga sulmet e Perendimit Imperialist per ndarjen e Polonise me Hitlerin si “byreku ne tepsi” kur ne vendin e tij eshte denuar zyrtarisht qe ne vitin 1991. Kesaj i thone:
HAJDE PROFESOR HISTORIE SI GERDALLE ENVERISTE HAJDE!
Ka njeri normal ne Bote qe t’i besoje llogjeve groteske te profesor Xhelal Gjecovi?
sepse:
Ma mer mendja edhe enveristet ne kete forum gajasen me qyfyret e tij historike
Ik o historian se mbeti te thuash vetem rrofte Partia,ata mostra e lane popullin pa breke te afermit tane dhane jeten per nje Shqiperi te lire nga cdo lloj dhune dhe urrejtje jo per buke me vaj e qepe
Lasgush: Sikur ta kishe futur edhe Edi Ramen we veshet me branavek e me atlete,edDe ato dy ngjyrshe..O Zote ku ka arritur servilizmi.
Profesor Gjeçovi e shpjegon shumë mirë edhe për budallejt ,dhe për hileqarët dhe për kundërshtarët
Ashtu si e nisen luften me buke ,kripe e zemer ashtu dhe e bitisen per 45 vjet.Popullin e lane per 45 vjet me buke e kripe por zemra mungonte.