Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Protestë e dhunshme në Egjipt, 30 viktima të tjera
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Protestë e dhunshme në Egjipt, 30 viktima të tjera
Bote

Protestë e dhunshme në Egjipt, 30 viktima të tjera

anazapta
Published January 27, 2013
Share
SHARE

Nuk ka të ndalur dhuna në Egjipt. Të paktën 30 persona të tjerë kanë vdekur dhe qindra janë plagosur gjatë protestës së djeshme në Port Said, e cila nisi pas dhënies së dënimit kapital për 21 të pandehurit e masakrës së ndodhur shkurtin e kaluar në stadium, kur mbështetësit e skuadrës vendase u përleshën me ultrasit Ahly, duke shkaktuar 73 viktima. Përvjetori i kësaj masakre është transformuar në një protestë kundër presidentit Morsi dhe Vëllazërisë Myslimane, ndërsa dhënia e dënimit dje ka shërbyer si pretekst për një valë të re dhune. Vendimi për çështjen Port Said pritej me padurim, për shkak të vlerës politike dhe simbolike. Ultrasit e grupit Ahly njihen si mbështetës të flaktë të revolucionit dhe e konsiderojnë ngjarjen në Port Said një sulm të paramenduar. Protesta e dhunshme që pasoi vendimin e detyroi ushtrinë të zbriste në rrugët e Port Saidit. Presidenti anuloi vizitën e tij në Adis Abeba dhe kaloi pjesën më të madhe të ditës duke zhvilluar konsulta me Këshillin Kombëtar të Mbrojtjes. Në përfundim, Ministri i Informacionit, Salah Abdel Maksud, ka bërë një apel për dialog kombëtar. Ai ka akuzuar presidentin Morsi për përdorimin e policisë për të shtypur protestat dhe ka kërcënuar se do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare. Ndërsa Vëllazëria Myslimane ka akuzuar mediat dhe opozitën për komplot. Ndërkohë, qendra e Kajros vazhdon të jetë e mbështjellë nga mjegulla dhe gazi lotsjellës.

anazapta January 27, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?