Protesta e opozitës, Veliaj: Mbështetja e qyqarëve është reduktuar

Bora Basholli

“Solidaritet i Tiranës me policët e plagosur, dhuna nga bashkitë që janë antimodeli i zhvillimit”.

Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për plagosjen e punonjësve të Policisë nga protestuesit e opozitës.

Përmes një postimi në rrjete sociale Veliaj thekson se 1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë anti-modeli i zhvillimit të kryeqytetit.

Teksa solidarizohet me efektivët e policisë të lënduar, kryebashkiaku Veliaj thekson se çdo herë e më shumë protestuesit po i braktisin.

1 herë në 30 ditë Tirana pret ekskursion dhune nga bashkitë që janë anti-modeli i zhvillimit të kryeqytetit! 1 në 30 – po aq sa është reduktuar dhe mbështetja e qyqarëve! Çdo herë e më pak, e sa më pak aq më dhunshëm! Solidaritet i TR me policët e plagosur! Mirënjohje”, shkruan Veliaj .

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *