Peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë”. Kështu shprehet deputeti i PD, Ervin Salianji në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, duke komentuar protestën e ardhshme të opozitës në 27 janar.
Salianji zbuloi se në mbledhjen e PD me aleatët ka pasur dakordësi për mbajtjen e kësaj proteste masive në fund të muajit. Sa i takon bashkëpunimit me LSI, deputeti i PD thekson se është një aleancë e diktuar edhe përmes numrave me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama”. Megjithatë, tha ai, LSI ndan të njëjtat qëndrime me PD sa i takon shkeljes së Kushtetutës dhe kanabizimit të vendit.
“Ka pasur dakordësi edhe nga aleatët, por peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë. Në këtë front opozitar bashkohen edhe parti të tjera të cilat nuk bien dakord me qeverinë. Kjo është situata me aleatët. LSI është një prej partive aleate, e rëndësishme për shkak të numrave. LSI është një parti e cila ka një numër të madh përfaqësuesish në parlament, të cilat janë vota. Për kauzën e krimit dhe kanabizimit LSI edhe kur ka qenë në qeverisje ka qenë aktive dhe kundër”, u shpreh Salianji.
Pse u la data 27 janar për protestën? A ka pasur diskutime me aleatët për ta lënë në datën 15 janar?
Data 15 janar është dita e parë e sesionit të ri parlamentar. Protesta u la për në datën 27 për të qenë më e organizuar, më masive. Ka pasur dakordësi edhe nga aleatët, por peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë. Në këtë front opozitar bashkohen edhe parti të tjera të cilat nuk bien dakord me qeverinë. Kjo është situata me aleatët. LSI është një prej partive aleate e rëndësishme për shkak të numrave. LSI është një parti e cila ka një numër të madh përfaqësuesish në parlament, të cilat janë vota. Për kauzën e krimit dhe kanabizimit LSI edhe kur ka qenë në qeverisje ka qenë aktive dhe kundër. Ky front për të mbrojtur themelet e shtetit, për të mos lejuar kanabizimin dhe shkeljen e kushtetutës, e cila është pika kryesore pse ne dalim në protestë, janë arsyet pse dilet në këtë periudhë dhe në këto data në protestë. Flasim për një opozitë prej 63 mandatesh në Kuvendin e Shqipërisë.
Vetëm duke bashkuar votat me LSI mund të rrëzohet qeveria?
Ne po flasim për një bashkëpunim në të ardhmen dhe të sotmen. Bashkëpunimi i sotëm në opozitë është frymë. Çështja sot është janë të lidhur me krimin apo jo, ka mjaft socialistë që s’janë pjesë e përfaqësimit në PS dhe janë të zhgënjyer ose janë larguar jashtë vendit. Sigurisht LSI ka përgjegjësitë e veta kur ishte në qeveri dhe ka kërkuar ndjesë për gabimet, kryetarja e LSI ka kërkuar ndjesë për këto.
Ka një plan konkret për protestat? P.sh vendosja e një çadre apo instalimi i njerëzve në shesh për disa ditë e netë me radhë…
Protestat do të jenë paqësore. Jemi përpara një fakti konkret, të shkeljes së Kushtetutës në emërimin e kryeprokurores. Qytetarët kanë pafundësisht arsye për të dalë në protestë. Nëse ne e lejojmë këtë shkelje, qytetarët do jenë më të varfër, do rritet fatura e energjisë, ujit, sepse qeveria nuk kujdeset për shqetësimet e qytetarëve.
Kryemadhi ka thënë se nëse na përgjigjen me dhunë, do reagojmë me dhunë…
Jemi në kushtet e një lufte politike. Jemi në një situatë ku ne si opoizitë bëjmë thirrje për protestë masive në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga ky vend. Ne do bëjmë menaxhimin tonë. Dhe çdo protestë e organizuar nga PD ka qenë paqësore.
Protesta e fundit dëshmoi se mjafton një shkëndijë e vogël dhe çoi në përplasje me policinë…
Ne jemi parti që kemi përgjegjësi për votat që kemi marrë përpara qytetarëve. 18 dhjetori, data e zgjedhjes së kryeprokurorit ka qenë një shklje e kushtetutës dhe ne e mexnahuan, por tensioni ka qenë i madh sepse shkelej kushtetuta. Për t’u shqetësuar është gjakosja e deputetëve dhe qytetarëve. Nëse do kemi provokime do dimë t’i menaxhojmë, por ne kemi eksperiencë në menaxhimin e protestave paqësore masive. Ne mund t’i thërrismin qytetarët dhe të bënin ç’të donin atë ditë kur po shkelej kushtetuta.
Mund të shkaktojë protesta pengesa për anëtarësim në BE?
Po të ishim të pandërgjegjshëm ashtu si Edi Rama protesta do përfundonte në dhunë por ne u bëmë thirrje të mos agravonte situata. 50 vite nuk u protestua por protesta e opozitës do jetë një shenjë civilizimi për ti kërkuar llogari qeverisë, fundja qytetarët janë taksapagues. Edhe Bashar Al Asadi i bën thirrje opozitës të ulet për negociata kështu bën edhe Edi Rama.

Thoj Lulushit te te coje ne Hollande ,te shpia me drita te kuqe ,se nuk je per gje tjeter ti,,,,,,,,Pyete Lulushen se do ja kalish bukur besoj. Oj Ervine lozonjarja ik se ketu nuk te le Grida Duma te hash buke, monster e ndyre,,,,,,
Kush e merr kete budall neper intervista. E vetmja gje qe ben mire ky kaqol eshte bythelepirja. E ka masterizuar kete aftesi dhe vegjeton si ajo larva ne gjirizin e SHQUP-it
Ik o mister bin. Ti se ke merituar vendin qe ke. E more dhurate nga Basha. Njesoj sic nuk e meritoi Basha dhe ja dha Saliu ne vend te Olldashit dhe ti ta dha Basha ne vend te Kellecit te forumit rinor perball te cilit humbe. E bukra eshte se je jo vetem qesharak si tip po je dhe histerik. Ngjan shume me Kekemadhin nga histerizmi. Njesoj sikur te kane ardhur ato…