Protesta e së hënës në Shkodër, Policia rrethon institucionet

J L

Pas njoftimit se Partia Demokratike e Shkodrës do të zhvillojë një protestë mesditën e së hënës, kur Prefekti ka thirrur mbledhjen për konstituimin e Këshillit të ri Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Policia ka vepruar menjëherë.

Përmes një urdhri të brendshëm janë dhënë porosi të qarta për Policinë vendore, por edhe për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në qarkun e Shkodrës.

Sipas tyre, gjatë orëve të para të mëngjesit, Policia do të ndërhyrjë për të vendosur barrikada në ambientet ku do zhvillohet konstituimi i Këshillit Bashkiak, për të cilin është zgjedhur një auditor në Universitetin e Shkodrës.

Gjithashtu janë marrë masa edhe në hyrje të Bashkisë, por si gjithmonë pritet të ketë përplasje mes Policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake, sikurse ka ndodhur vazhdimisht në këtë qark, sa herë që janë organizuar protesta lokale.

Ende nuk ka të dhëna, nëse do të ketë drejtues politikë nga Tirana në protestë, por ajo që është deklaruar deri tani, sipas PD, Shkodër do të ketë shumë qytetarë që do mbështesin protestën dhe rrjedhimisht kundërshtinë për atë që do të bëhet me konstituimin e Këshillit të ri.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *