Protesta e PD, sukses për Mesilën

anazapta

Një javë më parë në rrugën përpara parlamentit Mesila Doda pati një incident që duket se e bëri shumë nervoze. Ish-të përndjekurit nëpërmjet fyerjeve dhe sharjeve e larguan atë nga protesta duke i thënë dhe “plehrë”. Por në protestën e kësaj jave zonja Doda nuk e pati të njëjtin fat, se këtë herë aty ishin demokratët dhe punonjësit e bashkisë dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe. Mesila mori mikrofonin në një moment dhe lëshoi akuza ndaj qeverisë duke thënë se është e lidhur me drogën dhe për këtë duhet që të largohet. Sa bukur, sa bukur! Gjatë gjithë kohës që fliste zonja Doda në ekran jepeshin pamjet e Edi Ramës. Ca koiçidence që zonja Doda foli në një kohë me kryeministrin. Demokratët filluan të pyesnin njëri tjetrin, si shpesh ka nisur të dal zonja Doda me këta të mazhorancës…! Gjithsesi nëse do i referohemi incidentit të një jave më parë këtë herë protesta ishte një sukses për Mesilën.

Share This Article
1 Comment
  • Kujdes te dashur miq , kena infomata te sakta qe Mesila asht bamur afije e Edi Rames , nga nje burim i sigurte kena msue se ne rrethana te pa verifikueshme , afija M D do te pranoje propozimin per te ju bashkuar maxharances , per kete ashte ne dijeni padronia e saj ( JT) tash per tash kto jane te rejat,te tjerat tash po i msoni ma vone . Tung , rujuni nga afijet , se ne gjithe boten e bejne ket pune me pare , na ne shqipni e bajme badiava .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *