Kapitulli XII, njihni IALPP-të, sivëllezërit e PPP-ve famëkeqe

Leda Hysa

Çfarë janë IALPP-të, sivëllezërit e PPP-ve famëkeqe me te cilat eshte identifikuar pakthyeshem Rilibdja. Cfare nenkupton ky term i sperdredhur i shpikur enkas për të maskuar kalimin e universitetit publik nga pergjegjesia e shtetit nen kontrollin e grupeve financiare. Tjetersimi i nje strukture gjigande ngritur ne mbi gjysem shekulli permes nje procedure tinzare kaluar perciptazi vetem me 30 fjali!

 

Nga Mimoza Hafizi*

Kushdo që është ndeshur profesionalisht me Ligjin e Arsimit të Lartë, e di se vorbullat e tij ciklonike janë të quajturat IALPP, sivëllezërit e PPP-ve famëkeqe, me të cilat është identifikuar pakthyeshëm qeverisja rilindase. IALPP shërben si akronim për 5-fjalëshin ‘Institucione të Arsimit të Lartë, Publike të Pavarura’. Ky term i spërdredhur alla-shqiptar është shpikur enkas për të maskuar një tip shkolle të lartë, të cilën duan ta krijojnë me dy motive:

  • Që fondet publike t’i shkojnë universiteteve private, sapo ato ta kenë ndryshuar fasadën ligjore;
  • Që klientët e universiteteve publike-kështu i konsideron rilindja studentët-bashkë me institucionin e tyre, t’i hidhen tregut privat. Thënë më thjeshtë, universiteti publik të kalojë nga përgjegjësia e shtetit nën kontrollin e grupeve financiare.

Ka vetëm 6 nene për IALPP-të, të cilat nuk zënë as dy faqe dhe formojnë një kapitull, me numrin XII. Përmes një procedure tinëzare, kaluar përciptaz vetëm me nja 30 fjali, qeveria merr fuqinë të tjetërsojë atë strukturë gjigande, ngritur në mbi gjysmë shekulli. Me 6 nene, të 60 vitet e universitetit të Tiranës treten pa kthim!

Në kohën e debateve për ligjin e arsimit të lartë, të gjithë bashkë së paku bëmë të mundur që zbatimi i kapitullit XII të shtyhej për njëfarë periudhe. Me shpresën e vakët se ai mund të ndalej, për arsye të dy barrierave që priteshin në vitet pasuese të atij korriku 2015.

Barriera e parë mund të ishin zgjedhjet universitare të prill-majit 2016. Në fushatën disajavore, pedagogët dhe aktorët e tjerë do të duhej ta rimerrnin temën e IALPP-ve. A nuk ishte e natyrshme që kapitulli XII i ligjit të quhej kauza udhëheqëse e debatit universitar? A nuk duhej që trupa akademike të zgjidhte rektorët, dekanët, shefat e departamenteve apo senatorët luftarakë, që mund t’i viheshin kundër qeverisë në tentativat e saja vrastare?

Por kjo nuk ndodhi.

Përkundrazi, fushatën zgjedhore e zhurmoi ndërhyrja e bandave kriminale në universitet, e mpiu heshtja vetmitare  e pedagogëve të mbyllur nëpër zyra e laboratore, e demotivoi lista pesimiste e kandidatëve për postet drejtuese, me të njëjtët emra  radhitur, që këmbenin postet prej 20 vitesh. Laku i mbyllur i njerëzve me CV të varfra në kontribute të vërteta shkencore, libra, konferenca, e artikuj, por të pasura në akuza për abuzime, korrupsion, e klientelizëm, mbyti çdo mesazh shprese. Nën shëmbëlltyrën e politikës, makina ciklike që sillet prej dekadash mes pushtetit dhe parasë, do të vazhdonte t’i tërhiqte zvarrë edhe universitetet publike. Por kësaj here duke i lënë fatalisht zbuluar nën shpatën goditëse të lakmisë së grupeve oligarke, nën kapitullin XII të ligjit.

Barriera e dytë duhej të ishin zgjedhjet politike të 2017-ës. Përse jo që partitë në garë ta kishin universitetin një kryetemë të debatit?

Sa duhet të jetë financimi për arsimin? Po tarifat studentore? Si mund të arrihet progresi cilësor i arsimit të lartë? A e mbështesin partitë krijimin e IALPP-ve? A do të nxisin që fondet publike për arsimin e lartë t’u jepen grupeve private? Apo do të mbështesin arsimin publik, si një e mirë e patjetërsueshme.

Partitë politike duhej të shpreheshin qartazi. Vota e 2017-s duhej të reflektonte edhe të ardhmen e sistemit universitar.

Por kjo nuk ndodhi.

Sepse fjalorin e fushatës e zunë qëllimisht timoni dhe tepsia. Por kësaj here, duke i shtyrë pa kthim universitetet publike në fatin e goditjes finale.

Se askush nuk e priste barrierën e tretë. Erdhi papritur dhe fatmirësisht protesta studentore e këtij dhjetori! Ditë pas dite, ngjarjet çuan natyrshëm drejt përvijimit të kërkesës thelbësore: Rrëzimi i ligjit të arsimit të lartë.

Kam qenë e pranishme kur studentët protestues të shkencave të natyrës e votuan këtë thirrje ndaj qeverisë dhe m’u duk si zgjidhje divine në fundin e një rruge pakrye e pashpresë.

A jeni të sigurtë, -i pyeta studentët,- e jeni të sigurtë se masa dhjetramijëshe studentore do ta ndjejë thellësisht këtë kërkesë? A është pikërisht kjo thirrje, që mund ta mbajë ndezur flakën e protestës? A mund të jenë kauzë beteje nenet e një ligji, formuluar errët e turbullt madje dhe për mendjet më analitike profesionale? A e kanë fuqinë disa fjali në letër të ngjallin po aq revoltë sa dhe lekët që zhvaten nga xhepi nën dritën e ditës?

Ky ishte hezitimi im.

Është kauza e duhur, -u përgjigjën të sigurtë studentët.

Ligji i Arsimit të Lartë, përfshirë dhe kapitullin XII, është një dokument me 143 nene dhe 49 faqe. Fare pak janë specialistët që mund të orientohen në atë pyll fjalish të ngatërruara djallëzisht.  Aq më pak studentët. Por ata djem e vajza ia kanë ndjerë më shumë se kushdo peshën mbi shpinë. Ngaqë ligji, në asnjë ditë të këtyre 3-4 viteve, nuk mundi të përcillte cilësi. Sepse i trajtoi si klientë dhe i ktheu në bankomatë. Ngaqë u vuri përballë paaftësinë dhe mediokritetin shtetëror. Sepse.. janë shumë argumente në fakt, që protesta ia ka dalë t’i formulojë.

Studentët nuk mund t’i njohin një për një nenet e ligjit, por intuita kolektive i bëri bashkë në barrikadën për t’u mbrojtur nga përpjekja ogurzezë e zhbërjes së arsimit të lartë publik. Për të ngritur barrierën e vërtetë, të tretën supreme, që do ta mbronte mrekullisht universitetin nga atentati i organizuar i rilindjes dhe klientëve të saj. Nëse ndodh, historia do u jetë përjetësisht mirënjohëse atyre djemve e vajzave që e kapën fluturimthi çastin; që nuk e lanë të përpihej nga vorbulla ciklonike të mirën publike krijuar me sakrificë nga prindërit e tyre.

Nëse ndodh, nuk ka argument më të fortë për të treguar se studentët meritojnë jo vetëm të përfaqësohen shumë më tepër se 10% në vendimmarrjen e universitetit, por edhe në jetën politike, si forca më progresive e shoqërisë.

*Botuar sot në Dita

Share This Article
18 Comments
  • O rame neper universitetet shqiptare jane ulur kembe kryq sllavet dhe greket per 28 vjet me radhe, e shtremberojn historin si u intereson atyre. “Pedagoget “ ta kerkojne tull nema te ta jap, Akademia e shkencave nuk egziston, jane shume probleme qe i keni shkaktuar shqiperis ju dhe saliu per 28 vjet me radhe.

  • Shqiperise nuk i mungon vetem nje drrase qe “te behet”…
    Asaj i kane hequr gjithe dyshemene dhe e kane cuar ne Surel…Gjirin e Lalezit..Vicidol..of shoreeee

    Cdo deputet..cdo minister etj etj vrapojne duke hequr cdo dite e nga nje drraseee….

  • Ju lumte znj. Hafizi. Mendjendritur si ju na frymezojne e na japin shprese se Shqiperia mund dhe duhet te behet. . Keta qe kemi sot jane te tere BIBILUSHA para jush. Pershendetje.

  • Nga shtetezimi total ne privatizim total te cdo gjeje dhe gjithvkaje ,kjo nuk eshte filozofia e se majtes.
    E thene troc PARTIA SOCIALISTE E SHQIPERISE , ka lider te saj nje ekstremist te djathte me trajta neofashiste pjelle e bindur zogisto-balliste feudale.
    Ne nje vend ku arsimi dhe shendetsia paguhet , pacienti dhe nxenesi humbasin emrin si te tille dhe quhen KLIENTE .
    QEVERITE qe marrin persiper vetem mbledhje taksash si ………….shiniku i priftit ne filmin…………….e dikurshem nje populli ekstremisht te varfer, duhet rrezuar, ne rastin konkret jo partia por Edi .
    Shkarkimi nje ore e me pare i tij nga vete PS eshte domosdoshmeri historike dhe detyre imediate.

  • Bravo Mimoza,.
    Te Tarifa kerkova te dija cfare permbante Ligji te demshme per Universitetin public, pjese qe Fatosi e kaloi me dekorim si psh: “po eshte e vertete qe ka patur abuzim te fondeve publike”, dhe pastaj kaloi te akuzat e paaftesise se pedagogeve. Ajo qe shkruajta per Tarifen ishte te shprehej per te keqen e ligjit qe po shkaterron Universitetin shteteror dhe studentet. Sepse ka dy vjet qe e kam pare qe Ramuti kerkon ta privatizoje Universitetin shteteror me disa konkluzione te nxjerra nga agjensi private angleze..skema eshte tipike koncesionare dhe tipike Gjiknur apo Ahmete.
    Hapur fare Ramuti ia ka vene syrin cdo lloj gjeje qe do ti siguroje fitime te perhershme. Studentet jane burim i pashtershem fitimi sepse shqiptaret do dergojne femijet ne shkolle. Prandaj per Ramutin dhe kasten e tij huligane cdo gje qe gjeneron leke, do vidhet. Universiteti do vidhet, mesimin do e degjenerojne sic e degjeneruan ne mall tregu, dhe sstudentet do vidhen sistematikisht per pushtat e Ramutit.
    Studentet duhen mbeshtetur masivisht per kete nen qe tregon Mimoza dhe qe ne te vertete as e dija qe ekzistonte.
    Plan me te ndyre nuk gjen vec te rruget dhe unazat e Ramutit

  • Moza! Jep ndonje kontribut ne refomimin e arsimit te larte se ke qene deputete dhe je pedagoge e universitetit.Shkrimi juaj duket perralle nga ato qe beje me Ben Blushin kur ishe ligjvense.

    • Nuk eshte hartim letrar o Noli, por akuze e bazuar te ligji I ndyre I Ramutit per te pervetesuar Universitetet per ndonje Kastrat, ose me e keqa, per ndonje sportelisti tjeter te “panjohur”

  • Te lumte Mimoza. Te lutem mos heshte, pasi keni mbetur shume pak zera patriotesh dhe te afte qe te demaskojne politiken e shkaterrimit te vendit. Opozita nuk eshte me ne gjendje apo e afte te diskutoje problemet jetike te vendit.

  • QILIZEM I THELLE OSE KRASITJE
    E MIREMENDUAR !

    Nje qilizem i thelle ne Universitetet private qe duhet te kalojne ne nje site te holle akreditimi ne baze te rezultateve te tyre akademike dhe kontributit per ekonomine dhe zhvillimin e vendit !
    Numri i tyre eshte teper i larte per nje vend te vogel si Shqiperia …

  • NJE GJE SE KUPTOJ PSE ASNJE NUK DEL KUNDER LIGJIT TE RAMES QE SPONSPORIZON ME LEKET E POPULLIT SHKOLLAT PRIVATE .KY ESHTE NJE TURP I MADHE POR NE RADHE TE PARE I ATYRE QE NGRIHEN E DISKUTOJNE NE EMER TE POPULLIT INJORANT…????!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Pu pu po si ka mundesi qe asnje nuk e ka lexuar ligjin e arsimit te larte, po qe univeristet publike jane ne kete derexhe si asnje, pedagog, shef departamenti, dekan, Rektor, ish Rektor ish Dekan, Kancelar, Administrator, sekretare, financiere nuk mbajne pergjegjesi, po nuk eshte kjo “armate’ qe vjedh studentet dhe jep diploma pa vlere.Ligji e ka fajin?

  • Kur lexon shkencëtarë me të drejt mëson.Njeriu më i mirë,femër që kam njohur në të gjitha vjetët e jetës time,është dhe Mimoza Afizi,shkodranja e urtë dhe mëndjendritur.Aneksimi i këtyre lloj njerëzve ka bërë që ne të jemi në këtë gjendje dhe po zvaritemi nga njerëz mediokër,të pabesë dhe moral ulërritës…

  • Z. Hafizi,do te ishte mire qe per kete ligj te benit nje analize me te hollesishme,duke thene te mirat qe ka dhe pastaj keto te meta qe rrjeshtoni Ju. Kur po hartohej dhe diskutohej ky ligj Ju keni qene ne nje pozicion shoqeror dhe shteteror te rendesishem dhe ngritja e zerit per te argumentuar realisht dobesite e tij do te kishte me shume efekt se tani. Pse nuk e bete atehere, kur me te vertet mund te koregjonit keto qe Ju i quani dobesi? Te nxitesh studentet qe kerkojne çfuqizimin e ketij ligji eshte e lehte. Koregjime mund ti behen, por jo fshirjen komplete!..Se pastaj, si per shume gjera te tjera ne kete vend, do te kalojne edhe disa vjete te tjere sa te formulohet dhe te miratohet nje ligj i ri. Do te ishte mire te kishe shkruar edhe per dobesite e konstatuara te stafeve drejtuese te universiteteve ne zbatim te ketij ligji. Keshtu do te ishe me e besuar. Nje thenie e mençur popullore ne meson qe ” ne se ne vleresimin e nje problemi i numrojme vetem te metat, atehere sado i persosur qe te jete ai ne realitet, ai do konceptohet negativ ” Eshte nje lloj qe kur del ne fotografi dhe gabisht ke mbullur syt kur shkrepet aparati, del ne foto qorr, gje qe nuk eshte e vertet. !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *