Flamur Noka, Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Albana Vokshi dhe Klevis Balliu i janë bashkuar protestës së qytetarëve para Kuvendit të Shqipërisë kundër prishjes së banesave të tyre.
“I dëgjuat qytetarët, dhimbja e tyre është shumë e madhe. Sot këta qytetarë janë dhunuar, janë shkelur me këmbë, janë shkelur në rrugë, janë trajtuar si kafshë e pashpirt e Edi Ramës dhe e vemjes së tij, Erion Veliaj. Pas kaq kohësh i la në mëshirë të fatit këta qytetarë”, ka thënë Noka para Kuvendit.
“Basha mbron Edi Ramën se po të ishte burrë vinte te ne, ia kam dhënë votat vetëm për hatër të Sali Berishës”, dëgjohet të thotë një nga banoret.
Shembja e shtëpive të banorëve në zonën e “5 majit” dhe Laprakës janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Kur shumë prej banesave të tyre janë hedhur në tokë, e të tjera pritet që të rrafshohen, banorët e 5 majit dhe të Laprakës kërkojnë transparencë të projektit të ndërtimit të Unazës së madhe.
j.l./ dita

shkrimi duhej te kishte tjeter titull , qe impershtatej me shume . Deputetet rrugace te Sali Berishes jane bashkuar bashke me protestuesit , per te bere te pa vlefshme kerkesat e protestuesve . Kudo qe fut hundet Berisha , vjen era gjiriz i ujrave te zeza ! A nuk i degraduan berishistet protesten e studenteve dhe ate per prishjen e teatrit ? !