Protesta/ MB: Institucionet u sulmuan por mungoi molotovi

DITA Online

Zëvendës ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka dalë sërish sot para mediave 60 minuta pas mbylljes së protestës së opozitës që u shtri në të gjithë Tiranën.

Në një deklaratë për mediat, Lamallari deklaroi se u sulmuan të gjithë institucionet në mënyrë të jashtëligjshme por mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov, çka për të do të thotë se kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht mund të kontrollojnë dhunën.

Megjithatë sipas tij, protesta e sotme prodhoi paligjshmëri të shumta dhe vijoi të mbetet pa asnjë masë sigurie të marrë nga organizatorët e saj.

“Trafiku rrugor pësoi bllokime të vazhdueshme në disa akse kryesore të qytetit dhe pavarësisht përpjekjes së vazhdueshme të efektivëve të policisë rrugore, dëshirojmë t’i kërkojmë ndjesë qytetarëve për vështirësitë në lëvizje mbrëmjen e sotme.

Ministria e Brendshme shpreh mirënjohje për angazhimin profesional dhe për vetëpërmbajtjen e admirueshme të të gjithë forcave policore përballë provokimeve të shumta dhe të vazhdueshme”, u shpreh zëvendës ministri.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • nuk mjafton te thuhet mungoi molotovo apo lomonosovi,por duhet te hetoni se nga vijne keto flakhedhsa,kush i pregatit ku preg dhe kush i financon keta shpellar qe pretendojne se nuk kane buke per te ngrenen se jane te pa pune etj…..
    Ai qe vraponte si struci nga frika e policis me donkishot lulin kane aq para sa te mbulojne Shqiperine me molotova.
    dhe ai komunisti fytyrvrerosur me sypeshkaqenin kane aq para sa te blejne te gjithe shpellaret antishqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *