Protesta studentore, frustrim ndaj arrogancës? Flet ministri që i shpëtoi purtekës së kryeministrit

DITA Online

Protesta e studentëve, që nisi në dhjetor e po vazhdon edhe në këtë fillim viti të ri, detyroi kryeministrin Rama të ndyshojë gjysmën e qeverisë, e cila ka mbetur e paplotë për shkak të mosdekretimit të të gjithë ministrave të rinj.

Njëri prej ministrave që i shpëtoi purtekës së kryeministrit, por edhe shkarkimit, është ministri i Turizmit dhe Mjedisit.

Blendi Klosi ishte këtë të martë në studion e “Top Talk”, si i ftuar i gazetarit Denis Dyrnjaja.

Pavarësisht se Klosi e konsideroi si cikël politik normal, tronditja në fakt erdhi pas protestës masive të studentëve, gjë që e ka pranuar edhe vet kryeministri.

Në 2017-n premtuam para shqiptarëve se do të bashkëqeverisnim me qytetarët dhe i ulëm simbolet partiake në fushatën e 2017-s dhe morëm atë mandat të vetëm në qeverisje. Thamë se do të qeverisnim dhe do ta konsumonim mandatin tonë të vetëm duke parë problematikat dhe hallet e njerëzve, jo protestat”, tha Klosi.

“A jeni koshientë, a e shihni realitetin si është, se ka pasur edhe arrogancë në qeverisje që prodhoi një frustrim publik, të cilin e demonstruan të parët studentët?” – e pyet gazetari.

Dhe ministri përgjigjet:

Protestën e ndamë në dy pjesë dhe atë të studentëve e mirëkuptuam, besoj që bëmë një reflektim të thellë edhe në kuadër të detajeve që s’kanë lidhje fare me çfarë studentët ngritën. Mënyrën sesi ne qeverisim, sesi njerëzit na perceptojnë, sesi ne i realizojmë ato çfarë kemi premtuar, por edhe më shumë se kaq, ato çfarë njerëzit duan. Padyshim që të gjitha këto sollën në një reflektim tonin që u shoqërua edhe me ndryshimin e 7 anëtarëve të kabinetit qeveritar. Por bashkëqeverisja nuk do të përfundojë këtu, do të vazhdojë edhe më tej. Qytetarëve do të përpiqemi t’u zgjidhim gjithmonë hallin, ndërsa masa ndëshkimore ndaj shkelësve është shumë e madhe. Këtë gjë nuk e kemi gjë të re, por e kemi filozofi”, tha Klosi.

v.l/ Dita

Share This Article
5 Comments
  • O Dita ,keni fillu me shku edhe Ju Per lesh….Ne Cilin fjalor shqip- shqip ekziiston fjala frustrim???!Flisni shqip se Po e transformoni gjuhen Shqiperi!!

    • DITA na jep ç’tha ministri , ç’faj ka ajo !
      Protesta është plotësisht e drejtë , e masakruan gjuhën shqipe debilët me “ kulturë “ .

      Frustrim —— zhgënjim

  • Ti o Minister i Turizmit ,se shpejti pregatitu per ne REC te Shkodres . Keni vjedhur te gjithe pronat , trojet si ne malle te babes ,sidomos ne ajken e bregdetit ,ku me emra te trete , parate e droges , me zyberet e juaj si Zamir Manet me soj e sorollop ,keni abuzuar dhe shkateruar e betonizuar . perqindjen me te madhe te bregdetit , vetem per fitime brutale e me dhune . Ja keni kaluar nga oreksi edhe Sali Berishes ,largqoftit . Kontrolli nga SPAK do behet ,mos u merzit z Minister ,eshte vetem ceshtje kohe .Apo mendoni , se do pagojme ne delet qorre miliardat ne Euro ,denimet kondra shtetit Shqiptar ,pro pronareve keryre trojeve ,me taksat tona . Harroje o Minister budalla dhe i pa pergjegjshem ,qe nuk shikon me larg se nje meter .Qofshi ju ,

  • Ti o Minister i Turizmit ,se shpejti pregatitu per ne REC te Shkodres . Keni vjedhur te gjithe pronat , trojet si ne malle te babes ,sidomos ne ajken e bregdetit ,ku me emra te trete , parate e droges , me zyberet e juaj si Zamir Manet me soj e sorollop ,keni abuzuar dhe shkateruar e betonizuar . perqindjen me te madhe te bregdetit , vetem per fitime brutale e me dhune . Ja keni kaluar nga oreksi edhe Sali Berishes ,largqoftit . Kontrolli nga SPAK do behet ,mos u merzit z Minister ,eshte vetem ceshtje kohe .Apo mendoni , se do pagojme ne delet qorre miliardat ne Euro ,denimet kondra shtetit Shqiptar ,pro pronareve ketyre trojeve ,me taksat tona . Harroje o Minister budalla dhe i pa pergjegjshem ,qe nuk shikon me larg se nje meter .Qofshi ju ,

  • Te lumte o Viki,
    Na cmenden me torturimin qe i bejne gazetaret tane shqipes sone te bukur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *