Blof apo gjakderdhje? Braho: Berishës sot i duhen sërish viktima

redaktor

Sipas ish-kryetarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare protesta e sotme lehtësisht mund të kthehet në përgjakje, madje ky është synimi i Berishës, thotë ai.

Deputeti Spartak Braho shton se të gjitha opsionet janë në tryezë.

“Kohërat kanë ndryshuar, por jo Berisha. Ai është i parikuperueshëm në të keqen e tij. Unë po ju jap disa dokumente se si i ka armatosur militantët e PD-së dhe të SHIK-ut në vitin 1997 në Tiranë, Durrës e Berat dhe dihet se cilat ishin pasojat e kësaj armatosjeje. Janë mbi 6 mijë vetë të armatosur zyrtarisht, pa llogaritur dhjetëra mijë të tjerë që janë vetarmatosur. Disa nga ata që lexohen në këto lista në Tiranë dhe në Durrës unë i njoh personalisht dhe ata i kanë sërish armët. Ata do të marrin pjesë në protestën e sotme dhe nuk është çudi të vijnë të armatosur” – thotë ai në këtë intervistë për gazetarin Xhevdet Shehu, botuar sot në DITA

– Zoti Braho, gjithë vëmendja e opinionit shqiptar sot është përqendruar tek protesta e opozitës në Tiranë. Si e parashikoni këtë protestë?

– Se çfarë do të ndodhë sot në Tiranë mendoj se është e paparashikueshme. Duhet të kesh mendjen e Sali Berishës për të ditur se çfarë do të ndodhë sot. Mund të pritet gjithçka. Që kur ka dalë në skenë në dhjetorin e 90-s ka dëshmuar se është në gjendje të bëjë gjithçka, të djegë dhe të vrasë pamëshirshëm… Sidoqoftë sot mund të flitet për të gjitha opsionet që nga ai blofit, pra të një proteste të dështuar sikurse ka ndodhur disa herë vitet e fundit dhe deri te skenari më i zi që është ai i përgjakjes… Por kjo do të merret vesh shumë shpejt, sapo të hapë gojën Basha në miting.

– Po ju si mendoni…

– Unë mendoj se sot mund të ketë edhe viktima; të përsëritet skenari i 2 prillit 1991 në Shkodër dhe ai i 14 shtatorit në Tiranë. Vetë ata i bënë vrasjet për të bërë ato që bënë. Dhe dihet shumë mirë tashmë se kush e përgjaku Shkodrën dhe Tiranën në këto dy data që përmenda. Sali Berisha nuk njeh skrupuj dhe mëshirë as ndaj të vetëve. Etja për pushtet ia ka errur gjithnjë sytë këtij personi. Për mua nuk e ka për gjë ta mbysë me gjak sërish Tiranën.

Spartak Braho

– Ka shumë që mendojnë se kanë ndryshuar kohërat…

– Kohërat kanë ndryshuar, por jo Berisha. Ai është i parikuperueshëm në të keqen e tij. Unë po ju jap disa dokumente se si i ka armatosur militantët e PD-së dhe të SHIK-ut në vitin 1997 në Tiranë, Durrës e Berat dhe dihet se cilat ishin pasojat e kësaj armatosjeje. Janë mbi 6 mijë vetë të armatosur zyrtarisht, pa llogaritur dhjetëra mijë të tjerë që janë vetarmatosur. Disa nga ata që lexohen në këto lista në Tiranë dhe në Durrës unë i njoh personalisht dhe ata i kanë sërish armët. Ata do të marrin pjesë në protestën e sotme dhe nuk është çudi të vijnë të armatosur. Dy agresionet me dhunë ndaj kryeministrit Rama në sallën e parlamentit, i pari me vezë dhe i dyti me bojë, janë si të thuash paralajmërime për atë se çfarë mund të ndodhë sot. Kur nënkryetari i PD-së, që është edhe nënkryetar i parlamentit bën një akt të tillë rrugaçëror, llogarite se çfarë mund të bëjnë turmat.

– Rama ka shkuar në Vlorë qysh dje me gjithë qeveritarët e tjerë. Kë do të sulmojë opozita sot?

– Rama duhet të ketë marrë informacione të sakta për ato që mund të ndodhin, prandaj dhe ka shkuar në Vlorë. Kjo ta përforcon më shumë bindjen për atë që mund të ndodhë. Për më tepër kemi paralajmërimet e ndërkombëtarëve, përkatësisht të ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të BE-së dhe OSBE-së që janë shprehur vendosmërisht kundër dhunës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të qëndrojnë sa më larg kësaj proteste.

– Kë do të sulmojnë?

Godinën e Kryeministrisë. Domethënë do t’i bien murit me kokë. Sikur edhe krejtësisht bosh të jetë godina, ata do ta qëllojnë me gurë e sende të tjera, pse jo edhe me armë. E dinë se policia aktuale nuk qëllon mbi ta. A nuk sulmuan ata më 14 shtator 98 me granata, antitank, madje edhe me arkivolin me Hajdarin e vdekur brenda dyert e Kryeministrisë. Pastaj iu turrën Radiotelevizionit dhe godinave të tjera qeveritare. Pra e kryen grushtin e shtetit sipas të gjitha parametrave të marrjes së pushtetit me dhunë. U tërhoqën vetëm pasi ndërkombëtarët në mënyrë të hapur u shprehën kundër atij grushti shteti dhe deklaruan se nuk do ta njohnin asnjë qeveri të dalë nga dhuna.

– Po përse duhet t’i kthehet sërish opozita këtij opsioni, kur e di fare mirë se kjo do të jetë një tentativë e dështuar për të marrë pushtetin?

– Sepse nuk ka rrugë tjetër. Kjo opozitë nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet me votë të lirë. Duke shfrytëzuar dobësitë e Ramës në qeverisje, gafat që ka bërë, opozita i është kthyer dhunës sepse kështu mendon se mund të trembë e largojë Ramën nga pushteti. Për këtë kërkon një qeveri teknike, pavarësisht se kjo mazhorancë i ka të gjitha votat që i duhen për të qeverisur.

Nëqoftëse nuk e ka mësuar deri tani, le ta mësojë Basha, Berisha dhe të tjerët: Edi Ramën nuk e largon dot nga pushteti kjo opozitë. Ramën mund ta largojnë vetëm socialistët për shkak të devijimeve që i ka bërë Edi Rama kauzës socialiste. Fjala vjen, unë e di fare mirë që socialistët e bazës e deri në qendër nuk janë dakord për shumëçka me Edi Ramën. Bëjnë sikur heshtin, bëjnë sikur nuk marrin vesh, por… Sidomos pas ceremonisë së Mit’hatit. Jemi në vitin e 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga okupatorët nazi-fashistë dhe Kryeministri i Shqipërisë ende nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë jubile. Ata që e kanë votuar janë shumë të ndjeshëm në këtë pikë.

– Zoti Braho! Le të kthehemi edhe një herë tek protesta e sotme e opozitës. Flitet se në protestën e sotme do të ketë edhe shumë nga Kosova. Si e konsideroni pjesëmarrjen e tyre?

– Mirë që ma bëtë këtë pyetje. Më vjen keq që gjatë gjithë këtyre viteve (flas për 30 vitet e fundit) kosovarët janë keqpërdorur në mënyrën më të padinjitetshme të mundshme. Grushti i shtetit i vitit 1998 si sfond kryesor ushtarët e FARK—ut të Bujar Bukoshit, të cilët nuk shkrehën asnjë pushkë për çlirimin e Kosovës dhe erdhën e bënë gjëmën e 14 shtatorit 98. Para disa ditësh ishte në Tiranë një nga politikanët më shpresëdhënës të Kosovës dhe të mbarë trojeve shqiptare, Albin Kurti. Më ka trishtuar deklarata e tij për një “pranverë shqiptare”. Për çfarë pranvere flet Albini? Si ajo arabe? Nëqoftëse ka ndërmend pranverën arabe, kjo e vë në dyshim edhe lëvizjen e tij… Thuhet se kanë ardhur kosovarë edhe për protestën e sotme. Aq më keq për ta. Nuk e di se kujt krahu i përkasin, por nëse kanë ardhur me mendjen se mund të na ndreqin punët e Shqipërisë e kanë kryekëput gabim dhe historia nuk do t’i falë. Aq më keq po të jetë përzier në këto punë edhe Albin Kurti. Përndryshe ai do të arkivohet në analet e historisë si Bujar Bukoshi. Nëqoftëse atij i pëlqen fati i Bujar Bukoshit, aq më keq. Kam vënë re edhe disa mbështetës të dyshimtë të tij në Tiranë që në vend t’ia shtojnë reputacionin, ia zbehin…

Intervistoi Xhevdet Shehu

Share This Article
23 Comments
  • Ajo qe me ben pershtypje ne kete poshtrim kombetar te 16 shkurtit 2019 eshte se Roli I ambasades amerikane eshte Zero.per here te pare pas 1991-it.
    .
    E parashtroj kete opsion sepse dihet qe Berishi eshte nje hybrid I gatuar nga sherbimet jugo-serbe me seksionin e Cias per ballkanin..Pra ne nje fare menyre politikisht babai I berishes eshte amerikan (billi) dhe “nena=vjerra’ serbiberiste
    .
    .Nese do shkojme me kujtese ne 21 janar 2011 ecejaket e ambasadorit arvizu dhe te perfaqsuesit direct te Obames qe me shume ishin per te mbrojtur Berishen ( e tyre) se sa te shmangnin katastrofen qe ndodhi…po sot pse lihet Rama i vetem si nje dele para kopese se ujqerve ?
    .
    Edhe ne grushtin Pinocetist te 14 shtatorit 1998 ka dokumente te bolleshme qe vertetojne se Amerika de Europa zyrtare kane mbrojtur nje serial killer me kollare.
    .
    Pra per sa me lart me I frikeshmi ne diten e neserme eshte jo vetem “heshtja” e Euro-Amerikes por dhe mbrojtja hapur fare e Sali Serbit duke mos e hapur sqepin fare per thirjet e tyre terroriste

    Kush eshte spjegimi ??

    ……………………………………………….
    Nje tragjedi shqiptaro-amerikane 25 vjecare qe konsiston ne ‘paqen” midis

    UJKUT BERISHE ME GOMARET E RRADHES TE PS:

    nqs do ndiqni me kujdes nje lajm dikur domethenes ne Patok te Kurbinit…mund ta krahesojme me keto aktore ne skenen politike shqiptare si me poshte:

    RROK HOTI……………..donald lu I rradhes
    UJKU……………………….saleh berishaj
    GOMARI…………………..edi rama
    KERRICI…………………..ilir meta

    Historia e nje fshatari Shqipetar nga Patoku(Rrok Hoti) i cili kapi nje ujk dhe vendosi ta zbuste. Fshatari vendosi ne kafaz nje gomar disa muajsh per te ushqyer ujkun por cuditerish u miqesua dhe nuk e preku.

    Ujku qendroi 10 dite pa ushqim ne kafaz bashke me kerricin dhe u miqesuan.Mbas shume peticjoneve nga organizatat nderkombetare te te drejtave te kafsheve si ALF dhe PETA fshatari u urdherua nga policia ta leshonte ujkun te lire.

    Fshataret perreth thone se ujku megjithese i lire qendron shume prane shtepise se fshatarit
    Uqerit jane nje nga specjet e gjtareve qe jane ne listen e kafsheve ne zhdukje ne Evrope.
    Vetem nga ALN u derguan mijera peticjone ujkut Berishe (sa tani i del ujku dhe gomari ne enderr dhe po konsultohet me psikologun ;DL)

    Wolf and donkey share a cage

    A wolf and a donkey share a cage in the northwestern town of Patok in Albania, about 40 km (25 miles) from capital the Tirana, May 9, 2007. The donkey was brought into the enclosure to be fed to the wolf, which was caught in the northern Albanian mountains four months ago. The animals have since become attached to each other, cohabitating in the cage for the last 10 days, and attracting curious villagers and local media. [Reuters]

    Albanian wolf freed

    students.barackobama.com/page/community/post/heartofthewolforganization/CtjH

    Read more: http://illyria.proboards.com/thread/26875#ixzz3vZuAZTPj

    zoti donald lu ( me sakte ato berishistet e washingtonit qe te kane emruar) mos e trajtoni shqiperine si hauri i rrok hotit te kurbinit..

    eshte koha te dorzoni koken e ujkut tuaj berishe….25 vjet me kete politiken tuaj te paqes UJK-GOMAR jane shume dhe keni kaluar cdo kufi njerzor..

    KA MENYRA ME TE QYTETERUARA PER TE POSHTRUAR SHQIPTARET E NDERSHEM ME SALUJKUN TUAJ
    .
    Mbroni shqiptaret zoti Tramp nga Sali “protopapa” dhe nese neser situate del jashte kontrolli ju lutem do kem nje kerkese per Jud he stafin tuaj
    .
    Mos shani me me fashizmin dhe komunizmin
    ne Shqiperi se ky fare demonkratizmi I Saliut tuaj
    po na i ben qe Enveri te duket Engjell…..e hodha nje here Enverin ne 1991 kurse sot armiqte apo kundershtaret e tij e kthyen ne legjende jashte deshires tone

    Thjesht :

    Tolerimi qe po i bejne Trampat dhe Merkelat nje perbindeshi prej Viqidoli eshte gjenerator qe ndricon ate “xhaxhi diktatorin” qe ishte jo vetem i nevojshem per ate kohe por dhe i domosdoshem..

  • Akoma me keta te rrjedhurit si Berisha, Braho merreni ju. Po nuk i shihni qe jane te rrjedhur e u vjen koka era hallve te dyve, Fosile.

  • Ky burre ka nje kohe te gjate ne politiken shqipetare . Nuk kam degjuar as nje fjale te keqe per te . Flet me pjekuri dhe kopetence ligjore . Materjalet , qe ka botuar , keto kohet e fundit , ne “Dita “, jane me vlere te madhe memoristike dhe ligjore .Vlejne per te njohur realisht cili ishte tranzicioni , kush e deformoi demokracine , kush ka kryer krime dhe fakte te tjera te kesaj natyre . Kam degjuar , ndonje ze te mekur , qe shprehet : askush nuk I ka akuzuar shkaketaret e krimeve te tranzicionit . Ky eshte nje justifikim banal . materjalet e paraqitura nga z. Braho , jo vetem akuzojne , por krahas akuzes , jane pretence e vertete profesionale . Meriton te lavderohet ky deputet , per kete pune krejt vullnetare , qe po kryen . Eshte nje shembull konkrete se deputeti lipset te njohi hallet e popullit dhe te luftoi , per te verten ligjore . Per sa e kam ndjekur situaten politike , e cmoj si deputetin me aktiv dhe me te pjekur te Parlamentit . Zgalem

  • Edhe pse Edvin Rama doli një HAJDUT Ordiner me Damian DAMLLA Gjiknurin dhe Arben HAJDUT Ahmetaj , përsëri PUSHTETIN Nuk e merr dot KURRË PD KRRIMI me KRIMINELË BANDITË , KUSARË dhe HORRA . PUSHTETI meret vetëm me VOTAT e POPULLIT SOVRAN SHQIPTAR !! Luli , Mona dhe 5.000 MIJÈ KRRIMINELÈT që do Thyejnë dhe do Shlatërrojnë TIRANËN ta harrojnë PUSHTETIN me DHUNË , sepse tani ka “ÇEÇUA BIÇAK” !!! Del AMBASADA AMERIKANE në Deklaratë për Shtyp , dhe LULI , MONA dhe 5 MIJÈ KRRIMINELËT e tyre , i merr “URAGANI” dhe i “FSHIN” !!!!Luli dhe Mona të marin njëherë ÇERTIFIKATËN PENALE të PASTËR nga SPAK dhe BKH , dhe pastaj të kërkojnë Pushtet dhe VOTËN e SHQIPTARËVE .

  • Edhe pse Edvin Rama doli një HAJDUT Ordiner me Damian DAMLLA Gjiknurin dhe Arben HAJDUT Ahmetaj , përsëri PUSHTETIN Nuk e merr dot KURRË PD KRRIMI me KRIMINELË BANDITË , KUSARË dhe HORRA . PUSHTETI meret vetëm me VOTAT e POPULLIT SOVRAN SHQIPTAR !! Luli , Mona dhe 5.000 MIJÈ KRRIMINELÈT që do Thyejnë dhe do Shkatërrojnë TIRANËN ta harrojnë PUSHTETIN me DHUNË , sepse tani ka “ÇEÇUA BIÇAK” !!! Del AMBASADA AMERIKANE në Deklaratë për Shtyp , dhe LULI , MONA dhe 5 MIJÈ KRRIMINELËT e tyre , i merr “URAGANI” dhe i “FSHIN” !!!!Luli dhe Mona të marin njëherë ÇERTIFIKATËN PENALE të PASTËR nga SPAK dhe BKH , dhe pastaj të kërkojnë Pushtet dhe VOTËN e SHQIPTARËVE .

  • TE GJITHE NE KEMBE …

    …per SAli Baben dhe dyzet hajdutet e tij!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte thirrja e Vampirit, Kucedres. Shtrigut te Vicidolit Sali Berisha dhe bandes se tij te gangstereve Lulezim Basha, Edi Palokarit, Gent Strazimirit, Flamur Noka Stanishicit, Arben Ristan Xurxullit, Monika Kryemadhit, Petrit Vasil Shkolleperlumit …e co.
    Te gjithe ne kembe per:

    1- te mbrojtur sarajet e dugajat e Xenit te ngritura me gjak femijesh grado shtatezena e pleqsh …Gerdeci !
    2- te shpetuar vilat e Argites, Xenit, Mediut, Monikes e co. ne Gjirin e Lalezit, ne Farke, ne Jale, ne Sarande e Shengjin, ne Veliooje e Valbone…
    3- te shpetuar Lul Berishen per 599 milione eurot e vjedhura nga Autostrada e Kusarise se Kombit !
    4- te mbrojtur milionat e vjedhura nga CEZ, Rapiscan, Albpetrol, Armo….
    5- te shpetuar anijen qe po mbytet te Sali Berishes e te “ Bandes se Gangstereve “ politike e biologjike…
    6- te shtuar milionat e Sarajeve te Xenit e Butikave te Armines … e Malibute e Dubait e tyre
    7- te perjetesuar SaLikekracine !
    8- te djegur e zhbere perfundimisht Shqiperine
    9- ta rrenuar e shitur jo vetem detin, por edhe mbare Shqiperine
    10- tu ekzekutuar ne Bulevardin Deshmoret e Kombit vetem qe te perligjn emrin e tij ku nuk guxoi te ekzekutoje as fashizmi e as Komunizmi….
    1001- “Me ne fitojne te gjithe ! “, ne miliona e ju leshin e Currit prej Vicidolit, sidomos ata mijera te vrare e te sakatuar ne 97-en, ne Otranto, ne Gerdec.
    Tashme ata nuk kane asnje hall, asnje vuajtje, asnje borxh, asnje kokecarje !
    Te gjithe ne kembe !
    Me ne fitojne te gjithe!
    Ne parate dhe luksin!
    Ju mjerimin dhe skllaverine !
    A nuk jemi te gjithe te fituar !
    Te gjithe ne kembe qe tu shkelim gjithnje me kembe e me plumba !

  • Opozita luften per pushtet e ka kthye ne lufte per jete a vdekje. Pushteti per ata eshte jeta, pa pushtet vdekja. Sala e salibashiqet thone se, Parlamenti eshte qelbur dhe inkriminuar, kur vete ata jane qelb-kiminelet me te medhenje, hajdut dhe vrases te shquar te parlamentit. Populli shikon, degjon, gjykon dhe arsytòn. Bashes dhe bashisteve dua t’ua kujtoi ate qe thote populli: “si e besh e gjetsh, dhe c’fare t’u besh do ta bejne”.

  • Sa të ketë kundërshtarë te tille si Nano Rama dhe si ky legenit Braho.Monstra si Sala Luli e Monika do ti thithin gjakun dhe cajne trapin shqiptarit.

  • Partia demokratike dhe LSI-ja jan të zhytur në korrupsion galopant e krim sidomos 4 vjeçari i dashurisë tyre të bashkëqeverisjes ka groposur ekonominë shqipëtare të shoqëruara me abuzime ,krime dhe vjedhje në lek, flori ,dollar me thasë e ngarkuar me valigje parash drejt aroportit të Rinasit si rasti i Saliut .shkelzenit apo Damian Fazlliç i shoqëruar nga shiku i Sali Berishës.Krimet e tyre jan të pa numërta .PD-ja s L.Bashës dhe SALI BERISHËS ,LSI-ja e Munika Kryemadhit partitë dhe këto individë që mbajnë rekordin historik të vjedhjev të votave me dhunë me proçedura ,të vjedhjes floririt ,të ndërtimeve katraurë .Këta kriminel me kohë duhej të ishin prangosur, jo tu jepej përsëri kohë të sulmojnë sot me 16 prillë 2019 si me 14 shtator 1998 kur Sali Berisha pushtoi kryeministrinë me banda të FARK të Bujar Bukoshit,me arkivol në krah të Azem Hajdarit mori dhe RTVSH .
    Por këto skenare të sotme drejtohen kundër bazës natos Në kuçove të drejtuara nga agjentura serbo -ruse të lidhura me axhentin Sali Berisha ,dhe lidhjet e Ilir Metës me Albin Kurtin taninë 16 prill 2019 si me Bujar Bukoshin me 14 shtator 98 -tës,që i bënë gjëmën shqipërisë dhe asnjë nuk ka dalë para drejtësisë.

    Sulmet ndaj qeverisë E.Ramës nuk kan pushuar që ditën e nesërme të ardhjes në pushtet në v.2013 .Vendosmëria e E.Ramës për shkatrrimin e monopoleve të Berishës ,Bashës,DHE Ilir Metës ,për shembjen e dinastisë tyre të krimit 25 vjeçar ,për shembjen e pallatve të pa ligjëshme ,për hapjen e akseve të rrugve ,për anulimin e konçesioneve ,për shembjen e bixhozit ,për fillimin e dërgimit të pushtetarve të korruptuar para drejtësisë ,për goditjen e mafjes drejtësisë e sekuestrimin e pasurisë e ka tronditur Sali Berishën dhe Ilir Floririn .

    Qëllimi i këtyre protestave kërcënuese paralajmërojnë pasoja fatale për Sali berishën ,L.Bashën DHE munik K.

    Do të jetë e tmerrshme të ndodhin më shkatrrime e hedhjes shqipërisë në luftë për interesa të mafjes Sali Berishës L.Bashës dhe Munika Kryemadhit .Do jetë fatale të përsëritet më budallëlloku i krimit të 14 shtatorit 1998.

  • Po e moren pushtetin perseri Hijenat e Leshelis dhe të Partisë së Derrave, Shqiperia duhet shpallur e falimentuar!

  • Luli, Rama dhe Berisha dhe bejne sikur zihen, duke shtrenguar llomkat nder dhembe, nuk thote nje hjale te vetme se kush i mban keta palaco neper shtet, nuk thot nje fjale te vetme, se po u gris kaceku i gjirizit te Edi Rames u qelb dynjaja, me keq se cmezi i Saliut, nuk thot nje fjale te vetme kush luan me ” ta lash” me popullin shqipetar!

  • Braho, Berisha…jo or jo! Ne pushtet eshte Edi Rama, ky ka deshtuar keqas ne ekonomi, kaq! Vazhdimi i tij akoma duke u zvarritur ne nje qeverisje varferie do sjelle nje kaos qe nuk do kete dore ta beje zap.Kush mendon se mund ta shtyje me tregime Braho a Berisha kete gjendje gabon rende.

  • Kriminelet jane te messuar me krime,ansddaj nuk mund te rrijne pa gjakun e shkakt uar>keshtu dikur paten kerkuar lufte Veri_Jug ne Vlore edhe sot provokojne nje veprim te tille.keto hijena qe shkuan dere me dere te kerkojne argat djalli per sot ne Tirana>kerkuan Argat dreqi edhe ne IRJM dhe ne Kosove,sepse edehe nekndej Drini ka argat dreqi-djalli qe kekron babeziu I djajve ne Tirane. Atdhe mbi te gjitha!Shqqiperia e shqiptarevet!Zot shpetoje Shqiperine nga shqiptaret!

  • SHUME SAKTE.SB ESHTE FATKEQSIA KOMBETARE PER 28 VITE..POR AI DO VAZHDOI TE JETE ATY PER TE DREJTUARE PD-NE,SE LULI VETEM FIRMOS BORDEROT,POR EDHE PER TA MBAJTUR VENDIN NEN THERROR.PSE:
    -SB U BE PRESIDENT NGA R.ALIA ME POROSI TE BEOGRADIT,ELEZ BIBERAJ DHE RAJERSONIT-AMBASADORI QE URRENTE KOMUNIZMIN PER 50 VJET DHE QE ENVERIT I MOREN TE KEQEN.
    -SB NUK E LENE TE IK NGA FRONI ATA QE E VUNE,PASI AI DUHET TA SHUAJ FARE KETE VEND.KJO ARGUMENTOHET ME FAKTIN SE KUR SB+LB VRANE 4 PROTESTUESIT ARVIZUJA AMBASADORI SHBA E QUAJTI SB “BURRE SHTETI”E LULIN “YLL NE NGJITJE”.
    .POR EDHE NE 2011 KUR U VODHEN ZGJEDHJET PER BASHKINE TIRANE PO KY AMBASADOR MBAJTI SEHIR.
    .KJO DO TE THOT SE SHBA NUK E DO PS NE PUSHTET PASI E QUAJNE SI PASARDHESE TE P.KOMUNISTE.
    -DHE PAS RAMIZIT E SALIUT AGJENT TE UDB DUHET TE JAPI PROVA ME TE FORTA LULHOLLABDEZI,PASI DENONCIMI I KREREVE TE UÇK NE H A G E..NUK MJAFTON.
    -NE SHQIPERI JANE ME QINDRA SERB,GREK,LOBIST TE SHBA,ETJ,QE MBROJNE AGJENTET E INFIKTRUAR NE ÇDO QELIZE TE VENDIT.
    -NE KTO KUSHTE KERKOHET RREZIMI KM RAMA SI INISIATORI I REFORMES NE DREJTESI,REFORMAVE PER SHTET-NDERTIM..DHE DEGRADIMIN E VENDIT NE “0”,PER TE KTHYERE NE PUNE GJYQTARET E PREKURORET E DEGJERERUARE.
    -SOT,16.02,SB DO VRASI DISA NGA TE TIJET SI NE 1991-SHKODER E 1998-TIRANE..PER TE MARRE PUSHTETIN ME DHUNE,SIPAS MOTOS SE UDB.
    .DHE SB PUSHTETIN MUND TA MARRE PASI KM RAMA NUK VRET NJERZ,POR DO E MBAJ PUSHTETIN NESE KETE E DO SHBA+GJERMANIA,HOLLANNDA,FRANCA..QE HEZITOJNE PER STATUSIN NE QERSHOR.
    .ZOTI E RUAJT KET VEND NGA M Y N X Y R A SB.

    • Zoti e shpetofte kete vend nga ky pusht-shtet degjenerate i Rames. Pusht-shteti i rrenimit ekonomik i familjeve shqiptare. Pusht-shteti qe pervec se atyre qe u ka dhene tendera a koncesione te gjithe tjereve nuk i ka sjelle asgje pervec se veshtiresive ne ekonomine familjare a personale.

  • Spertak Braho ky felliqesire putane politike qe mban me vehte canten e zeze te sigurimit te shtetit si dikur kur ka futur ne burg me dhjetra fatkeq sot ben presion ne sherbim te pushtetareve qe e mbajne si forme xholi buthelepires sharlatan e ordiner Phu felliqesire eqelbur

  • Ja qe viktima nuk pati, dhe Braho na cau trapin me keq nga legenet e Temes.
    Braho punon per Ramen, dhe Berisha punon per Ramen po ashtu.
    PD ja nuk ka asnje Kauze, sic e thote Veizi, sepse kauza ishte e drejta me protestat e studenteve qe e corren masken e korrupsionit masiv shteteror.
    PD ja ka hall te duket se mbijeton si opozite me harbutet, u dha ca tulla per ti shqyer bandilleve qe u duket vetja trima, dhe doli e i dhuroi Rames legjitimitet dhe per 4 vjet te tjera. Kjo eshte e egjithe historia.
    Sa per viktima, eshte akoma produkt i fantazise se Brahos. Na u be si Makbethi tani pas pilafit, kur viktimat kane zene dy pashe dhe e jane harruar njehere e mire

  • Ka ardhur koha qe lufta idiote kunder komunizmit imagjinar te nderpritet ne menyre solemne sepse krimet e Biberishizmit 1992-2013 kane kaluar cdo imagjinate.Edhe pse Edi Rama ka fituar votimet dhe eshte POWERFULL perseri ai duket si dele para Bishes Berishe qe eshte nje fare kuislingu i miqve qe e kane katandisur ate vend me keq se armiqte
    .
    Kujt u kujtohet protesta e 15 nendorit 2013 kunder LHL dhe krye-cudia ishte se Basha edhe pse kishte vije te kuqe nga Arvizu..doli ne shesh bashke me Saliun.
    .
    Pra mund te pyesim:

    Kush eshte ish-pashaport-amerikanmbajtesi i Hollandes qe pasi vrau kater protestus..vodhi gjysem miljardi dollare te RR.K dhe ne 15 nendor nuk “pordhi” per arvizune e gjore..
    .
    Pse Berisha & basha kane aq fuqi sa te perdhosin ambasadoret amerikane…me lejen e shefave te tyre te kuadrit.

    Kush jane Jakomonet e demonkracise ??
    .
    Thjesht ky regjim ambasadorist pas 1992 doli me i zi se ai zogist ,fashist apo komunist (socjalist)
    .
    Keto 28 vjet jane bere aq krime kunder shtetit-kombit-moralit dhe dinjitetit kombetar sa e meriton te quhet periudha ME E ERRET E KOMBIT TONE per te gjitha kohrat.
    .
    Ajo qe duhet vene ne dukje eshte se sot ka nje simetri perfekte midis 4 shkurtit 1944 me 21 janarin 2011 ku ne te paren koloneli gjerman e largoi me lezet Xhaferr Deven kurse ambasadori amerikan I thote nje krimineli YLL NE NGJITJE dhe kjo eshte turp per shtetin amerikan…
    .
    Kush KRIMI ME I MADH I NEONAZISTEVE BASH-BERISHA DHE MOSREAGIMI KRIMINALE I DYSHES RAMA-META DHE PANELIT NDERKOMBETAR ?

    Pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës zhvilloi ceremoninë e emërtimit të një rruge të kryeqytetit me emrin “Ibrahim Rugova”. Bashkia e Tiranës vendosi që këtë emër ta mbajë rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”.

    . Ky akt eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

    “Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit”

    Ky akt skandaloz, në vazhdën e veprimeve shkatërrimtare 20 vjeçare, eshtë zbatim konkret i strategjisë së forcave kolaboracioniste të nazifashizmit, të ringjallura e të përfaqësuara nga pushteti aktual i Sali Berishës e Co.

    Pinjollët e bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, për të shlyer mëkatin dhe turpin e baballarëve të tyre para atdheut e kombit, janë hedhur në sulm të papërmbajtur për të zhvlerësuar historinë, lavdinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, për të fshirë gjakun e dëshmorëve të kësaj lufte, duke justifikuar masakrat që kanë bërë me parullën e luftës “kundër komunizmit”. Por komunizmi është gjë tjetër, nga lufta për çlirimin e vendit të pushtuar nga fashizmi, gjatë së cilës ranë edhe 84 dëshmorët e 4 Shkurtit.

    Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj., nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandermarisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë.

    Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit.

    Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandermarisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandermarisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” (regjiment mercenarësh të mbledhur nga Xhafer Deva në Kosovë për të shtypur Lëvizjen Nacionalçlirimtare në Shqipëri, së bashku me gjermanët-shën. red.) dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.

    Në shenj nderimi e përjetësimi të këtyre bijve të lavdishëm, një rruge kryesore në Tiranë, që kalon paralel me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para 68 vjetësh, iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

    Kjo është ngjarja dhe historia e emrit të Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”.

    Tani, pas 68 vjetësh, më datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashalabakut Lulzim Basha, Këshilli Bashkiak, ia hoqi këtë emër.

    Ky akt është shumë i rëndë, antihistorik, antihuman dhe antiligjor. Ky emër i jepte kësaj rruge një peshë të rëndë morale sepse mbartte gjakun e 84 bijve të popullit, që e urrenin dhe e luftonin fashizmin, pushtuesin e vendit tonë. Duke i hequr këtë emër kësaj rruge, kërkohet të harrohet historia e saj, të harrohet masakra e 4 Shkurtit dhe autorët e saj, të rivriten edhe njëherë 84 dëshmorët e masakaruar barabarisht atë natë nëpër rrugët e Tiranës. Ky vendim i Këshillit Bashkiak prekë thellë familjet e dëshmorëve, pasardhësit e tyre ndër breza, veteranët dhe invalidët e Luftës, gjithë patriotët e ndershëm dhe shumicën dërmuese të popullit të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.

    Por me sa duket, Kryebashalabaku ku Lulzim Basha, nuk njeh as ligj, as moral. Ai, me këtë rast, dëshiron të rehabilitojë kriminelin Xhafer Deva nëpërmjet honorifikimit të nipit të tij, këtu në një rrugë të Tiranës, që kullon gjak. Pse, vallë, pak rrugë e sheshe ka Tirana, por gjeti rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, për t’i shkurorëzuar 84 dëshmorë e për të kurorëzuar, në vend të tyre, nipin e Devës. Kjo është një intrigë e neveritshme me qellime përçarëse kombëtare. Se vepra e Xhafer Devës në Shqipëri, si dorë e hekurt e nazitëve, me krimet makabre që ka bërë, ka lënë gjurmë të thella. Po edhe Luli, si Ministër i Brendshëm, e ka përgjakur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 21 janar 2011.

    Pra shqiptaret duhet ta cilësojnë Lul Bashën jo vetem si fajtor per krimin e 21 janarit por dhe si një neonazist me aktin e rabilitimit te Xhaferr Deves qe fatkeqesisht dhe shteti amerikan I atehereshem jo vetem qe nuk e dorzoi si kriminel lufte ne vitet 50’-60’ por e perdori si mish per top kunder “kamunizmit” ashtu sic po perdor dhe Xhaferr Deven junior ,si i tha dikush pasi kreu vrasjen mizore ne 21 janar 2011 yll ne ngjitje…

    Na kujtohet Kadareja i madh para 90′ (jo ky ismaliliputi qe eshte sot) qe tha ne vargjet e tij;

    “qe te zhdukin ty Shqiperi
    duhet te ngrene nga balta
    dhe te rivrasin te renet”

    qe fatkeqsisht jo i kane vrare por dhe i kane pshurrur si asnjehere dhe ne asnje vend te botes dhe per cudi keto kanibale nderohen burra shteti apo yjen ne ngjitje nga ca ambasadore qe akoma vazhdojne luften idiote kunder “kamunizmit” si ato ushtaret japoneze ne filipine qe edhe pse ishte viti 1974..ata akoma vazhdonin Luften e Dyte Boterore..

  • Merreni kete xha Brahon e futeni ne ndonje hale te kuptoj dallimin ndermjet te folurit dhe te pjerdhurit .
    Ky fare Nostradamusi katundar me cante e zeze ne dore qe bridhte studiove te mbronte Berishen dhe Meten nga Edi !!
    Po ci keni keto fosile muti o Dita se na u shpif.

  • Jelekverdhet franceze per rritje cmimi karburantesh po djegin Francen. Dhe Franca eshte ca me demokratike se Shqiperia akoma me Brahot pas kepuce.

    • Jelekverdhet ne France bejne protesten e duhur, ndersa horrat e PD e bejne per te marre tenderat e Rames, Ahmetes dhe Gjiknurit.
      Shqiperia ja ka pare njehere e dy here hairin halabakeve te Berishes, keshtu qe nuk u vjen pas per tu bere pre e krimineleve qe kerkojn pushtet.
      Gjithe kjo skene eshte teatri per Ramen qe i garanton zgjedhjet dhe per heren tjeter. Bashke i bejne skenaret

      • Nuk e ben protesten horrat por njerezit qe u ka vajtur thika ne kocke nga fukaralleku. Nuk eshte lufte per pushtet, eshte lufte kunder nje qeverie qe nuk ka c’ti ofroje tjeter shqiptareve pervec varferise dhe rrenave te Rames.

  • Po lereni kete idiot qe ha buken kot.Berisha eshte ne politike se kane qene ne politike te tille tipa .Ky lepiu Nanon, me pas Meten e tani Ramen.Ky pas 21 vitesh na nxjer dokumentat e 97.Te mos kishte heshtur gjithe kohes prej 97 per krimet jo tani kot me kot sa me henger capin e bukes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *