Organizata Eco-Albania dhe shoqata të tjera pro-mjedisit zhvilluan sot në Tiranë një tjetër protestë kundër dhjetëra hidrocentraleve të vegjël, që po ndërtohen në gjithë Shqipërinë.
Ekspertët dhe vullnetarët nga komunitetet e prekura nga këto nisma pohojnë se HEC-et e vogla janë jo-fitimprurëse, por shkaktojnë dëme massive dhe të pakorrigjueshme mbi natyrën shqiptare.
Mbi 500 leje për ndërtim hidrocentralesh të vogla në të gjithë burimet ujore të Shqipërisë kanë ngritur në protesta bashkësitë e prekura të banorëve nga veriu në jug.
Protesta e sotme përballë kryeministrisë bashkoi shoqata të ndryshme banorësh anembanë vendit për të protestuar kundër shkatërrimit të pasurive natyrore.
Protesta kundër ndërtimit të hidrocentraleve para kryeministrisë bashkoi shumë prej atyre që hidrocentralet e planifikuar të ndërtohen në lumenjtë shqiptarë u prekin jetën bashkë me zonat e mbrojtura, natyrën e egër, burimet ujore dhe zonat e banuara.
Ata rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre, tokat bujqësore, ujin e pijshëm, furnizimin me ujë për vaditje dhe peizazhin e trashëguar ndër breza.
Me gjithë ndikimin e madh në jetën e tyre, komunitetet më të prekura nuk janë të informuar për projektet e hidrocentraleve të planifikuara në oborret e tyre, aq më pak të konsultuar.
Ndaj ata po përpiqen me vendosmëri të mbrojnë lumenjtë e tyre.
Protestuesit kërkojnë rishikimin dhe anullimin e lejeve ndërtimore për diga për lumenj, të cilat janë diga kundër jetës së tyre, bujqësisë dhe natyrës shqiptare./ VOA
e.ll/dita

Kjo asht proteste qe ia vlen te merret me shume seriozitet parasysh dhe qeveria te pranojne kushtet qe kerkojne protstuesit.
Me ne fund shoqeria e mekur civile qe nuk pyetet nga agai
E gjithe bota e ka mesuar se , ne ditet e sotme nuk mund te parafytyrohet jeta , pa energji elektrike ! Keta njerez . bile edher nga shoqeria “civile” , qe nuk e lejojne shtetin as per HEC-e dhe as per TEC-e , ne cilin planet jetojne ? Mua me duket se perfaqesojne vetem “kulturen” parahistorike Berishiane . Kjo eshte , si te duash buke dhe te mos lejosh mbjellen e dritherave !
Duket se jane malesore (jo maloke) , qe u zgjuan tani , pas epokes berishiane ! Ku ishin deri dje , kur bajraktari beri kerdine me HEC-e , furra gelqereje ne Kruje- Kurbin , landfillet ku digjeshin plehrat e mbulonin me tym te zi qendrat e banuara e sa e sa te tjera , dhe sot kerkojne standarte alucinante ? ? ? ! ! !