Protesta e studentëve, vazhdon ngujimi dhe bojkoti i mësimit

Ornela

Ka vijuar edhe sot bojkoti i studentëve. Në disa Fakultete të Tiranës, studentët ndodhen brenda ambienteve të Fakulteteve, duke bojkotuar edhe procesin mësimor, deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë janë ngujuar edhe studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Te fakulteti ekonomik janë më shumë se 50 studentë të ngujuar, ndërsa pritet që të bashkohen edhe studentë të tjerë.

“Do bëhet përsëri një lloj sondazhi, nëse shumica do mësim ne do të respektojmë shumicën. Pedagogët kanë qenë me ne, janë pro kauzës tonë”, tha një student.

Brenda fakultetit të Drejtësisë janë 80 studentët që kanë kaluar natën. Dyert kryesore të Fakultetit vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe si hyrje përdoret dritarja.

Prej disa ditësh studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar edhe te Inxhinieria e Ndërtimit. Ata kanë kaluar natën në kushte normale, ku nuk ka munguar energjia elektrike. Një ditë më parë studentët kanë identifikuar klasat që kanë zhvilluar mësim dhe sot do të tentojnë që të pengojnë zhvillimin e mësimit.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Kushte minimale rinia studentore duhet ti kërkojnë këti populli dhe shteti të varfër dhe të angazhohen në vetë financim kam taku rast të çuditshëm te Shtutgarti studente nga Dresdeni bashkëjetonte me një shqiptarë puntorë krahu për shkak të gjendjes financiare të dobēt që kishte

  • Demokracia nuk eshte per kete popull se nuk e kuptojne.
    Arnautlleku vetem me dhune e kopaçe bie ne karar !

  • Studentet duhet te shtojne edhe nje pike te 10: Te kerkohet pagese nga 30,000 deri 50,000 leke per cdo student te regjistruan ne shkolle, pasi vuajne qe mesojne dhe qe jetojne ne kushte te veshtira, dhe nje pjese te kohes e kalojne neper kafenera nen shoqerine e te dashurave te zemres qe duan me u pagu B-52, vetem keshtu dalin nga syrgjynlleku

  • Studentet po te jene te zgjuar, te vazhdojne mesimin, te refuzojne pagesat masivisht..asnje te mos paguaj.. dhe te protestojne cdo te shtune e te diel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *