Shumëkujt i kanë bërë përshtypje komentet e kryeministrit Edi Rama në seancën e shkuar ndaj deputeteve femra të PD.
Kjo nuk është hera e parë që ai lëshon fyerje me ngjyrime seksiste.
Por po ashtu shumëkujt i ka bërë përshtypje gjuha e përdorur nga protestueset femra të PD përpara Kryeministrisë.
Deputetes demokrate, Majlinda Bregu, nuk i kanë pëlqyer ato që dëgjoi në protestën e grave të Partisë Demokratike, kundër Edi Ramës.
“Isha në një angazhim tjetër e më keqardhje m’u desh të mungoj, por ashtu si shkoi, ndihem më mirë që nuk isha dhe do t’u kërkoj kolegeve të mia të ulemi dhe të flasim seriozisht për atë që na takon të bëjmë seriozisht”, tha Bregu për Panoramën.
Gratë demokrate protestuan para kryeministrisë, pas fjalëve fyese që i drejtoi kryeministri në parlament.
Albina Deda iu drejtua kryeministrit me këto fjalë gjatë protestës: “Po të kujtoj që si halabak, gënjeshtar dhe frikacak që je, në mënyrë që ta dish mirë që nuk ke të bësh me ato dashnoret kolektive që ke atje në bordellon tënde socialiste, por ke të bësh me një zonjë dhe një malësore, një njeri që gjithçka e ka arritur mes vështirësish e pamundësish”.

imagjinoni se cfare degjojne veshet ne ate parlament nga keto gjoja (zonja) ne mes te bulevardit dhe me mikrofon na treguan me se miri se cfare formimi dhe edukate kane,te shash femrat ne nje protest nga vete femrat vetem nga kjo malesoria dhe burnesha nuk e prisja