Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Ministrisë së Arsimit është organizuar nga militantët e PD dhe LSI.
Në Abc News, Ikonomi ka treguar se studentët që kanë shpërndarë njoftimet për protestën i përkasin partive politike si PD dhe LSI, madje janë dhe pjesë e senateve dhe këshillave studentore në Fakultete.
“Njoftimi për një protestë vjen nga disa studentë që vetëquhen studentë por që kanë dy qasje: E pra tregon se janë studentë që janë në senat ose në këshillin studentor dhe në fakt në këto dy organe nuk mund të jenë figura që vijnë nga studentë që janë gjithashtu figura që rrjedhin nga partitë politike.
Ne kemi disa emra që janë bërë të ditur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku janë dy studentë që janë të angazhuar politikisht pranë PD-së , që janë gjithashtu të ulur në senat dhe në Këshillin studentor që kanë një kontradiktë të pastër me atë që kërkon statusi i universitetit.
Nga ana tjetër janë dhe dy studentë për të cilët është bërë verifikimi, ku njëra vjen nga Fakulteti Ekonomik dhe tregon që nuk ka marrë bursën dhe në fakt ajo nuk është fare studente e Fakultetit Ekonomik, por është anëtare e LSI-së.
Dhe një student tjetër që tregon se është nga Fakulteti i Histori Filologjisë, i cili në fakt tregon që nuk ka përfituar bursën por në të vërtet nuk është përfitues burse. Këto vijnë si informacione nga bordet e administrimit. Derisa ne marrim këtë informacion tregon se funksionon bordi i administrimit. Pakti për Universitetin është jetësuar dhe po merr formën e plotë”, tha Milva Ikonomi.
v.l/ Dita

MERRNI DHE PEDAGOGEN LILI SULA GRUAN E MASHTRUESIT TE PD ILIT KONDI ISH SHIKAS I GAZIDEDES..MERR SEKSEREI SI ZANAT
Valle keshtu jemi ne shqiptaret ,valle te gjithe shpellare ?
Pd-ke dhe LSI-ja ti therresin mendjes,te mos ndersejn studentet kundra qeverise,se do t’a pesoi keq madje shume keq.Ata gjoja student,per nje 5 lekshe djegin Tiranen,te futen ne burg se vete e kerkojne.Nuk u ka faj qeveria.Edhe ata studente e dine qe nuk ka faj qeveria,por me urdherin e partive te tyre shkojne ne proteste qorrazi.Policia te veproi me foce se po na prishin qetesine me keto lloj protestash pa kauz.
Na mo se i trembe
Ne fakt duhet tiu bashkohen edhe gjimnazistet per paçavuren kurrikul qe po zbatohet, per korrupsionin qe ekziston neper shkolla ku zyshat qe japin mesim ne mes te Tiranes nuk i dine njohurite po per te vene 10 duan tiu shkosh ne kurs, ku drejtojne ushtare partish qe bejne shou po vetem drejtim shkollash jo, te protestohet dhe per drejtuesit e Drejtorive Rajonale ata qe gjoja kane status nepunesi per te qene aty te afte e te paafte me shkolla aktoresh po sahanlepires tipik. Shkurt duhet protestuar jo per partite por kundra padrejtesive. Forca rini “bota eshte e jotja”
Mesuese padyshim qe duhet protestuar,sepse te gjitha sa thate me siper qendrojne.por arsimi u shkaterrua keto 20 e ca vite demokraci.Ne te gjitha sistemet drejtorat e shkollave po thuajse jane vendosur partiak ,drejtorat e drejtorive rajonale po ashtu.Mesuesit levizen pa motiv,vetem per ti krijuar favore atyre me parti,sipas rastit te partive ne pushtet.Ja dhe protesta e studenteve organizohet nga partite politike.Eshte shume e veshtire te arrihen standarte ketu te ne
Ka nje defekt kjo ministresh : po ne bote studentet munden me qene edhe student, edhe militant politik bile edhe perfasuese kryesor te nje parti siçishte dje per shembull studentja marion marechal lepen ne France …
pergjigju shqetesimeve te studenteve, jo bindjeve politike te tyre se te garantoj se ka plot studente qe edhe pse jane socialiste kane ankesa per ju e punet e ministrise qe trasheguat.!
Ke filluar edhe spiune moj shoqe???!!!
Epo tani qe i identifikove, rruaju dhe topet, ti bashke
me cupat e tua, e cfare ke ne shtepi.