Protesta e opozitës, 80 persona të shoqëruar në polici

Leda Hysa

Dje opozita jo parlamentare për më shumë se 6 orë protestoi kundër qeverisë, në një tubim të zhvendosur nga Kryeministria, tek Parlamenti dhe më tej tek Drejtoria e Policisë së Tiranës dhe u përmbyll pas mesnate rreth orës 01:30.

Por kjo protestë nuk ishte e qetë pasi militantët e PD dhe LSI sulmuan institucionet me bomba molotov.

Pjesë e sulmeve të militantëve të opozitës ishin edhe efektivët e policisë që ndodheshin në rreshtat e parë të sigurisë.

Ndërkohë mësohet se janë rreth 80 persona të arrestuar nga policia për dhunën në protestën e djeshme të opozitës, shkruan Shqiptarja.com. Ndërsa 50 të tjerë pritet të arrestohen. Ata janë identifikuar nga policia si pjesmarrës në aktet e dhunës gjatë protestës së opozitës në të cilën u hodhën bomba molotov ndaj institucioneve dhe u sulmuan efekivët e policisë, prej të cilëve mbetën disa të plagosur.

l.h/ dita

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *