Protesta të fuqishme në Iran kundër Arabisë dhe një luftë (nëse..) katastrofale

Saimir Lleshi

Mijëra persona kanë protestuar në Iran kundër Arabisë Saudite, në vijim të reagimeve kundër ekzekutimit të një kleriku shiit nga sauditët.

Protestat u zhvilluan pas faljes së xhumasë, duke brohoritur “Vdekje Al-Saudit”, një referencë kjo për familjen sunduese në Arabinë Saudite.

Gjithashtu, iranianët bënë thirrje: Vdekje Amerikë dhe Vdekje Izraelit, diçka e zakontë në retorikën politike dhe jo vetëm në Iran. Protestat vazhdojnë prej ditësh, ndërsa më herët u sulmua edhe ambasada saudite në kryeqytetin iranian, çka bëri që Riadi të tërhiqte ambasadorin dhe stafin e ambasadës. Dy vendet ndodhen në një situatë të acaruar diplomatike.

A do të shpërthejë një luftë midis tyre? Kjo do të ishte katastrofë, thotë ministri i Mbrojtjes në qeverinë saudite, Muhammed bin Selman.

Në një intervistë të gjatë për “The Economist”, ai përjashton përplasjen ushtarake me Iranin, duke e cilësuar si katastrofike nëse ajo do të ndodhte. “Eshtë diçka që ne nuk e parashohim fare, dhe kushdo që po nxit drejt saj është dikush që nuk i ka trutë në rregull. Sepse një luftë midis Arabisë Saudite dhe Iranit është fillimi i një katastrofe të madhe në rajon. Sigurisht që nuk do ta lejojmë diçka të tillë.”

I pyetur për ekzekutimet e javës së shkuar, e posaçërisht për ekzekutimin e një kleriku shiit të spikatur, siç e përshkruan The Economist në pyetjen e vet, Muhammed bin Selman është përgjigjur:

“Së pari, këta u dënuan në një gjykatë me akuza që kishin të bënin me terrorizmin, dhe ata kaluan nëpër tre nivelet e procedimit gjyqësor… Dhe gjykata nuk bëri fare ndonjë dallim në një person ishte shiit apo sunnit.”

Më pas princi ka dhënë përgjigje për reagimet e dhunshme në Iran, e për rrjedhojat e këtij përshkallëzimi të tensioneve rajonale.

“Ne e shohim si diçka të çuditshme që të ketë manifestime kundër Arabisë Saudite në Iran. Cila është lidhja mes një qytetari saudit që bëri një krim në Arabinë Saudite, e një vendimi të dhënë nga një gjykatë saudite. Ç’ka të bëjë kjo me Iranin? Nëse kjo provon diçka, provon se Irani kërkon ta shtrijë ndikimin e vet në vendet e rajonit.”

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Sauditet rrezikojne falimentin , prandaj kerkojne luften.

    Arabia Saudite eshte e para ne liste
    nga shtetet qe dhunon te drejtat e njeriut.
    Por ka perfituar nje status special nga SHBA , DHE ALEATET e saj.
    Arsyen e njohim te gjithe.
    Eshte prodhuesi me i madh i naftes ne bote.
    dhe ishte kjo arsyeja qe amerika ka mbyllur syte per 40 vjete.
    Por keto dy vitet e fundit ” muzika ” ka ndryshuar.
    Shfrytezimi i te ashtuquajtures
    SHALE OIL.,
    KU AMERIKA ESHTE E PASUR
    e ka bere arabine jo te rendesishme.
    cmimi i fucise se naftes ka rene e RIAD po reagon
    RIADin E KANE ZENE ETHET FINANZIARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *