Protagonistët më në zë botërorë në penën e Jovan Janos

Leda Hysa

Nga Hyqmet B. Hasko

Shkrimtari, publicist dhe studiuesi i mirënjohur Jovan Jano ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të çmuar në fushën e shkrimtarisë, veçanërisht në atë të monografive historike dhe kulturolgjike, ku përcjell studime dhe investgime serioze rreth ngjarjeve, dukurive dhe personazheve me rezonancë të fortë në kohë-hapësirën shqiptare dhe më gjërë.

Me emrin e Jovan Janos lidhen studime dhe kërkime përkushtuese e shteruese në fushën e mendimit shqiptar, ide, qasje dhe refleksione që lidhen me figura emblematike të kujtesës shqiptare dhe veçanërisht asaj botërore, shqyrtime historiko-analitike dhe investigime që në komplesk e krijojnë dhe dimensionojnë të plotë veprën e tij krijuese. Falë një pasioni dhe këmbëngulje unike, shoqëruar me njohje të thellë e të kompletuar të “lëndës së parë” që bën objekt kërkimi, Jano përcjell tek lexuesi modele studimore që janë gurë kilometrikë në memoristikën kolektive shqiptare e më gjërë, rreth të cilës vërtitet pena e tij e hollë dhe e mprehtë. Janë të njohura studimet e tij rreth hapësirave të munguara historike për Myzeqenë, manastirin e Ardenicës, kërkime të tjera që lidhen me pasurinë shpirtërore dhe vlerat etnopsikike dhe trashëgiminë e fushëtirave të kësaj trve me një histori kaq sharmante dhe që ende nuk ka dalë në pah plotësisht.

Studjuesi Jovan Jano, ka botuar monografitë e suksesshme kushtuar figurave të tilla të njohura si “Mahat’ma Gandi”,“Martin Luter King”dhe

Çe Guevara – heroi i mitologjisë revolucionare”, ku hedh vështrime vertikaledhe horizontale rreth këtyre figurave emblematike botërore.

Gjithashtu ai i ka orfuar lexuesit një botim tjetër interesant dhe me vlera të spikatura në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Është fjala për monografinë “Jeta dhe vepra e Antonio Gramshit”, përzgjedhur prej tij jo rastësisht, pasi kemi të bëjmë me një figurë e përmasave unikale, i njohur si themelues i Partisë Komuniste Italiane, si politikan antifashist dhe mendimtar marksist, që dallonte nga ata, që u përmbaheshin në mënyrë dogmatike skemave të “marksizëm-leninizmit,”të sanksionuara në Kongresin e Katërt të Kominternit. Duke kërkuar në gjurmët e jetës së këtij personazhi emblamtik, të cilin që në vitin 1924 Musolini e pati shpallur “një mendje tepër të rrezikshme që duhej mbyllur 20 vjet në burg”, Jano mban qëndrimin e tij analitik dhe inestigues, të denjë për një studiues të zellshëm dhe të paanshëm të bëmave dhe personazheve me rrezonancë të fortë historike.

Në monografinë e tij, Jovan Jano sjell materiale të shumta nga jeta dhe vepra e Antonio Gramshit, jo dhe aq të njohura për lexuesin shqiptar, veçanërisht për brezin e ri, i cili në grackën e një keqkuptimi të madh, është mësuar me një mallkim dhe herezi të gjithçkaje që lidhet me ideologjinë komuniste.

Duhet thënë se ky libër ka ngarkesë të veçantë emocionale edhe për faktin se, siç argumenton e dokumenton autori, Antonio Gramshi është me prejardhje nga Shqipëria, pra është edhe një “Arbëresh i Madh”. Gjurmimi i vendlindjes së të parëve të këtij njeriu të madh është një kontribut hulumtues me vlerë i librit të Jovan Janos. Kushtëzimet e veçanta dhe rrethanat konkrete-historike e çuan Antonio Gramshin në mënyrë të pashmangshme drejt në historisë, më shumë se për shkak të origjinës shoqërore dhe veprimtarisë praktike revolucionare, të ndërprerë shpejt, për shkak të kauzave, qasjeve dhe ideve filozofike, që ai krijoi dhe mbrojti edhe në kushtet tepër të vështira të burgut. Jano nxjerr në pah me argumente të plota faktin se vepra e Gramshit “Ditarëve të burgut”është një vepër filozofike unike, me vlera analitiko-studimore shkencore, ku mpleksen dhe bashkëjetojnë në unison filozofia, historia, sociologjia, po ku nuk mjungojnë as kontribute në fushën e kritikës për letërsinë e kohës.

Duke depërtuar në këto hullinj të nëndheshëm dhe pak ose aspak të njohur të të një figure kaq popullore dhe përcjellëse mesazhezh gjithëkohore, Jano mbron idenë se kur kauzat njerëzore janë të mëdha, gabimet janë të papërfillshme dhe nuk e cënojnë thelbin e individualiteteve të spikatura historike.

Në librin e tij me titull ”Njerëz të mëdhenj, mendime të mëdha”, Jano i jep në dorë publikut shqiptar, një përmbledhje në një botim të vetëm të tre prej studimeve të mëparshme të tij, kushtuar tri figurave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe që vazhdojnë të ushtrojnë një ndikim të pamohueshëm mbi njerëzit me mendje të hapur: Ernesto Çe Guevarës, Mahat’ma Gandit dhe Martin Luter Kingut.duket sikur kemi të bëjmë me tri figura krejt të ndryshme, madje të kundërta, qoftë për nga origjina, qoftë për nga pozita e tyre sociale e shoqërore, qoftë për nga idetë, qasjet, kauzat filozofike e njerëzore, por dhe për shkak të rrethanave historike të ndryshme në të cilat kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre. Në fakt, autori zgjedh dhe trajtion diçka që ata e kanë të përbashkët: një synim e prirje të njejtë, që siç shkruan një kritik i veprës së Janos, ”do të mund të kishte për epigram vargun e skalitur të poetit e filozofit të njohur, Omar Kajamit në shqipërimin e admirueshëm të Nolit të madh :”Më mirë buk-that’ e rrobe-shqyer/ Me ujë rri, i lirë, poçe-thyer,/ Se sa tiran prej skllevësh gjak-përlyer/ A skllav në zgjedhë shtypëse, mbërthyer”.

Të tri këto figura të spikatura, veç e veç, autori i ka trajtuar gjërësisht dhe me sens të fortë dokumentar e analitik në tre libra të shkëlqyer monografikë “Çe Guevara”, “Mahatma Gandi” dhe “Martin Luter King”.

Një libër tjetër mjaft intersant i Janos është libri me titull “Fisnikëri Myzeqare”, një nga punimet më të mirë e më të thellë të autorit,pasi ky studim thuajse shterues lidhet me pjesën më të rëndësishme të jetës, fëmijërinë e tij, me vendlindjen e tij, Libofshën, në shpirtin e bukur të vetë Myzeqesë, një fshat me histori dhe bëma, por fatkeqësisht i rrethuar me varfëri e skamje të para dhe pas luftës, çfarë autori e përshkruan me detaje të holla dhe të imëta dhe me ngjyrat më të gjalla dhe më të ndjera.

Duke qenë një vëzhgues me shumë shije dhe i vëmëndshëm për gjithçka, autori me detaje, me rrëfenjëza të vogla, na përcjell copëza jete myzeqare, që nga Myzeqeja e parë e gjorçinarëve, bujq të skamur beu, pa tokë dhe me shtëpinë pa oxhak, pa dritare, pa oborr, pa portë, se nuk i linte beu, te Myzeqeja e mëvonshme, e qëndresës së madhe, e vlerave dhe pasurive të mëdha të tokës,shpirtit dhe mendjes myzeqare. Lëvrijnë në këtë libër të shkruar aq bukur personazhe të gjallë e të vdekur, njerëz të thjeshtë, luftëtarë dhe intelektualë me emër si fjala vjen Spiro Moisiu, Pipi Bakalli, Llazar Bozo, Rrahman Ruçi, akademiku Mentor Përmeti, shkrimtarët tanë, Ismail Kadare, Vath Koreshi, Faslli Haliti, liderë partie e shteti,etj.

Një libër tjetër i autorit tonë është ai me titull “Historia e doganave”, ku Jovan Jano, shpalos natyrshëm lidhjen organike të ekzistencës së doganave me konceptin e kufijve, zbulon ecurinë në kohë të këtyre strukturave të shenjta të simbolikave të çdo shteti.

Ndërsa librin e fundit me titull Niko Bellojanis, njeriu me karafil” ai ia kushton rezitencës që bëri populli grek ndaj forcave monarko-fashiste, si dhe udhëheqësit ttë saj legjendar Niko Bellojanis.

 

Share This Article
12 Comments
  • O Hyqmet ti nuk di te shkruash, por i bejne mire leket qe merr Duka, se edhe ky ja ka futur kot ne ca deklarimengase nuk e njeh mire Jovanin.

  • Pershendetje i nderuari Jovan Jano!
    Kontributi i juaj ne fushen e monografive ne kohen e sotme eshte nje vlere e shtuar ne kete fushe per t’i ardhur ne ndihme brezit te ri,qe te njohin me mire njerezit me me vlera te historise boterore!

  • Jane te pakte ata shkrimtare e krijues qe t’ja kushtojne krijimtarine e tyre personaliteteve me ide revolucionare, njerezve idealiste dhe me ide perparimtare. Perkundrazi, Jovan JANO i ka patur per zemer dhe ka bere maksimalen e mundeshme per t’i bere publike figura te tilla, duke realizuar shkrime e monografi te nivelit bashkekohor. Urime edhe Hyqmet Haskos per vemendjen qe i ka kushtuar ketij krijuesi disi te vecante!

  • Ka 30 vite qe ne te gjithe, si numur dhe si lloje qytetaresh, ne Shqiperi, po flasim paprere per “Demokracine”.Per ate vije qe na kufizon shikimin por, edhe qe largohet sa me shume i afrohesh. Ecim dhe ecim drejt Demokracise apo Horizontit. A nuk do te ishte me mire nese rrugen drejt Demokracise ta mesonim duke pare me shpirt te paster kritik, krijues, ndertues ato qe kane ndodhur, e po ndodhin para nesh? Pikerisht kete po bejne Jovan Jano, Dhimiter Shtembari, Adrian Thano e shume te tjere burra te levduar te baltes fisnike te Myzeqese; kjo e pashlyeshme edhe kur eshte fjala per historine e gjenezes se lashte e te parrenueshme shqiptare.
    Mbeshteteni vepren e mire se, vetem miresi do te kemi tere bashke, ne te vetmen jete nga ku largohemi duke mare mbi trup vetem nje meter kub dhe shqipetar. Kujtoj se: te vdesesh si shqiptar nuk eshte gje e vogel. Tung, se shume u zgjata.

  • Jovan Jani eshte krenari e Myzeqese. Kane shkruar per kete studiues skupuloz dhe vlersimet jane te mrekullueshme, por ne kete material nuk e di pse mua si lexues me le shije te hidhur autori i tij, Hyqmet Hasko nje njeri pa autoritet qe gelon kafeneve te qullos gjera te thena nga te tjeret a te shkruar nga ata.

  • Hyqmet Hasko, i pasionuar mbas letersise, autor i disa librave ne proze e ne poezi, sikunder autor edhe i shume shkrimeve te ndjera per figura te shquara ne fushen e artit, ka botuar sot ne gazeten “Dita” nje shkrim vleresues per krijimtarine letraro – historike te studiuesit te njohur Jovan Jano. Ne na mbetet vetem t”i urojme te dy: suksese te metejshme ne krijimtarine historike, letrare dhe publicistike!

  • Une pershendes studiuesen Sadete,per studimin ne fushen e ethno-psikikes,muzeqaro-psikikes dhe lushnjaropsikikes,duke arritur rezultate shkencore ne zbulimin e karaktereve te disa idioteve ne Lushnje.

  • Demo po c’ke me Sadeten apo eshte e kallepit tend psiqik. Po mjaft o njeri grindavec. Po te sulmuan do te sulmosh mos ec me kete parim po sic shpreh ti mendime e kritika ashtu do flasin te tjeret. E njeh shkenca qe grindaveci hap lufte i pari e pastaj iken si pordha neper breke.Natyrisht po e vuan qe te gjuajne me gure se shtepine e ke me xham.

  • Njeriu qe ecen ne udhet e jetes e krijimtarise me kembet e te tjereve, duke u zvarritur si zhabe eshte i mbytur me pabesi. Kjo thenie vlen per autorin e shkrimit.

  • Disa kriticizere si ky V Mara jane si eunuket: e shohin, duan ta bejne, lepijne buzet por s’e bejne dot

  • Ne qe jetojme jashte lajmet nga Atdheu i marrim nga gazetat on-line.Por niveli i manaxhimit nga gazetat dhe niveli i komentuesve eshte pertoke.Te vjen turp qe, ne shekullin e 21-te ky lloj llumi me emrin “njeri “popullarizon e qelb lajmet ne faqet sociale me fjalor vulgar. Turp per ty komentues Shipska rumun e sa pseudonime te tjera qe perdor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *