Ashtu siç edhe ishte lajmëruar një tjetër protestë e dhunshme është zhvilluar ditën e djeshme në kodrat e Liqenit për të kundërshtuar ndërtimin e bashkisë për këndin e lojërave.
Këtë here tubimi organizohej nga Partia Demokratike. Deputetë e këshilltarë të djathtë ishin në krye te protestës. Se bashku me qytetare të tjerë, ata kanë çarë kordonin e policisë, shembën rrethimin e më pas hynë me force në zonën ku po ndërtohet parku.
Në ndihmë të policisë shkuan Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte dhe ato të repartit Shqiponja. Edhe këtë herë nuk kane munguar përplasjet fizike mes palave. Deputetët demokratë denoncuan dhunën e policisë mbi protestuesit dhe se sipas tyre po mbrojnë një objekt të paligjshëm.
Gjatë përplasjes fizike pati dhe persona që humbën ndjenjat e u dërguan me ambulancë në spital. Në dy 2 orë protestë deputetët demokrate qëndruan në zonën ku është parashikuar të ngrihet këndi i lojërave.
Ndërsa përtej rrethimit dhe kordonit te dyfishte të policisë ishin qytetarët e tjerë. Këta të fundit shpesh herë kanë shembur rrethimin duke u përplasur me policinë.
Në mbyllje te protestës demokratet deklaruan se do te vijojnë tubimin kundër paligjshmërisë se Bashkisë. Më herët përmes një reagimi për shtyp kryetari Veliaj e ka cilësuar hipokrizi sjelljen e Partisë Demokratike. Veliaj i ka kujtuar kryetarit Basha 1090 ndërtimet pa leje në parkun e liqenit si dhe po ashtu vendimin politik për prishjen e mbikalimit te Zogut te Zi.
Ndërkohë protesta e demokrateve u mbyll rreth orës 13:00 të mesditës. Mes tyre pati dhe te lënduar, si kreu i grupit te PD ne këshillin bashkiak, i cili u shoqërua ne ambulance.
Por dhe të moshuar që për asnjë moment protesta dhe zhvillimet e saj, nuk arritën t’ua prishin lojën e dominosë.
Larg Florencit, se të rreh
“Dita” e ndoqi nga afër protestën dhe fotoreporteri ynë në përfundim të saj, teksa po mundohen të fotografonte çaste nga shpërndarja, u kërcënua nga Florenc Hoxha, ish drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës.
Hoxha, u drejtua me fjalët: largohu që andej se ta marr aparatin ta fus në grykë.
Ndërsa qëndronte nën shoqërinë e Albana Vokshit dhe disa djemve të tjerë që, flisnin me të njëjtën vrazhdësi si edhe “miku” i tyre, ai vazhdonte të drejtohej me fjalë fyese, edhe pse askush nuk po e shqetësonte.
Pa pushtet edhe fletë në këtë gjuhë, imagjinoni të ishte ai në krye të policisë bashkiake, çfarë mund t’i ndodhte protestuesve! Larg Florencit, se të rreh!/DITA

Ku hajdut ordiner dhe b** q** persa kohe kaene ne bashkine vjrdhur e drejtuar nga Lulushi ka bere kerdine duke fryre xhepin e tij dhe te Kryecarit. Ky kelysh kurve ka llogari dhe esape per te lare me qytetaret e thjeshte, nuk eshte aq trim sa duket, gafurret kur eshte para kamerave dhe i rrethuar me bajga te tjere sic eshte vete.
Egersirat behen edhe me te rrezikeshme kur plagosen
. Saliut po i shtrengohet laku,ndaj po humbet durimin .