Për dekorimet e zhvlerësuara dhe nëpërkëmbjen e vlerave të vërteta. Pse u harrua përvjetori i estradës së famshme të Fierit dhe një ese e panjohur e Zylo Kamberit të Dritëroit. Një takim jo dhe aq i rastësishëm i regjisorit dhe shkrimtarit Pëllumb Kulla me Artistin e Popullit Luftar Paja
Xhevdet Shehu
Artistin e madh të humorit e kam mik dhe rri shpesh me të nëpër tryeza kafenesh dhe jo vetëm. E kam mik të vjetër dhe bëjmë shaka si për atë kohën e kaluar dhe për këtë kohë. Luftar Paja është një njeri i çuditshëm, me një intuitë të habitshme që e kap në ajër humorin. Përndryshe nuk do të ishte ai që është.
Kështu ndodhi dhe ditët e fundit kur Luftari kishte marrë mundimin për të shkruar një artikull me emrin e tij, të cilin po e botojmë në vijim. Nga aktor, ishte kthyer në autor. Në këtë shkrim ngrihet me nerv një problem i rëndësishëm shoqëror, nëpërkëmbja e vlerave kombëtare të krijuara me aq mund dhe sakrifica nëpër vite. Në shkrimin e Luftarit ka revoltë dhe shqetësim njëherësh.
Luftar Paja ishte tejet i merakosur!
Pasi e lexova shkrimin, u binda në dhimbjen dhe merakun që e mundonte artistin e shquar. Për më tepër pardje ishim bashkë te Kafe “Agolli” me regjisorin e famshëm Pëllumb Kullën. Ishte aty edhe Xhuli, bashkëshortja e Pëllumbit dhe aktorja e njohur e estradës së Fierit. I pranishëm ishte dhe ish-regjisori i estradës së Tiranës, Rifat Poga. Ishte një ditë e bukur dhe me humor cilësor.
Sapo u ul Pëllumbi më tha:
– Mor, po, çfarë ka ai filani që më sulmon pambarimisht? Hë si ma shpjegon këtë?
Unë që nuk e njoh dhe as dua ta njoh një kritizer të sëmurë që sulmoka pambarimisht Pëllumbin, ia ktheva në natyrën e tij:
– Eh, more Pëllumb, po pse e prish gjakun për gjëra kaq të vogla. A e di ti që edhe Dritëro Agolli ka qenë një “kriminel” që e sulmuan edhe ditën që mbylli sytë?
-Dritëroi kriminel? Po a je në vete, o burrë i dheut? – ma ktheu Pëllumbi. E mora vesh, prandaj dhe bëra atë shkrimin “Bëre mirë që vdiqe, Dritëro!”
– E, i thashë, ai Dritëroi që ne duam dhe e admirojmë ka bërë një “krim” të pafalshëm: Tek romani i tij i famshëm “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” nuk ka futur një ese të famshme të Zylos, mbase do të ishte më e bukura e gjithë eseve të Zylos. Ma tregoi Aleko Minga, ai burrë i mençur dhe shkencëtar i madh, pak ditë më parë… Mendoj se edhe Dritëroi do të kishte fituar më shumë famë…
– E, ç’na qenka kjo ese e panjohur e Zylo Kamberit? Unë i kam lexuar të gjitha esetë e Zylos dhe është e pamundur të më këtë shpëtuar ndonjë… Kështu më tha Pëllumbi.
“Lajthia është një arrë e dështuar. Prandaj dhe sukseset quhen arritje, ndërsa dështimet quhen lajthitje”. Zylo Kamberi dora vetë!
– Dorëzohem! tha Pëllumbi. Nuk e kisha lexuar këtë ese. Është aq e bukur saqë nuk ka nevojë as të shkruhet. Mora përgjigje dhe për ata që më sulmojnë…
Pastaj biseda u vërtit rreth problemeve që ngre Luftari në shkrim që po botojmë sot, bashkë me një nga perlat e estradës së Fierit “Po ai që vodhi lopën?” me autor Pëllumb Kullën.
PO AI QË E VODHI LOPËN? (1984)
Shtëpia përdhese e Canes. Aty brenda ka rënë zija. Cania, në mes, e ca miq të tij anash, kanë ulur kokat e pijnë duhan për të mbytur pikëllimin. Re duhani rrinë pezull mbi kokat e tyre.
Një bashkëfshatar i ri futet aty brenda e shkon drejt e i shtrëngon dorën Canes.
I RIU: E vërtetë, o Cane?
CANIA: E vërtetë!
I RIU: Ta vodhën lopën, ëh?
CANIA: Ma vodhën. Vate!
Heshtje e thellë.
I RIU: Eh, iu thaftë dora atij që ta vodhi! Të thau pishën!
CANIA: Lëre, o lëre! Më la çiliminjtë pa qumësht. Ka hyrë në oborr, pa u ndjerë hiç, ka hapur derën e ahurit, ka rrëmbyer lopën e …
I RIU: (Ulet përdhe tok me fshatarët e tjerë, ul kokën i pikëlluar e ndez duhanin). Po ke faj vetë, Cane! Hyri pa u ndjerë, thotë! Mbaj o një qen! Jo, po, të thuash të drejtën: ke faj vetë!
TË TJERËT: Ka! Ka faj! Ka faj, ka!
Një mysafir i dytë shfaqet aty dhe kërkon Canen me sy.
I DYTI: Ku është? (Përqafon Canen). Unë nuk e dija. Ta paskan vjedhur lopën, ëh?
CANIA: Iku, ma vodhën!
I DYTI: Ime shoqe ma tha: shko, tha, se ka rënë gjëma andej nga Cania! Po ka faj vetë Cania, tha ime shoqe, përse nuk e forcon gardhin? Gardh, gardh, po nuk ia bën të lehtë punën hajdutit. (Merr duhanin që i zgjatin, ulet me të tjerët rreth Canes dhe e ndez). Është faj që s’të falet!
CANIA: Faj, është. E pranoj.
I DYTI: Jo, po, pranoje të tërin!
TË TJERËT: Atë i thamë dhe ne: ka faj vetë. Ka faj. Faj që ç’ke me të! Ka goxha faj.
Një mysafir i tretë vjen me nxitim.
I TRETI: Mirëmbrëma, burra! Sikur ta dija, që do t’ia vidhnin! Është faj i madh ta lesh ahurin pa një kyç!
CANIA: Është! E pranoj!
TË TJERËT: I a thamë!
I TRETI: Qen nuk ka! Gardhi copë-copë! Kyç nuk sheh gjëkundi!…
TË TJERËT: Ia thamë! Të gjitha ia thamë! Ka faj!
I TRETI: Ka faj e çfarë faji!
TË TJERËT: Ia thamë! Faji është i tëri i Canes!
CANIA: (Pasi i vjen shpirti në majë të hundës). Po amani, or vëllezër! Ç’bëni kështu?! Po ai që e vodhi lopën, nuk ka faj fare, ai?! Gjithë fajin unë e paskam?! Uëëëë!..
Luftar Paja: Ndonjë ditë do të shajnë edhe hidrocentralet!
Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, aq sa t’u hapet krahu dhe të parakalojnë të patalentuarit. Fatkeqësisht janë shtuar shumë sekserët e konkurrencës së pandershme që e kanë mendjen te fitimet e tyre të ngushta…
Në mëngjes si zakonisht dola nga shtëpia. Te kryqëzimi i Frigoriferit (si i thonë në Tiranë), ndeshem me një hallexhi që shet mallra të ndryshme, në fakt janë gjëra të vjetra dhe me vlerë. Që i shet bën mirë se me to nxjerr bukën e gojës, mirëpo vendi që ka zgjedhur është krejt i papërshtatshëm, mu te kazanët e plehrave (sikurse mund ta shikoni në fotografitë që i kam bërë vetë). Të them të drejtën u ngjetha dhe m’u drodh i gjithë trupi kur më zunë sytë portretet e pluhurosura dhe me xhama të thyer të talenteve të mëdhenj të “Dinamos” së dikurshme. Ata nuk ishin aksidentalisht aty, por ishin në bllok si një3 muze i tërë. Duke filluar nga legjenda si Qemal Vogli, Zihni Gjinali, Lulzime Duka, Zyber Konçi, Fuat Berberi, Ajet Toska, Baqhri Kavaja, Zef Hila, Feti Borova, Xhevdet Shaqiri, Paulin Sterkaj, Riza Lovci e shumë të tjerë, të cilët e kam shumë të vështirë t’i përmend të gjithë në një shkrim. Këtë emra shumë të njohur të sportit nuk i përkisnin thjeshtë një klubi sportiv si Dinamo. Ata me debutimet e tyre i kanë dhenë vlera një kombi të tërë për rreth një gjysmë shekulli. Si është e mundur të lejohet paraqitja e tyre publike pranë kazanët e plehrave? Mendoj se nuk kemi të bëjmë me një denigrim të individëve të veçantë që duan të nxjerrin ndonjë lek me famën e yjeve të sportit. Mua si qytetar dhe artist më tingëllon si një denigrim që politika dhe burokracia shtetërore u ka bërë vlerave tona kombëtare gjatë këtyre viteve.
Për këtë mund të jap edhe argumente të tjera. Sepse nuk i rastësishëm apo padashje sulmi që u është bërë figurave historike dhe vetë historisë, luftës antifashiste nacionalçlirimtare dhe sidomos vlerave të mëdha që u krijuan gjatë viteve të socializmit. Nuk po flas aspak si një nostalgjik, por si një njeri që më dhëmb shpirti kur shikoj se si ulen e denigrohen vlerat dhe ngrihen në piedestale antivlerat. Herë-herë më vjen të ulërij nga dhimbja. Ashtu si atë ditë kur pashë portretet e atyre figurave të mëdha të sportit pranë kazanëve të plehrave…
Mendoj se ka një mungesë të theksuar serioziteti në vijimësi deri dhe tek institucioni më i lartë i shtetit, sikurse është Presidenca. Sidomos presidenti i mëparshëm ka treguar një papërgjegjshmëri maksimal dhe ka qenë tej mase dorëlëshuar duke dhënë dekorata me tonelata, të pamerituara dhe shpesh të gabuara gjë që e ka zhvlerësuar skajshmërisht qëllimin e dekorimeve dhe vetë dekoratat. Janë dekoruar “Mjeshtër i Madh” apo “Nderi i Kombit” njerëz që nuk i kanë merituar klita tituj të nderuar, njerëz pa kontribute, madje me vlera të dyshimta. Kështu iu dha titulli “Nderi i Kombit” një personi pas një stazhi të gjatë si qoftexhi në Amerikë.
Si mund të dekorohen njerëz që kanë kryer krime lundër popullit, bashkëpunëtorët e pushtuesve nazifashistë gjatë luftës apo diversantët që zbarkuan këtu nga toka, nga ajri dhe deti për të përmbysur një pushtet legjitim? A nuk ishte i turpshëm sulmi që iu bë para pak muajsh trashëgimisë sonë filmike, duke arritur te propozimi absurd për t’i ndaluar gjithë filmat e prodhuar në vitet e socializmit? Me këtë revan që kanë marrë disa, prit kur ndonjë ditë do të shajnë edhe hidrocentralet, për “fajin e madh” se u ndërtuan në kohën e Enverit! Nuk pranojmë dritë nga ato hidrocentrale të socializmit, do të thonë.
Por le të kthehemi te fusha e artit dhe sportit. Mendoj se politika po bën një gabim shumë të rëndë me vlerësime selektive. Dekorimet nuk bëhen për bindjet partiake dhe politika, por për kontributin që ka dhënë i dekoruari dhe për djersën e derdhur për vite e vite me radhë. Në të vërtetë populli artdashës dhe sportdashës, ndryshe nga politika dhe presidentët e radhës, ka një kut tjetër vlerësimi për ata që e kanë nderuar kombin e tyre. Arti dhe sporti nuk ecin me miqësi. Shqipërisë nuk i mungojnë talentet, aq sa t’u hapet krahu dhe të parakalojnë të patalentuarit. Fatkeqësisht janë shtuar shumë sekserët e konkurrencës së pandershme që e kanë mendjen te fitimet e tyre të ngushta…
Më dhembi shumë edhe një fakt tjetër që flet qartë për neglizhencën e politikës ndaj vlerave kombëtare. Në 15 maj të këtij viti estrada e qytetit të Fierit mbushi 60 vjet dhe do mblidheshim ta festonim. Ishte më se normale të bëhej një mbledhje përkujtimore për një trupë artistike që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën tonë kombëtare. Mendova të mos isha unë që ta ngacmoja organizimin e festimit. Ajo që më stepi ta bëja një hap të tillë ishte mendimi se ndokush do të thoshte për mua “Doni më për Belulin” si tek ai skeçi i famshëm i estradës së Fierit.
Estrada e Fierit nuk e meritonte një harresë dhe një nënvleftësim të tillë të pamëshirshëm. Kjo është një mosmirënjohje e pastër për turpin e atyre që nuk u kujtuan ta festonin një ngjarje të tillë. E them këtë sepse për më shumë se gjysmë shekulli që nga krijimi i asaj trupe artistike janë krijuar vlera të mëdha dhe kanë shkëlqyer talente të jashtëzakonshëm. Rruga e rritjes së asaj estrade ka kaluar nëpër shumë mundime dhe privacione, që nga konceptet regresive e deri te cmira, pa përmendur këtu anën politike. Kujtoj këtu artistet e talentuara si Lefteri Sillo, Sofika Dimo, Sofika Hodo, Ëngjëllushe Daja e të tjerë që kanë bërë sakrifica që u kanë kushtuar shumë në jetën e tyre. Nuk po zgjatem me talentet cilësore që ka nxjerrë estrada e Fierit, sepse lista është shumë e gjatë dhe ato talente i njohin të gjithë, jo vetëm në Fier, po në mbarë vendin.
***
I ngrita këto shqetësime, pasi mendoj se nuk duhet heshtur përballë kësaj dukurie që po shndërrohet në një fenomen negativ dhe me shumë pasoja për shoqërinë tonë. Bjerrja e vlerave na tjetërson si komb dhe na ul dinjitetin. Kombi matet me figurat e shquara të tij në të gjitha fushat dhe jo me kontrabandistët, vrasësit, kriminelët e çdo lloji dhe injorantët. Po e mbyll këtë shkrim modest me merakun që vlerat që janë arritur me aq shumë mund e djersë të mos përfundojnë në koshin e plehrave, si ato fotografitë që pashë te kryqëzimi i Frigoriferit në Tiranë para pak ditësh.

Ju o Xhevdet jeni qyfyrexhinj folklorike,nga Rrapi Stanes,jeni shperngulur te tere tek Rrapi Trishit.Ju jeni si veteranet e luftes,qe i zinin deren kryetarit te komitetit.:-Pse i dhe burse te birit filanit me biografi,..pse i dhe shtepi?Te rrine te merren me ju Presidentet e Republikes!
Tu befte dita 1000-je, Shqiptari i Madh, Luftar Paja
O Besnik, ngadalë ore se këto kermat ende të pakallura të realizmit socialist, qena ata që ndihmuan sistemit gjakatar ti mbante shqiptarët të mbydhur në burgun me emrin Shqipëri…
Na dashkan dhe dekorata këto langojte e demagogjisë është vllavrasjes…
si estrada e fierit e pesuan te gjithe . dhe faji eshte dhe i joti; o “artist i popullit” alias, “çobo rrapushi” (me te cilin tani, tallin koqet” . dhe tjeter . ti vete ke imituar “fshatarin myzeqar”, por ke pase te pakten sens dashamires . po kujdes me tet bir, se me myzeqaret (dhe te personalizuar, me lushnjaret) kalon ne personifikim te idiotit …..aq me teper se tashme “barsaletat” kriminale te ketej kufirit, te viteve te “sulltan zullumit” u trasmetohen dhe “vellezerve” te pertej kufirit . dhe kjo eshte e pa pranueshme dhe e turpshme, per ty si baba…. artist .
Po ti o trim je ne gjendje ti komandosh femijet e tu?
Po nuk e ke vene re or trim se kur rriten nuk te pyesin per asgje dhe keshillat e tua i hedhin ne hale se ju duket vetja se jane me te mencur se ti dhe se ti nuk ecen ne hap me kohen? Apo esht ekollaj ti japesh mend te tjereve?
Ti demo rri ha fasule.Nuk ke kapacitet te matesh me Xhevdetin ,Luftarin dhe te madhin Kulla.Ri pra dhe mos bej Rreqe _rreqe
Po ore Veterani, o Guri i budallallëkut,
O parazitit që ha bukën e taksave të kanadeze e…
Kur do t’a mbydhes atë gojën tënde prej parazitit?
“Yjet mbeten YJE,sado vransira apo Mjegullnaja!”
Faleminderit ASAVE artiste jo vetem te Fierit.
PROTESTA qe na japin JETE-Faleminderit Xh,Shehu.
Ferin e kam dobesi.Histori te larget kur u “kalita”….
E them kete,se ajo kalitie me beri ti kaloj 80 vite jete,JETE..Tre vjet ushteri(Univeristet im), maje kodrave te Myzeqese,nga Ato te Lushnjes ne te Vajkanit,deri krye kodrat,(me c’mbanin brenda),parkun historik i POJANIT, sa nisur kujdesi per te).Ishin keto tre pika,pika turistike, qe si ushtar,mirembajtes i linjave telefonike(ne fakt isha centralist planshetist,ne ate stacionin gjigand te zbulimiajror RLL P20 i dikurshem, P.10-ta,ne ato Kodrat sa nis Semani).Fieri krye qender liridalieve,cdo te diele.
Po c;na rukullis,apo prallis keshtu,do me thote i miri Luftar Paja?!,(Une krijuar koefidenca me te, ne vitet pas 90tes, ne rruget e mergimit ne Athine,kryeqendra e Antikitetit Boteror). Njoha artistin e madh nga afer, me ne krah,nje tejet”artiste MASOVIKE”- bashkeshorten Qamile Paja.Vite ne Athine-EMBLEME e atij aktiviteti te saj me shoqe e shoke qe e rrethinin. Luftar Paja sa na bente vizita kortezie,sjelle lajme nga vendi, qe na shtonin brengat.Po ishin lajme sjelle nje artist,shpesh dhe me artiste e shkrimtare shoqeruar,sic ishte i madhi Dritero Agolli…
Ai qytet,(Fieri),me “kryeqytetin antik te Pojanit”lindi pas clirimit ata artiste te shquar, me ne krye te madhin artist mbi artistet, Pellumb Kullen me shoke,qe do te sfsfidonin ESTRADEN e SHTETIT ne ato vite. Faleminderi te gjitheve shendet pasuesve,sa NDIESE atyre qe si kemi me midis Nesh…
JU pacim te shquarit e skenes Fierake sa te mbare shqiperise dhe, keshtu NDRICOFSHI me sa na percillni e na rigjalleroni kujtimet brilante te artit skenik te ESTADES FIERIT,pse jo,te mbare shqiperise te atyre viteve;kur Hante PUL GUR-po ARTIN dhe KULTUREN e kishim THEMEL te ZHVILLIMIT.
Faleminderit Pasuesve qe na mbajne gjalle ato arritie si: Dy YJET qe s’shuhen kurre Ndricim Kulla e Luftar Paja me pasues jo pake.
Me shuemkonsiderate dhe faleminderit”DITES” per “TINITRINEN shkrim”,sjelle ne 80 vjecareve tej oqeanit.
Ditet NJEMIJE ju befshin te TILLEVE artiste!
Ndriconani me DRITEN TUAJ-FESTAT e NENDOREVE
Toronto 11-11-2017 Guri Naimit D.
O ckujtime ani se provuar deri burgun e Athines 24 ore e kthyer me ceremoni “madheshtore qeveria greke,me autobuza te siguruar me police tere rruges duke parakaluar qyteteve demostrim te atij “pastrimi” te qeverise greke,ne ate te famshme fushate spastrimi te emigranteve shqiptare ne greqi. …Luftar Paja- Trinitrine ne TIRANE…
GND.
Po ore Veterani, o Guri i budallallëkut,
O parazitit që ha bukën e taksave të kanadeze e…
Kur do t’a mbydhes atë gojën tënde prej parazitit?
Tu shtofshin vitet o Luftar Paja!
Shendet e jete te gjate e mos e ler pa e thene nje fjale here pas here!
Luftar Paja jeni te medhenjte e artit te ketij kombi.
Ata qe nuk ju kuptojne, thjesht jane o hajvane, o mjerane qe nuk paten fatin te jetojne ne ate kohe.
Te gjithe fansat e mesiperm me kujtojne rrobat e mbretit . Paradoksalisht sa me nam te “kene” aq me budallenj o sharlatan jane .
Kam perjetuar gjithe keto kohe,nje menyre te mjere dhe estradeske,si jane shperfytyruar keto kohe,shume nga te persekutuarit e komunizmit.
Shume nga ata te cfilitur nga mizorit e komunizmit,shkuan dhe u vune ne sherbim, te nje diktatori absurd dhe me mizor te kohes se ndryshuar si mirakajt & co.
Nuk ja vlen te flas per pajen apo shehun,qe natyrshem kane nje nostalgji per komunizmin.qe i strehoi nga fshati ne qytet,ne rinine e tyre dhe ndjenin se ishin dikushi,per ate lloj formimi qe kishin.
Nuk e kam fjalen per ta,por per fenomenin Kulla
.Ne kohen e komunizmit dhe tani e shoh si nje shkrimtar te pa krahasueshem humorist te treves shqiptare.Ahere i ndjeja si te mijat persekutimet e tij,jo njerzore dhe jo kombetare.
Por ama,nqse ne e quajme vehten vertet njerez,duhet te bejme katarsis:
Enver Hoxha ish nje monster,por per hir te realitetit sic e pranon dhe vet kulla u desh nje leter e kulles drejtuar diktatorit,qe te merrte kthese krejt fati i kulles,ku me vone sipas meje te pakten,perjetuam shkrimtarin me te madh humorist shqiptar.Dhe se pari kete pike ndricimi individual, brenda erresires se erret,duhet ta kishte pranuar vet kulla.Por ai vec cpalos gjate gjithe kohes personalitetin e nje gjithe te persekutuari,duke e anashkaluar ke te moment egzistencial te artit te vet..
Vec kesaj,me sa di une,kulla e ka origjinen,nga Zembleku i Korces,ku fisi kulla me sa me kane thene, kane pasur ne pronesi nje ndertese,ku regjimi komunist,mbasi e shtetezoi e beri shkolle.Dhe tani fisi kullajve,pranojne te shkaterrohet ajo ndertese vetem si shkolle te mos te funksionoje!!!
Ne kete vazhdimesi eshte me se e neveriteshme dhe me se e ndyre,ajo qe vazhdon te ndodhe ne kete vend te izoluar anadollak:
Media,cdrejtesia,apo pordhlitikanet apo individe,qe uzurpojne per gjithe kohen ekranet me inflacion ne nivele falimintare,tere kohen i gjejne krimet,fajet apo gabimet vec gjithmone ne anen tjeter, dhe kurre ne anen e tyre.
Jemi me te vetizoluar se ne asnje periudhe te historise tone
Gjithe bota larg dhe afer e shikon dhe e perjeton kete izolim absurd,vec ne te verberit e zooparkut anadollak e kemi ne pamundesi ta perjetojme kete,perkundrazi..
Luftari ka te drejte,
por une s’e kuptoj, pse vazhdon te pij kafe me Pellumb Kullen?!
Mire Dje, qe e kishte detyre Partie, t’i rrinte afer dhe ta keshillonte te mos hynte ne rrugen e shtrember (te Leka Bungos?!), por Sot, sot pse ulet me te?
Pastaj, Pellumbi dihej dhe dihet se vine nga Familje Armiqesore, si e ka lejuar Luftari qe Pellumbi te mbetet i dekoruar?
Aq me shume kur ky Pellumbi e provoi serish se nuk e donte Atdheun: ka kohe qe jeton ne Ameriken Imperialiste te VOA-s, pra ne Mergaten e Qyqeve te prefesor Nashos…
Po ti c’pate o Luftar, ty lali Eri te dha cmimin “Qytetar nderi i Tiranes” packa se punove e jetove ne Fier! Si puna e atyre veteraneve qe u dekoruan per heroizma imagjinare se luften e pane vetem ne filmat e Kinostudios. Duke lexuar kerkesat e tua dhe ca kerkesa absurde qe vijne era propagande nga koha e xhaxhit te asokohe, ti paske interpretuar veten tende ante literam. Ti kishe thene lali Erit se e kishte rregulluar ai kete punen e dekoratave duke i dhene nje cmim trupes se estrades se Fierit per kontributin e dhene ne Tirane.
I kishte mbaruar dekoratat robert Nishani dhe s’kishte me ne presidence e bashki. Kur te prodhohen te tjerat tani, mbasi Lulezimi te behet kryeminister. Thuaj se do behet apo do shkoje ne shtepine pa qira? Prandaj, ti “tifo analitike” ben mire qe te kurohesh se mund te te kete kafshuar ndonje dhelper nga ato qe disifektohen tani ne Shqiperi.
Hahaha ja nje tjeter shofere e Tahorrit. Kontrolloje edhe ti mire makinen se mos gjen ndonje gje te Tahorrit se te arrestojne kot. Ti vazhdo tifon per krimin se aq mend ke, me partine deri ne vdekje apo partia mbi te gjitha si te ka mesuar Tao Tao.
Fansat e mesiperm te kujtojne “rrobat e mbretit,”..
“…Kombi matet me figurat e shquara të tij në të gjitha fushat dhe jo me kontrabandistët, vrasësit, kriminelët e çdo lloji dhe injorantët…” Mos e keni fjalen per disa nga komentuesit e mesiperm?!
O Luftar Paja, po pak vetëkritike nuk ju dha inteligjenca të kishit pyetur veten njëherë, se po të mos ishin tipat si ju, qe e zbukuruan diktaturën a do kishte jetuar ajo diktaturë në Shqipëri, që akoma nuk është zhdukur?
Vetegjykimi është hapi i parë drejt përmirësimit të personit.
Driteroin e Kadareja qenë Göbelsat e Shqiperise, o Luftëtarë…
Sa gjuhë të huaja di, se nuk e kupton dot kush që Göbels?
Që ministri i propogandes naziste e kryetarët e Lidhjes së artistëve qenë ata te propogandes socialiste, o i shkretë…