Protesta të dhunshme në Moldavi, 10 të plagosur

Saimir Lleshi

Protesta të shumta po zhvillohen në Moldavi duke lënë pas të paktën 10 persona të plagosur.

Tubimet u zhvilluan në kryeqytetin e vendit, Kishinau. Protestuesit kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Ata depërtuar në ambientet e brendshme të Parlamentit, megjithëse deputetët votuan qeverinë e re pro evropiane.

Shtatë policë dhe tre protestues, në mesin e të cilëve edhe ish-presidenti i përkohshëm Mihai Ghimpu dhe udhëheqësi i platformës “Dinjiteti dhe e vërteta”, Chiril Motpan, janë në mesin e të lënduarve. Ata përfunduan në spital.

Motpan, një ish-sekretar për media në Ministrinë e Brendshme të Moldavisë, u bëri thirrje protestuesve që ta ndërpresin protestën.

Kabineti i ri i miratuar të mërkurën nga parlamenti udhëhiqet nga Pavel Filip, nënkryetar i partisë demokratike.

Që nga rrëzimi i qeverisë së udhëhequr nga Valeriu Strelet, në tetor të vitit të kaluar, për shkak të një skandali bankar, dy përpjekje për zgjedhjen e kryeministrit të ri kanë dështuar. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *