Protesta e opozitës, rrethohet Kryeministria e Parlamenti

Leda Hysa

Dy ditë para datës së lajmëruar, policia ka nisur marrjen e masave për protestën e opozitës më 25 maj.

Paraditen e të enjtes rreth godinës së qeverisë është vendosur gardhi metalik, ndërsa në bulevard janë lyer me graso të gjitha shtyllat ku janë të vendosur kamerat e sigurisë, por dhe altoparlantët që përdoren nga policia për thirrjet ndaj protestuesve.

Pas vendosjes së gardhit metalik, në trotuarin para Kryeministrisë është kufizuar dhe kalimi i këmbësorëve.

Puna e Policisë dhe Gardës ka nisur që orët e para të mëngjesit për shkak edhe të seancës plenare, konkretisht me vendosjen e telit me gjemba përreth gjithë gardhit rrethues të godinës dhe të një tjetër gardhi metalik në rrugën pedonale, shkruan ora news.

Përreth Parlamentit janë vendosur dhe punonjës policie për të ruajtur rendin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e seancës.

Pas masave të marra në terren, në orët në vijim pritet të hartohet dhe plani nga drejtuesit e Policisë dhe Ministrisë për ruajtjen e godinave shtetërore përfshi Kryeministrinë, Parlamentin, dy Drejtoritë e Policisë dhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Këto masa merren paraprakisht pasi gjatë protestave të fundit ka pasur një marshim të tubuesve nga Kryeministria, në drejtim të Parlamentit dhe Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Tiranës.

Gjatë tubimeve të opozitës në kryeqytet janë angazhuar 1300 deri në 1500 efektiva policie.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Policia me masat e saj duhet te na bindi se eshte ne gjendje te ruje rendin..Jo me frike se mos akuzohet… Nuk mund te pranojme logjiken e mbrapshte se molotovet nuk qene ndonje gje, ndersa policia gjoja perdori masa ekstreme. Policia te ruje rendin ndzj terrorizmit poitik te shtrire ne terren menjers te paguar, deri dhe me te meta mendore. Maskat sjeĺin palextinen ketu. Ne nuk e pranojme.
    Ne se Basha e Meta pretendojne se eshte populli ne proteste, le te maten te dy palrt te mbledhin mbeshtetesit, kush ka me shume e te mos e quajne antimiting… Ndryshe, po u toletua, ky vend e ky popull do perfundoje perfundimisht ne gremine, me falangat e Mamurasit qe sipas ideologut shpirteror, e marrin qeverine per dy ore…Llesh, jo i bute me shume se duhet. Rama ka shume mekate, por largimi permes ketij presioni do te thote rikthim falangash te 97 ne pushtet….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *