Protesta në selinë blu, shkon në 60 numri i të shoqëruarve nga Policia

J L

Ka shkuar në 60 numri i personave të shoqëruar nga Policia e Shtetit, pas trazirave që u zhvilluan ditën e djeshme në selinë e Partisë Demokratike.

Një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda.

Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë.

Teksa përplasja intensifikohej, Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e Policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën dhe duke nisur shoqërimet e para.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *