Protesta e sotme e opozitës në Tiranë sipas Associated Press

Bora Basholli

Ndërkohë që opozita proteston përpara Kryeministrisë, “Associated Press” ka botuar një artikull ku flet për protestën e organizuar nga opozita.

Në artikull thuhet se është një protestë kundër qeverisë, të cilën e akuzon për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar

“Mijëra mbështetës të Partisë Demokratike, parti e qendrës së djathtë dhe drejtuese e opozitës, kanë marshuar paraditen e së shtunës përpara zyrës së kryeministrit socialist Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij”, shkruhet në artikull

Gjithashtu në shkrim citohet se opozita refuzon dialogun, por kërkon patjetër largimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore për të përgatitur zgjedhjet e parakohshme.

Në shkirm përmendet edhe deklarata e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe delegacionit të Bashkimit Europian, të cilët kanë bërë thirrje për protestë paqësore dhe dialog mes palëve.

“Protestat e fundit kanë përfunduar me dhunë, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës. Shqipëria shpreson të hapë negociatat në qershor për anëtarësimin në Bashkimin Europian”, përfundon artikulli

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
4 Comments
  • “”Në artikull thuhet (per PD) se është një protestë kundër qeverisë, të cilën e akuzon për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.””

    Per ter shoshitur dhe normalizue pikrisht kete gjendje korrupsionit dhe krimit u ba rreforma ne drejtesi.Tashti kjo rreforme do konkretizohet me dhenien e te gjitha kompetncave dy organizmave SPAK dhe BKH.
    Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur duke ia lene zgjidhjen SPAK-ut dhe BKH-s .NUk ka kurrfare aresye qe te behen protesta.Keto te dyja do rruajne sa majtas aq dhe djathtas te korruptuarit e te inkriminuarit drejt mbushjes se oragnikes ne pallatin e Recit Shkoder.At’here,Pse te behet proteste!!!!!!!!!!!!!!

  • DUKET ME TEPER NJE KRONIKE ALA FAKE NEWS E SPUTNIKUT DE E ASPRESSIT !

    Kontrolloni burimin ose perkthimin !
    Deklaratat e djeshme e Ambasades Amerikane ne Tirane ishte shume e qarte dhe e prere!
    Me e ashpra dhe e drejteperdrejta kunder opozites deri me sot sa edhe Lulushi protestoi
    para Organizates se Kombeve te Bashkuara Ruso- Sllave ne SHQUP !
    Ndofta korrespkndenti i AP- se ka qene i pire me vodka ruse !

  • Protestë kundër qeverisë, të cilën e akuzon për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.””
    Dakort,por thelbi i protestës e udhëhequr nga liderët e partive opozitare është sfumimi dhe relativizimi i fajeve më të mëdha dhe më kriminale që ata mbajnë përgjegjësi për të kaluarën e tyre kriminale dhe që presin vënien para drejtësisë menjëherë sapo të marrin formë të plotë organet e saj nga Vetingu.Ky është qëllimi,nuk është për popullin,ndonse përkon me pritshmëritë e tij,pra ;protestë për të mbrojtur veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *