Protesta në Rinas/ Ministrja Balluku takon 65 kontrollorët, do të diskutohet për kërkesat

Ornela

Pasi pezulluan punën paraditen e sotme, kontrollorët e AlbControl në Rinas presin në takim sot ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.

Kontrollorët pasi pezulluan punën janë rikthyer në zyrat e tyre dhe presin Ballukun tashmë për të diskutuar për kërkesat e tyre.

65 kontrollorët kanë disa kërkesa që pritet t’i negociojnë ndërkohë që prej mungesës sot në punë për rreth 30 minuta ndikuan drejtpërdrejt në vonesën e dy fluturimeve Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë.

Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

 

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • I heqin njerexit nga puna si pulat kta bajraktare te majte e te djathte….bravo kontrolloret qe solidarizohen me kolegun…kjo mund tu ndodhi dhe atyre…..kta drejtues qe largojne njerexit nga puna duhet te paguajne gjyqet e fituara por askujt si intereson kjo se re gjithe njesoj veprojne…..

  • Nga 4400 dollare ne muaj iu ka shkuar 2490 ne muaj.
    Iki une kontrollor me 2000 ne muaj.
    T’ia u besh nenat pak e kane.

  • Po te njejtet persona qe komentuat tek lajmi i pare jeni si TONI dhe specialisti. Po pse mo ju qifsha grate ne qe paguhemi 500.000 leke cfare duhet te bejme? Po ata qe marrin nen minimumin jetik mos duhet te bdesin? Çfare jane keto strese qe u shkaktokan se nuk marr me 4400 dollare po 2400.

  • Jane punonjes ne sektor strategjik.nuk ka dhe nuk hyn ne punen asnje sindikate. HAPESIRA AJRORE TE MERRET URGJENTISHT NE KONTROLL NGA FORCAT E ARMATOSURA.mund te punojne ne te punonjes operatore civile,por ne kushtet te nje kontrate qe i pergjigjet rendesise strategjike te sektorit, si punonjes civile ne ushtri. Asnje leshim. Pergjegjesit para ligjit per cenim te sigurise kombit are. Te tjerat qe i shkojne mbrapa pas boleve te dashit te pushohen nga puna me ate motivacion”kontribut per cenimin e sigurise kombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *