Gomerë dhe maska, opozita tenton ironinë në vend të molotovëve

Edona Llukacaj

Opozita e bashkuar protestoi këtë të hënë të 8 korrikut, pas 30 qershorit.

Protesta u mbajt në dy stacionet tradicionale, Kryeministri dhe Parlament.

Në këto ditë të nxehta korriku opozitës i është shtuar edhe një sfidë tjetër: lirimi ose jo i zyrave nga kryebashkiakët e djathtë.

Rreth një orë para nisjes, Partia Demokratike ka deklaruar se drejt Tiranës kanë udhëtuar rreth 70 mijë qytetarë për të marrë pjesë në protestë.

Sipas PD-së, këtij numri i duhen shtuar edhe qytetarët e Tiranës.

Disa mbështetës të opozitës dhe protestues janë nisur në këmbë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në duar ata mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Rama ik” në 3 gjuhë, shqip, anglisht dhe gjermanisht, si dhe kujtohet shifra prej 85 % e shqiptarëve që sipas PD refuzoi farsën e 30 qershorit.

Veç mesazheve politikë, protesta ka dhe doza ironie ndaj kryeministrit Rama. Për këtë, nga selia e PD është nisur drejt sheshit të protestës edhe një gomar, të cilit përfaqësues të PD i kanë veshur një “bluzë” kur shkruhet “PS 30 qershor”, si ato që mbante Rama gjatë fushatës.

Një kuti e madhe votimi 2 metra e larte mbahet nga të rinjtë që në fytyrë mbajnë maskat e protagonistëve të dosjeve të votave 339 dhe 184, Vangjush Dakos, Damian Gjiknurit, Ulsi Manjës dhe personave të tjerë të përfshirë në audiopërgjimet e botuara nga BILD.

Një pjesë e protestuesve mbyllen gojët me fasha për të simbolizuar mungesën e fjalës së lirë.

Nuk mungojnë as fotot e diktatorit koreano verior, Kim Jong Un.

Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Astirit, që protestojnë prej muajsh, si dhe artistët që janë kundër shembjes së godinës së teatrit.

 

e.ll./dita

Share This Article
9 Comments
  • me cfare po ndodh sidomos keto muajt e fundit..cfardo te kete bere Enver Hoxha ja kam falur..
    .
    E kam falur se paskeni qene popull bastard qofte keto qe djegin vendin..qofte dhe intelektualet indiferente qe nga ismail kadavra deri te intelektuali kostrec i dites..
    .
    E kam falur se cfare ka ndodhur pas 1992-it jane vecse skenare te lexueshem te miq & armiqve tane

  • po vini mer maska kafshesh

    ndac te egra apo te buta .
    vini maska gamoresh ,derrash ,
    koken e sali brrishes si maske , te boshes , metes ,

    me brire mbi koke ,

    keshtu po qe do kishte pak sens paraklimi ,
    por

    jo me kto budalliqe si idiot qe kerkoni duartrikitje .

    naaa carin do merrni ga publiku asnji aplauz
    seose jeni thjeshte te merzitshem e pa ide .

    ky s’eshte Humor per Qytetaret per shpellaret .
    hajt pirdhuni fuck off

  • kur dhe njerzit ishterojnë opozitës atëhere zgjidhia e vtme janë gomerët si vet gomerët që drejtojnë që drejtoinë protestën

    prit gomar
    të mbijë bar
    që luli
    të bëhet i par

  • Nuk asht problemi qe luli te bahet i pare.Por kryesorja asht te shpetojme nga arrestimet qe iu ndigjohet aroma qe kunderrmon SPAK & BKH.Mbas keti sikletit te marrin pushtetin e ti sherbejn agjentures se Beogradit ku shqupi mban jo pak agjenta te tille.

  • Qenka rritur pjesmarja me ardhjen e mbeshtetesve te rinj te PeDe-rave te SHQUP-it…Fitore, he mor Ram ik tani se na lodhe…ha ha ha Parti gomeresh.

  • Nuk ke gfomker me te natyrshem, se “protestuesit kombetar’ qe jane oakuar me shume se vete gomeret,duke degjuar gomar in me origjine gomaresh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *