Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi njoftoi vendimin e marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë për rimbursimin e fermerëve me 10 lekë për litër.
Ky vendim vjen pas protestave të fermerëve në Lushnjë, të nisura javë më parë.
“Kemi ndjekur me interes shqetësimin e fermerëve. Në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të japë një financim të dedikuar për fermerët që sheshin qumësht. Ata do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht.
Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe. Kjo është mbështetje për fermerët dhe një reagim në kohën e duhur.
Një masë e tillë do të ndikojë në formalizimin e përpunimit të qumështit në vend”, u shpreh Çuçi.
l.h/ dita
