Forca të shumta policie dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët në zonën e Bregut të Lumit për të prishur banesat.
Por një gjë e tillë nuk është lejuar nga ana e banorëve të cilët kanë dalë sërish në protestë.
Protesta ka agravuar edhe më tej duke sjell dhunë fizike mes banorëve dhe policisë. Si pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën 7 persona . Bëhet fjalë për tre policë dhe katër qytetarë protestues që kanë marrë dëmtime në kokë dhe gjymtyrë, kryesisht nga gurët e hedhur.
Ndërsa 6 banorë të Bregut të Lumit janë ndaluar nga Policia pasi kundërshtuan me forcë uniformat blu.
Efektivët e Policisë janë:
- Gerald Shabani
- Bledar Deliu
- Arben Çanaku
Ndërsa banorët:
- Hazur Manderi
- Flora Mandri
- Xhabir Mandri dhe Destan Muca
Nga ana tjetër në mbështetje të banorëve të Bregut të Lumit janë edhe ish-deputetët e PD.
Banesat e banorëve të Bregut të Lumit preken nga Zgjerimi i Bulevardit të Ri.
Ndërkohë banorët që preken nga zgjerimi kanë deklaruar se nuk do e lejojnë prishjen e shtëpive pasi ende nuk kanë marrë kompesimin.


l.h/ dita

Kot e ka PD qe perpiqet te ndaloje sistemimin e Tiranes. Erioni bravo qe po trajton me prioritet çdo zone te kryeqytetit.
ah po,
erioni qe po beton e ka mire?
Duhet te jetosh ne planetin Mars zoterote?!
mir ja bejn qe i arrestoj se si sju vjen zorr qe hedhin gura kujtojn se zgjidhet gje me dhurne. po skane faj se ai qe i nxit ne sa vite ka qen ne pushtet e terrorizoi Shqiprine dhe shqiptaret nga dhuna
Keshtu plagosen si policet dhe qytetaret ne albanistan .Politikanet e pa pergjegjshem te ketij tranzicioni post komunist jane fajtore . mos i lini qe ne fillim te ndertonin ne qofte se eshte tok e xanum ,kush e mban pergjegjesine ?. Ose po te jene pronare te hershem ,sheti duhet ti demshperbleje . Ca muti me falni per fjalorin duan keta ish deputet e PD .Keta e lan shqiptarin per te zaptuar prona ,tamam si te unaza e re te astirit.Toke e xanum ,dhe ky Ramushi me Lame lamashin vijne si pordha neper breke ,pr legalizimet . Ja kemi kaluar ishujve zulu..Kur do behemi nje here shtet ,kur do zbatohet ligji dhe kushtetuta ?Rrumpalle hesapi.
Po jepu lekat për shtëpitë e prishur …….mos futni policinë në konflikt me popullin .