Protestat në Ukrainë, 25 protestues të vrarë

anazapta

Presidenti ukrainas, Viktor Yanukovich fajësoi opozitën për falën e re të dhunës në vend, që ka shkaktuar të paktën 25 viktima, vetëm në kryeqytetin Kiev.

Pas dështimit të bisedimeve me opozitën, Yanukovich ftoi udhëheqësit e kësaj të fundit që të distancohen nga grupet radikale dhe tha se janë ende në kohë për t’i dhënë fund konfliktit.

Ndërkohë, policia vazhdon operacionin në kampet e protestuesve. Ndryshe nga presidenti, aktivistët e të drejtave të njeriut fajësuan qeverinë për dhunën e shpërthyer. Sipas tyre, ndërhyrjet brutale të policisë shkaktuan reagimin e turmës.

Në Kiev numërohen të paktën 25 viktima, nga të cilët 9 raportohen oficerë policie, ndërsa të plagosurit janë mbi 150. Të martën, në orën 18:00 me orën lokale (17:00 me orën tonë) përfundoi ultimatumi i vendosur nga forcat e rendit, për boshatisjen e sheshit. Përmes megafonëve, ata njoftuan “nisjen e operacionit anti-terror”. Ata përdorën pompat e ujit dhe avancuan me automjetet e blinduara. Protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë dhe fishekzjarre.

Udhëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk, këmbënguli se kampi nuk do të lëvizë prej “Maidan”-it, ndërsa Vitali Klitschko u kërkoi grave dhe fëmijëve të largohen, sepse nuk përjashtohet përdorimi i forcës.

Një prej këshilltareve të Yanukovych, i cituar nga media ukrainase, tha se presidenti është kundër përballjes dhe konfliktit. Më herët, policia bllokoi protestuesit, që po marshonin drejt Parlamentit, ku deputetët do të debatonin projekt/propozimin e opozitës për ndryshime në Kushtetutën e vendit, për t’iu kthyer dokumentit të vitit 2004, që kufizonte pushtetin e Presidentit.

Por, përfaqësuesit e opozitës thanë se u bllokuan dhe nuk arritën të dorëzojnë draftin e tyre. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, pati përleshje brenda Parlamentit. Kryetari i Parlamentit, Volodymyr Rybak, tha se, mëngjesin e së mërkurës, udhëheqësit e opozitës do të takohen me presidentin Viktor Yanukovych.

Share This Article
5 Comments
  • Demonstrata e neserme eshte dhe duhet te jete nje demonstrate model,pa dhune,ashtu sic i ka hije nje vendi ne zemer te Europes.

    E mos ndodhte kurre ashtu si me 21 janar kur u sulmuan ne menyre barbare forcat e rendit,perdndryshe biem ne kurthin e variantit Ukrainas.

    Kjo demonstrate le te sherbeje si nje terheqje veshi per maxhorancen qe te dale nga apatia ku ndodhet,per rendin,ekonomine etj.

    Kam bindjen se do te jete nje demonstrim shembull e mire per te gjithe,ku te zgjedhurit nga populli te kuptojne se jane gjithnje ne vemendjen e mbikqyrjen konstante te popullit.

  • eshte e njejta dore qe organizon grushtet e shtetit qe lufton islamiket qe paguan para kosovareve te shkojne ne siri per te luftuar. se kush jane keto po ju a le juve gazetarve ta gjeni meqe keni dhe profesionin te tille ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *