Protesta e shoferëve të furgonëve në Dibër, 13 të proceduar

Leda Hysa

Policia e Dibrës ka çuar për procedim penal 13  shoferë furgonësh të cilët këtë të diel mbajtën një protestë kundër kompanisë që gëzon liçencën për menaxhimin e tyre.

Shoferët kanë akuzuar drejtuesit e kompanisë se nuk i punëson ata dhe gjatë protestës kanë hedhur gurë ndaj furgonëve të saj dhe kanë penguar pasagjerët që të hipin.

Në këtë situatë kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e tre shtetasve, me inicialet A.K, E.K dhe M.K, të cilët nxisnin turmën të kryente akte agresive.

Ndërkohë, pasi është vendosur qetësia protestuesit janë denoncuar në prokurorinë e rrethit për akuzat e “vetëgjyqësisë”, “prishje të qetësisë publike” dhe “mosbindje ndaj punonjësve të policisë”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *