Sot beteja e fundit e Berishës për të ‘rrëzuar’ Bashën! Kreu i PD e sfidon, organizon mbledhje në seli me Kolegjin e Kryetarëve dhe me Kryesinë

Ornela

Sali Berisha ka thirrur sot një protestë para selisë blu, si ‘beteja’ e fundit për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra.

Protesta do të mbahet sot në orën 12:00 para selisë së PD, me qëllimin për të hapur dyert e ‘shtëpisë së demokratëve’, sikurse ka premtuar ish-kryeministri. Kjo protestë vjen pas nuk u respektua 5 janari, afati që ai i kishte lënë Bashës për të liruar selinë, gjë e cila nuk ndodhi.

Ndërkohë që na ndajnë pak orë nga protesta, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e tij, ashtu siç e kishte paralajmëruar, se kjo e sotmja do të ishte një ditë normale pune.

Një orë para protestës së thirrur nga Sali Berisha, Lulzim Basha do të mbledhë në selinë e PD Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. Pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.

Berisha premtoi dje se se protesta do të jetë paqësore e nuk do të preket asnjë punonjës i PD, por nga ana tjetër Basha flet për skenare dhune me banditë e kriminelë.

Megjithatë Basha ka thënë se janë gati për çdo gjë, ndërsa masa ka marrë edhe Kryeministria, duke ‘blinduar’ derën kryesore ashtu si kurse është bërë në çdo protestë të së shkuarës.

“Lufta” Berisha-Basha shpërtheu në 9 shtator 2021, kur Lulzim Basha, me kërkesë të SHBA, pezulloi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, për shkak se ishte shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë.

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Ky eshte Parku Zollogjik i Edit….
    I ka mbyllur qe te mos i ikin!
    Por sot Saliu mendon te heq hekurat e kangjellat per tu dhene liri banoreve te ShQUP-it

  • Sali bisha pjesë e konglomeratit antipopull. E presin byrzylykët, le t’a udhëheqë partinë udb dega Tiranë, nga burgu

  • Basha tani duhet te lexoje rreth strategjise qe ndiqte Skenderbeu per te mbrojtur Krujen nga rrethimi i Turqve , nese i ndjek pike per pike ai e ka te sigurte mbrojtjen e selise , ne balle te mbrojtesve duhet te emerohet kryetrimi Bardhi ndersa Berisha ne krye te sulmuesve te vendose krye jenicerin Bajrak ( flamur) Noka , populli Shqiptar , sot do te kenaqet duke pare live ndeshjen tragji-komike te pushtimit te selise se nje partie qesharake suksese Skenderbeut te PD

  • Basha tani duhet te lexoje rreth strategjise qe ndiqte Skenderbeu per te mbrojtur Krujen nga rrethimi i Turqve , nese i ndjek pike per pike ai e ka te sigurte mbrojtjen e selise , ne balle te mbrojtesve duhet te emerohet kryetrimi Bardhi ndersa Berisha ne krye te sulmuesve te vendose krye jenicerin Bajrak ( flamur) Noka , populli Shqiptar , sot do te kenaqet duke pare live ndeshjen tragji-komike te pushtimit te selise se nje partie qesharake

  • Dikur thonin:Ne kuvend te bajrakve te malcis se GJakoves zhurma e shamata nd deri ndigjohej ne Shkoder kurse ne kuvendin e bajrakve te Mirdites vetem gumzhitja e mizes ndigjohej ne Shkoder.
    Prandaj mos u habitni.Asgja nuk ndodhe ato vetem lehin.Eshte natyre e ketij bajraku me kercenu e me te vra ne prite.Ne fakt vetem bajrakun e dugajgjinit kjo treve ka pas frige.Analogjin basoj e kuptoni.

  • Ruene Ju demokrat e kah te del
    basha rrasjani Fyysshek e largone
    prej asai toke qe e ka mjeru ky
    faqezi dilingji ! Rrnoft Salih berisha
    qe eshte ne lufte me hajna , me bisha
    e pisa Me rodin e shkive e Sarrusave

  • Zoti Sali Berisha, 30 vjet rrjesht i antemuar me lloj epitetesh, si vrasës, si kontrabandist nafte e armatimesh, si agjent i disa shrbime sekrete të huaja, si kusar i pasurive të vëndit, si drejtues i grushteve të shtetiti, si shkatrrues kronik i pa mëshirshëm i zgjedhejve të lira, si shkatrrues i një shteti të tërë bashlkë me ushtrinë në 1997 …….ama as një herë i denoncuar nga burrat e fisëm politikanë, gjykatës, qeveritarë e lloj lloj që për 30 vjetë i recitojnë këto epitete publikisht, as një herë i thirrur nga prokurorët edhe ata të SPAK që nuk falin edhe një fakir edhe për një 500 Lekshe dhënë një polici.

    Me petkun e liderit kampion dhe model të demokracisë, duke mar flamurin e braktisur me kohë të luftës kundër krimit, kusarisë dhe korrupsionit, për zgjedhje të lira e të ndershme, për të rrëzuar qeverinë e kusarit Edi Rama që flirton në një krevat, atë të Open Ballkanit me të dashurin e tij serb Vuçiç,

    zoti Sali , në krye të revolucionit paqsor do të provoj forcën e tij me pushtimin paqsor të një ndërtese, selin e PD që i takon vetëm atij Saliut personalisht.

    Për këtë me prerogativat e kryeministrit të ardhëm të Shqipërisë, ka emëruar njeriun më demokrat, më të pregatitur, më të mënçur, më elokuent në të folmen e tij, zotin Flamur Noka si komandant të përmbaruesve revolucionar që do të sulmojnë paqësisht selin e PD që të kapin rob, gjall a vdekur, tradhëtarin personal të Saliut, Lulëzim Bashën dhe ta sjellin zvarr te këmbët e tij me turp.

    Në një ceremoni zyrtare për dhënjen e vendimit të përmbarimit për marjen e selisë së PD, zoti Sali , si Gazideden dikur, e gradoj gjeneral të përmbaruesve zotin Flamur , dhe me durtrokitje të këshillit të reformimit të PD i qepi vet shoku Sali personalisht spaletat e gjeneralit të përmbarimit me lesh të trash dhe të fort dhije nga ato të rracës tropojane dhe me siguri,

    gjeneral përmbaruesi Flamur Noka me strategjinë e tij po ve në lëvizje trupat elitare revolucionare përzgjedhur nga ajka e trupave ndëshkuese të gjeneral matematikan Gazidedes, nga policët trima të gjeneralit të famshëm Agim Shehu dhe nga trupat elite të pregatitur në Britaninë e madhe për hapjen e dyerëve me shqelma dhe për vrasje me pagesë, po kështu në radhët e tij , në vijën e parë do të jenë ish presidenti Bujar Nishani, zoti Tritan Shehu, një far Këlliçi……që kanë bër seriozisht pregatitje për hapjen e dyerëve me shqelma dhe për tërheqin e njerëzve zvarrë në qoftë se do të kundërshtojnë procesin e ligjshëm të përmbarimit firmosur nga vetë gjykatsi kompetent zoti Sali Berisha.

    Parashikohet që në krye të formacionit të përmbaruesve do të jetë zoti Sali që do ta fusin në një arkivol dhe me të në dor Flamur Noka , Edi Paloka. Bujar Nishani, Tritan Sehu edhe një farë Kokalari, nën brohoritjen e përmbaruesve do të thyejnë derën kryesore të selisë.

    Ky sulm ballor do të kombinohen nga sulmi i përmbaruesve që po përfundojn një llagëm posht zyrës së Lulzim Bashës, nga sulmi me përmbaruesit që do të ngjiten me shkallë në katet e sipërme, me përmbaruesit që me leva , matropikë, kazma, dajak vegla të zakonshme për përnmbaruesit do të shqyejnë dritaret dhe

    mbasi të futen, përmbaruesit Bujar Nishani, Flamur Noka , dhe ajo Kokalari do të ken nderin dhe përgjegjësin të kapin Lul Bravën dhe d më prekse dhe emocionuese e procesit të përmbarimit

    do të fusin në zyrën e kryetarit të PD arkivolin me Sali Berishën brënda , do ta nxjerin me brohoritje në një ceremoni të denjë për këtë çast historik të PD dhe ai

    do të deklaroj

    “Më thon Sali Berisha mue, dhe ti Blinken në qoftë se nuk do t’më heqësh non gratën, nesër do të mar Kryeministrin me përmbaruesit e ligjshëm të revolucionit tim demokratik dhe do ta hedh Edvi Kristaq Ramën në Lanë që ti bëj shoqëri Lul Bravës, pasnesër do të mar me sulm paqsor me përmbaruesit e mij me arkivolin me mue brënda, Ambasadën amerikane dhe do të hedh edhe Kimin në Lanë bashkë me dy të parët”

    Ndërkaq zotërinjtë Spartak Braho do të vazhdojnë të radhisin me nge e me kompetencë, me analiza të gjithëanëshme si këto 30 vjetë edhe në gazetën Dita krimet e panumërta të Saliut që preket fort edhe sikur të jenë botuar në nga “letra higjenike” e Saliut NjuJork Tajms.

  • Sic thashe para disa ditesh, (se nuk i kam pare lajmet keto 3-4 ditet e fundit), ne krahun e Berishes do te veprojne te ashtuquajturit ‘provokatore’, te cilet me dhunen e tyre do bejne qe te nderhyje policia dhe Basha te dale heroi i dites!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *