Protesta Babale, këto janë simbolikat

Ornela

Opozita e bashkuar pritet të protestojë sot në orën 11:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ kundër qeverisë që sipas opozitës është e lidhur me krimin dhe drogën.

Opozita do kërkojë largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pasi sipas saj vëllai i tij është i dënuar me burg dhe merret ende me trafik droge.

Në simboliken e parë të protestës shfaqet një statujë e drejtësisë me Ramën që mban Kushtetutën e vendit në njërën anë të peshores dhe ministrin Xhafaj, vëllanë e tij Agron Xhafaj si dhe Mosi Habilajn dhe Tahirin në tjetrën.

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj dhe sipas demokratëve, kjo për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

Një simbolikë tjetër është ajo që PD  e quan “harta e familjeve mafioze” në Shqipëri.

Harta është rreth 2 metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar.

Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e përjashtuar për vrasje, prostitucion, trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, si dhe të njerëzve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruçi e Taulant Balla.

 

Pankarta e tretë e opozitës në protestën e sotme para Kryeministrisë është me fotot e Ramës, Tahirit dhe Xhafajt, ndërsa shoqërohen me mbishkrimin ‘Ju e mbani peng Shqipërinë’.

Simbolika e katërt: Përpara godinës së Kryeministrisë, një person ka imituar kreun e qeverisë “duke intervistuar të rinj për punësim”.

PD thotë se “Rama ka nisur intervistat e punës për postin e ministrit të Brendshëm”.

 

o.j/dita

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *