Sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike, rreth 70 mijë qytetarë janë nisur nga rrethet pasditen e sotme në drejtim të Tiranës, për t’u bërë pjesë e protestës së tetë të opozitës.
PD thotë se parashikimet janë për pjesëmarrje më të madhe krahasuar me protestën e 2 qershorit.
Po ashtu si edhe në protestat e mëparshme, PD thotë se kërkesa kyçe e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.
“Këtë herë një pjesëmarrje shumë më e lartë pritet nga 4 qarqet e veriut. Sipas përllogaritjeve të përafërta, nga Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi pritet të vijnë për të protestuar në Tiranë rreth 26 mijë protestues. Nga Kukësi raportohen 4500 protestues që janë nisur me autobusë dhe mjete private, nga Shkodra raportohen 9900 protestues, nga Dibra 3900 protestues kurse nga Lezha 7700. Në shifrat e raportimeve nuk përfshihen protestues të cilët udhëtojnë në mënyrë private”, thotë zyra e shtypit e PD.
e.t./dita

70 mila drejt Tiranes
HAHA qesharake!Po Tiransit ku jane pse sprotestojne!Opozita pretendon se ka mbeshtetje.Do vine katundet do clirojn Tiransit nga injorancaaaaa .Qesharake ne grotesk.
1000 autobuza x 50 pasagjere – 50 mije persona, plus 4000 vetura me mesatarisht 4 pasagjere- 16 mije persona, plus 1400 furgona me nga 10 pasagjere sejcili – 14 mije pasagjere. Totali 70 mije pasagjere. Tani po i gjeti ndonje 1000 autobuze, 4000 autovetura dhe 1400 furgone ne Shqiperi te angazhuar sot per protesten une personalisht them hallall ta kete lulushja pushtetin, po nisur nga strategjia tashme shume foshnjore e shqupit per te fryre numrat duke bere presion psikologjik ajo 70 mije nuk eshte me shume se 7 mije, edhe kjo me rezerva, po gjithsesi matematika asnjehere s’ka qene forca e lulushes, tek e fundit perderisa 7×7 bejne 42 atehere edhe 7 mije mund te numerohen si 70 mije. Albanistan hesapi. Yxhym perpara nga fitorja ne fitore duke mbajtur larte flamujt e kongresit.
As 2000 protestues nuk ishin.Shikoni pamjet nga Droni!!
hahahaha cfare trangujsh mban kjo bote duket qe kane mbaruar ne te njejten shkolle me lulzime bashen duke pasur te njejten mesuese injorante te arithmetikes.Vazhdoni,mos e cani torrovilen, shtojini dhe nje zeri se se qeth kush fare,e morem vesh cfare mostrash jeni
Per te mbledhur njerez te pa kenaqur mund te behen edhe sa thote P.D.po crendesi ka ky numer kur nuk kane ide per ndryshimin qe kerkojne.Rruga e forces qe po perdor ky grupim anarshist i perdorur edhe nga alias presidenti eshte i detyruar te deshtoj.P.S.nuk duhet te beje asnje hap pas perball talebaneve shqipfoles.