Protesta në Shqipëri, DW: Ndër më të varfrit e me çmimet më të larta

J L

Çmimet e karburanteve në Shqipëri llogariten si më të shtrenjtat në Europë. Rrogat ndër më të ulëtat. Mijëra qytetarë protestuan të shtunën kundër rritjes së lartë të çmimeve në vend.

Protestat në Shqipëri filluan nga mesi i kësaj jave, (09.03.) kur çmimi i karburanteve u rrit me më shumë se 40 përqind dhe qeveria deklaroi se tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare të karburanteve kanë pësuar luhatje nga lufta në Ukrainë.

Protesta e së shtunës (12.03.) kishte një pjesëmarrje më të madhe se ato parë të tri ditëve më parë. Me parulla antiqeveritare si “Do dalim në rrugë me qindra dhe mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, “Taksoni oligarkët, jo qytetarët”, protestuesit mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: Protestuesit morën fjalën para godinës së kryeministrisë me një kërkesë të njëjtë: ndalimin e rritjes së çmimeve.

Çmimet e karburanteve – më të shtrenjtat në Europë

Protestuesi Shkëlzen Margjeka, me profesion ekonomist thekson për DW se rritja çmimeve është abuzive.”Çmimi i naftës në Shqipëri, edhe pa rritjen për të cilën jam sot në protestë, ka qenë më i larti në Europë. Nëse në vendet e BE një litër naftë në janar ishte 1,3 euro, në Shqipëri ishte 1,6. Nëse krahasohen pagat në vendet e BE me ato në Shqipëri situata është sa qesharake aq edhe dramatike. Nga ana tjetër rritja është abuzive. Shqipëria ka importuar 120 mijë ton naftë kur në një muaj shpenzon vetëm 50 mijë ton. Deri në maj vendi ka rezerva dhe nuk ka pse të ngrihet çmimi. Taksat në Shqipëri janë më të lartat në Europë. Edhe rritja e çmimit të miellit është abuzive pasi ka rezerva për 3 muaj. Reagimi i institucioneve shtetërore ndaj rritjes së çmimeve është shumë i vakët. Për sa kohë shteti mbahet me taksat tona, qeveria duhet të përgjigjej menjëherë. Ka një reagim të fuqishëm qytetar në këtë protestë, kam besim se ajo do të ketë ndikim pozitiv”, thotë Shkëlzen Margjeka për DW.

 

 

Shtresat e varfra dhe pensionistët në zgrip për jetesën

Shtresat e varfra që marrin një mbështetje më pak se 100 euro në muaj dhe pensionistët me 150 euro pension nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Protestuesja Alketa Grepcka, pedagoge në Universitetin Bujqësor thotë për DW: “Rritja e çmimeve të shportës prek gjithë popullatën, por sidomos plotësimin e nevojave bazike të pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Por edhe ne intelektualët prekemi nga çmimet e larta të shportës. Paga ime është 500 euro në muaj, taksat janë të larta, Lufta është në Ukrainë, qeveria duhet të marrë masa për të zbutur pasojat dhe jo një ditë të bukur zgjohemi me rritje stratosferike të çmimeve,” thekson ajo për DW.

Pasuria kombëtare zotërohet nga 3 përqind e popullsisë

Në protestën e së shtunës kishte një pjesëmarrje masive të rinisë. Protestuesja Flavia Osmani, aktiviste, studente në Fakultetin e Ekonomisë thotë për DW: “Unë dhe bashkëmoshataret e mi që jemi sot në protestë mendojmë që kemi një sistem të korruptuar, ku pasurinë publike, kombëtare e zotërojnë vetëm 3 përqind e popullsisë. Qeveria mbështet vetëm më të pasurit. Kemi ardhur në një pikë, ku çmimet janë dyfishuar, kur paga minimale është 250 euro. Në një ekonomi kaq të vogël sa kjo e Shqipërisë çfarëdo lloj ngritjeje çmimesh bëhet nga oligarkë të pasur. Kjo protestë nuk ka vokacion politik. Popullit i ka shkuar thika në kockë, nuk mban më. Një byrek që ishte 2,5 euro tani është 5 dhe ne studentët po mendohemi tani, ta marrim për mëngjes apo jo,” thotë për DW Flavia Osmani.

Protestat kanë shpërthyer edhe në qytetet e mëdha të vendit ku protestuesit kanë bllokuar rrugët kombëtare.

Qeveria miraton aktin normativ

Në kohën kur zhvillohej protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë godinës së kryeministrisë, kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje të qeverisë ku u miratua Akti Normativ, që vendos një normë dhe monitoron çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Protestuesit deklaruan se do ta vazhdojnë protestën e tyre në ditët e ardhshme. / DW

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Sapo lexova nje njoftim ne facebook dhe u skandalizova nga protesta mbareshqiptare qe po behet ne Shqiperi. Nje vajze rreth dhjete vjeçe i kishin dhene mikrofonin ata qe udheheqin protesten dhe bertiste ne mikron: o Rama, o legen ! Kjo do te thote qe kjo proteste eshte marrezi, ne krye ka antishqiptare dhe prindrit e kesaj vajze jane armiq te betuar te kultures, edukates dhe shqiptarizmit. Si mund ta lejoshe nje femije qe te beje veprime te tilla? Neser do te jete ajo nje kuader apo politikane dhe keshtu politika shqiptare eshte futur ne ullukun e hajduterise, injorances, krimit makaber, prandaj ai i deleguari Monikes dhe Ilirit ai qe artisti vlonjate aktori i pjerdhur Florian Bina, te dale dhe ti kerkoje falje popullit per kete çrrenjosje qe i ben brezit te ri duke e qelbur si veten, Ilirin, Saliun apo kushdo tjeter qe u vete pas; ti kerkoje publikisht falje popullit se ndryshe ne Vlore do te kete pasoja te pakaperxyeshme per te. Qelbesirat kane dale e ç’edukojne dhe femijet, halete e kohes! KJo eshte e ardhmja?!

  • Armiqë të kulturës , edukatës dhe shqipëtarizmt janë Edi Rama me biznesmenët patronazhistët e tij që arritën në bashkpunim kriminal për 9 vite kobëzinjë të kusarisë qeverisëse tu bëjnë jetën ferr shqipëtarëve dhe ta bëjnë Shqipërin një vënd të mallkuar ku njeriu i ndershëm nuk mund të rroj më me djersën dhe mundin e tij dhe pa vjedhur dhe

    500 000 mijë shqipëtarë, një shifër e nivelit të një spastrimi etnik, jo si individë por familjarisht kanë emigruar dhe

    në vëndet ku jetojnë e punojnë janë të kënaqur se jetohet normalisht dhe kanë një të ardhme për fëmijët e tyre dhe nuk kthehen më.

    Është krim me përmasa të frikshme dhe armiqësore që për 9 vjetë të zhduket dega e rëndsishme e ekonomisë, blegtoria që nuk ka ndodhur kurrë edhe në pushtimet më barbare dhe

    në fshatin tim që ka patur, si në të gjithë fsahtrat e Shqipërisë, para 9 vjetësh, rreth 250 krerë lopë, tani nuk janë as 40 dhe nuk ju gënjej, nuk po furnizojnë me qumësht banorët e fshatit, pa le të furnizohen me qumësht dhe mish të freskët fabrikat përpunuese. Ju mashtrojnë paturpësisht me reklamat për qumësht të freskët, të gjitha produktet e qumshtit janë me qumësht pluhur dhe produkte kimike nga Serbia dhe ndonjë vënd tjetër.

    Me Open Ballkanin hoqën me djallëzi edhe shërbimin veterinar për të eksportuar, pse jo, edhe produkte blegtorale të skaduara dhe të dëmshme për shëndetin.

    E vranë blegtorinë me kallashnikovin e çmimit skandaloz 37 L për litër qumësht nga kusarët fabrikantë duke u lën fitim vetëm bajgat dhe fshatarit të shkretë , i vodhën edhe subvencionin 10 L të rinjë për një litër qumësht që kurr nuk mbrriti tek blegtori, dhe,

    horri kryeministër, në vënd që të hetonte kusarët që i kan vjedhur subvencionet dhe të ndalonte këtë vjedhje vrasëse për blegtorin i hoqi fare ……..hoqi dhe taksën e projektuar për qumshtin pluhur të importuar duke i dhën goditjen përfundimtare që edhe ato pakë lopë që kanë ngelur të zhduken dhe horrit

    ti ngelen vetëm lopët e rracës të Akademisë groteske të barinjëve të tij me kryelopë, ministreshën idjote të bujqësisë dhe ndonjë lopë fshati për kopshtin zoollogjik të nivelit global që po ëndërron të krijoj së shpejti keryeministri ynë novator dhe largpamës.

    Tani do të vras edhe bujqësinë, gjithëmon në basshkpunim me patronazhistët agrobiznesmenë që para disa ditësh urenë e bën nga 11000 L kuintali në 10300 L ,por dje , mbasi muarën vesh që kusari Rama krijoj bordin me kusarët oligarkë të naftës , dhe deklaroj që nuk do të ul taksat e kusarisë sikur edhe 45000 ti vijnë posht zyrës, ata , agrobiznesmenët e kuptuan që Edi Rama është me ata , kusarët dhe sot urenë e kishin shitur me çmimin 13000 L të rinjë për një kuintal.

    Armiqtë e shqipëtarëve Edi Rama me bandën e tij të agrobiznesmenëve kusarë patronazhistë janë të vendosur që me ngritjen e çmëndur të çmimeve të zhdukin edhe bujqësinë dhe fshatarët të ikin të gjithë në emigracion për të sjell skllevër nga Bagladeshi dhe Nigeria që

    “nuk meren me thashetheme, nuk kërkojnë rroga të larta, janë profesionistë, nuk janë dembela si shqipëtarët, për më tepër nuk flasin shqip” por

    “në qoftëse edhe këta skllevër do të mësojnë shqip” shton me largapamësi arkitekti i spatrimit etnik të trojeve tona nga shqipëtarët në bisedë me biznesmenët, ” juve patronazhistët e mi do ti përzini edhe këta sikurse do të përzem shqipëtarët”.

    Mos shpresoni që të ulen çmimet. Ngritja e çmimeve është pjesë integrale e planit që, duke u a bër jetën skëterr shqipëtarëve, të emigrojnë dhe të realizohet spastrimi etnik i vëndit për ta ripopulluar me skllevër të llojit bagladeshas që

    në 2030 të shpallet në trojet tona emirati i Arnautstanit i sunduar nga dinastia e emirit Rama I Edi efëndëm dhe trashgimtar të fronit Rama II Zaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *