Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka falënderuar gjithë punonjësit e policisë që angazhimin e shprehur ditën e sotme, dhe profesionalizimin e treguar gjatë protestës së opozitës.
Çako ka shprehur falënderime për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e policisë, duke vlerësuar se ata “menaxhuan protestën me qetësi e profesionalizëm”.
“Respekt e falënderime për të gjithë drejtuesit dhe punonjësit. Falënderim i veçantë për Drejtorinë e Policisë, Tiranë”, shprehet Çako.
